Macut për ndalimin e bllokadës së transportuesve: Fitore e njerëzve që lidhin Europën
Kryeministri i Sërbisë Gjuro Macut, përshëndeti vendimin e shoferëve profesionistë për t'i dhënë fund bllokadës së trafikut të mallrave, duke theksuar se kjo është fitore e arsyes, dialogut dhe punës së njerëzve që përditë lidhin Europën dhe se shoferët më në fund njihen si kategori e veçantë që kërkon qëndrim të gjatë në territorin e BE nga 90 deri në 180 ditë.
Macut vuri në dukje se marrëveshja u arrit falë përpjekjeve të Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Integrimit Europian dhe ministrave të linjës Aleksandra Sofronijeviq dhe Nemanja Staroviq, Odës së Ekonomike të Serbisë, por edhe policisë rrugore e asaj kufitare si dhe Drejtorisë së Doganave.
Kryeministri theksoi se ky është hap i rëndësishëm përpara për shoferët dhe transportuesit sërbë që kanë mbajtur barrën e ekonomisë europiane për vite me radhë dhe se bisedimet do të vazhdojnë deri në arritjen e zgjidhjes përfundimtare, njoftoi Qeveria e Sërbisë.
Macut tha se Sërbia me këmbëngulje dhe argumente theksoi paqëndrueshmërinë e rregullit 90/180.
Transportuesit nga Sërbia vendosën sot t’i japin fund bllokadës në të gjitha terminalet e mallrave, të cilën e kishin filluar të hënën. Vendimi erdhi një ditë pasi Komisioni Europian nisi shqyrtimin e mundësinë e vendosjes së vizave speciale për shoferët profesionistë të kamionëve, që do t’u lejonin atyre qëndrim më gjatë në vendet e BE dhe të kryenin punën e tyre pa pengesa.
Shoferët bllokuan kalimet e mallrave në shenjë proteste për zbatimin e rreptë të rregullave për qëndrimin e lejuar të shoferëve në vendet e Unionit Europian, që ua vështirëson ndjeshëm punën.
Një ditë më parë, bllokadën e ndalën dhe kamionistët në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
0 komentet