Qiriq: Shqetësuese mungesa e reagimit të UNESKO, kisha në Rakitnicë afër Podujevës e shekullit XIV
Historiania e artit Jasmina Qiriq theksoi se kisha e Shënjt Kryeëngjëllit Mihal në Rakitnicë pranë Podujevës, të cilën kryepeshkopi i vetëshpallur Nikolla Xhufka prej vitesh ka tentuar t’a përvetësojë, është objekt i gjysmës së dytë të shekullit XIV që lidhet më direkt me kohën e Princit Llazar dhe është shqetësuese mungesa e reagimit nga ana e UNESKO ndaj tentativave përvetësuese të trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë, raporton RTS.
Kisha e Shënjt Kryeëngjëllit Mihal në Rakitnicë, sipas fjalëve të Qiriq padyshim daton nga shekulli XIV.
"Rreth saj dëshmohet nga mbetjet materiale në vendngjarje-nga themelet e deri në mes të kishës. Bëhet fjalë për objekt të gjysmës së dytë e shekullit të XIV që lidhet më direkt me kohën e Shënjt Princ Llazarit çka dëshmohet nga mbetjet. Para së gjithash, forma e rozetës moraviane në fasadë", spegon historiania e artit.
Shton se kisha u rinovua në shekujt XVI dhe XVII, ndërsa në mesin e shekullit të XIX, humbën gjurmët e pranisë më të madhe të popullsisë sërbe në atë zonë.
"Por ajo që sigurisht mund t’a konfirmojmë në bazë të mbetjeve materiale dhe vetë pamjen e kishës, është se bëhet fjalë për kishë me një nef që lidhet me trendet anësore të arkitekturës nga koha e Princ Llazarit, çka e konfirmon dhe vetë toponimia e vendit", thekson ajo.
Toponimet dhe tradita si dëshmi
Madje dhe shqiptarët vendas, sipas dëshmisë së gazetarit dhe shkrimtarit Zhivojin Rakoçeviq para konfliktit në vitin 1999, këtë kishë e quanin "Kisha e Llazarit", duke besuar në traditën se trupi i Princ Llazarit kaloi natën aty pas Luftës së Kosovës.
"Shumica e toponimeve kur shikojmë hartën e zonës së Kosovës e Metohisë janë absolutisht me origjinë sërbe. Qoftë për Rakitnicën, Bistricën, Deçanin, Podujevën apo Pejën. Ndërkohë, ato u shqipëruan dhe përshtatur me zonën e tyre. Të gjitha toponimet lidhen me trashëgiminë dhe kulturën mesjetare sërbe që mund të gjurmohen qysh nga koha e Simeon Nemanjës", thotë Qiriq.
Falsifikim historik pa reagime nga bashkësia ndërkombëtare
Nikolla Xhufka nuk njihet nga asnjë kishë kanonike, madje as nga Kisha Ortodokse Shqiptare mëmë. Në intervistën e fundit për mediat kosovare, pohoi pretendimet se fitoi gjyqin ndaj KOS dhe provoi origjinën shqiptare të kishës në fshatin Rakitnicë.
"Nga e gjithë seria e incidenteve, është e qartë se qëllimi është themelimi i kishës së re ortodokse, çka e ka treguar dhe vetë në postime. Së pari, përvetësohen gjurmët materiale-nëse keni simulakram në formën e shtetit, atëherë bëni dhe simulakram në formën e trashëgimisë kulturore e pas saj vjen themelimi i kishës së re që nuk ka kurrëfarë lidhje me rendin kanonik të KOS", paralajmëron historiania e artit.
Ajo kujton se Rezoluta 1244 e KB është e qartë dhe se Kisha Ortodokse Sërbe është pronari i vetëm legjitim i trashëgimisë fetare e shpirtërore në Kosovë.
Ndonëse mungojnë reagimet nga institucionet në Prishtinë, është veçanërisht shqetësuese, thotë ajo, heshtja e organizatave ndërkombëtare.
"Është shqetësuese mungesa e reagimit nga ana e UNESKO. Kemi ndërtesa që janë të regjistruara direkt në listën e trashëgimisë botërore si objekte me rëndësi për të gjithë njerëzimin, sikurse Deçani, Graçanica, Patriarkana e Pejës. Po dëshmojmë përpjekje të vazhdueshme për të shqiptarizuar apo kosovarizuar këto objekte, madje dhe përmes ekskursioneve të organizuara shkollore ku promovohen narrativa dhe identitete false”, thotë historiania e artit.
Pyetjes sesi të mbrohen kishat më të vogla si ajo në Podujevë, që nuk kanë mbrojtje fizike e as institucionale dhe nga të cilat ka qindra në Kosovë, përgjigjet se çelësi qëndron në dokumentimin dhe ndërgjegjësimin për origjinën e tyre.
"Ato kisha vogla janë metosi i njësive më të mëdha manastirore. Podujeva është në një farë mënyre vend emblematik për abuzimin e trashëgimisë kulturore qysh prej 1999 dhe pogromit të marsit në vitin 2004. Kishat më pak të njohura abuzohen lehtësisht sesi para bashkësisë ndërkombëtare të provohen si identitet fals. Megjithatë, fakti që këto objekte janë metosi, çka dhe vetë e konfirmon emri Metohi. Kjo dëshmon qartë autoritetin kanonik të KOS", konkludon historiania e artit.
Kjo e fundit bën të ditur se nga njëra anë, mbrojtja lidhet me praninë e KOS dhe nga ana tjetër, mbrojtja e mbetjeve materiale lidhet me aktivitetet e Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatën UNESKO. Ajo shton se puna e ekspertëve të Institutit Republikan në këtë terren është e vështirë, ndonëse thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë sërbe.
0 komentet