Gjuriq: Çështja e Kosovës qëndron sfidë e veçantë
Shtyllat kyçe të politikës së jashtme sërbe mbeten të qarta dhe të pandryshueshme-integrimi europian si synim strategjik, neutraliteti ushtarak si bazë e politikës së sigurisë dhe qasje shumëvektoriale që mundëson bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm globalë duke ruajtur interesat e veta, tha sot ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq, duke vënë në dukje se sfidë e veçantë dhe e përhershme mbetet çështja e Kosovës, jo vetëm si çështje politike dhe sigurie, por edhe si faktor që ndikon në dinamikën rajonale, kredibilitetin ndërkombëtar dhe kohezionin e brendshëm të shoqërisë. Ndaj, shton ai, Sërbisë i nevojitet diplomaci që është profesionale, e disiplinuar, e forcuar me staf dhe të aftë dhe njëkohësisht për të vepruar në Bruksel, Uashington, Moskë, Pekin, por edhe në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, ku vendimet gjithnjë e më shpesh merren në kuadër të institucioneve shumëpalëshe.
Në një intervistë për Politika, Gjuriq vëren se bota e natyrisht, kontinenti europian, me të cilin Sërbia dhe populli sërb ndajnë si gjëra të mira ashtu edhe më pak të mira, kanë ndryshuar dukshëm.
Po kalojmë nga një koncept unipolar në një botë shumëpolare. Të gjithë i ndiejmë konfliktet e interesit dhe betejat gjeopolitike të fuqive të mëdha. Erdhi deri tek formimi i tre blloqeve-Perëndimi Kolektiv në konfrontim me Moskën, Federata Ruse me shtetet që e mbështesin atë ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe kemi numër të konsiderueshëm vendesh që përpiqen të qëndrojnë jashtë kësaj përballjeje. Kjo ndikon në Sërbi dhe mjedisin e saj të afërt në një mënyrë pak a shumë direkte ku nuk mendoj vetëm tek konflikti ushtarak mes Federatës Ruse dhe Ukrainës, konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, tensioneve në rajone të tjera të botës, por edhe ndryshimeve klimatike, orientimit të energjisë në pakësimin e shfrytëzimit të lëndëve djegëse fosile dhe forcimit të burimeve të energjisë së rinovueshme. Mes faktorëve të rëndësishëm, është disponueshmëria e metaleve të rralla, si dhe shumë të tjerë, tha Gjuriq.
Si do t’a përshkruanit gjendjen momentale të diplomacisë sërbe në vitin 2025? Cilat janë shtyllat kyçe dhe cilat janë sfidat mbi të cilat mbështetet politika jonë e jashtme?
Kanë ndryshuar shumë gjëra vitet e fundit në përmendjen e rolit të diplomacisë. Sot, diplomacia sërbe nuk përbëhet vetëm nga institucionet zyrtare shtetërore-presidenti, qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, por dhe ekonomia, komuniteti shkencor e inovativ, kultura, sporti, si dhe hapësira publike dixhitale ku formohen narrativat rreth shteteve dhe politikave të tyre. Diplomacia është bërë sistem gjithëpërfshirës i menaxhimit të reputacionit, rrezikut dhe partneritetit.
Shtyllat kyçe të politikës së jashtme sërbe mbeten të qarta dhe të pandryshuara: integrimi europian si qëllim strategjik, neutraliteti ushtarak si bazë e politikës së sigurisë dhe qasje shumëvektoriale që mundëson bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm globalë, nën ruajtjen e interesave vetjake. Sfida më e madhe është fakti se bota po lëviz me shpejtësi nga një strukturë unipolare drejt strukturës shumëpolare. Hapësira për manovrim është ngushtuar dhe shtetet pritet gjithnjë e më shpesh të bëjnë klasifikim të qartë. Sërbia, megjithatë, përpiqet të ndërtojë raporte pragmatike e racionale-aty ku egziston përputhje interesash, me vija të kuqe definuese në çështjet e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë.
Sfida e veçantë dhe e vazhdueshme, ngelet çështja e Kosovës dhe e Metohisë, jo vetëm si çështje politike e sigurie, por dhe si faktor që ndikon tek dinamika rajonale, besueshmëria ndërkombëtare dhe kohezionin e brendshëm tëshoqërisë. Pikërisht për këtë arsye Sërbisë i nevojitet diplomaci që është profesionale, e disiplinuar, e pajisur me staf të aftë për të operuar njëkohësisht në Bruksel, Uashington, Moskë, Pekin, por dhe në Afrikë, Azi, Amerikën Latine, ku vendimet shpesh merren në kuadër të institucioneve shumëpalëshe.
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet diplomacia sërbe sot? Veçanërisht në kontekstin e krizave globale sikurse lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe destabiliteti ekonomik?
Sfidat do të doja t'i sistematizoja në tri rrathë të ndërlidhur. Raundi i parë ka lidhje me rezistencën e plotë të shtetit. Diplomacia moderne nënkupton jo vetëm negociata klasike, por edhe menaxhimin e rreziqeve të reputacionit, komunikimet strategjike, luftën kundër dizinformatave dhe forcimin e stabilitetit institucional. Në botën në të cilën ndikimi përherë e më shumë ushtrohet përmes informacionit, financave dhe teknologjisë, aftësia e shtetit për të ruajtur parashikueshmërinë dhe sigurinë ligjore, ndikon direkt tek ekonomia, investimet dhe besimi ndërkombëtar.
Raundi i dytë është rajonal. Ballkani Perëndimor është hapësirë në të cilën konkurrenca globale shpesh thyhet përmes temave vendore. Ndaj qasja jonë është e dyfishtë, nga njëra anë, forcimi i bashkëpunimit praktik-infrastruktura, energjia, tregtia, transporti, menaxhimi i krizave dhe nga ana tjetër, ndalja e vlerësimeve të gabuara që mund të çojnë në rritjen e tensioneve. Sërbia ofron bashkëpunim bazuar në interes dhe respekt të ndërsjelltë, por njëkohësisht mbetet e vendosur për mbrojtjen e interesave të veta legjitime dhe sigurinë e popullit të vet.
Rrethi i tretë është global. Lufta në Ukrainë, destabiliteti në Lindjen e Mesme dhe turbulencat ekonomike, ndikojnë në rrjedhën e energjenteve, ushqimit, kapitalit dhe zinxhirëve industrialë. Për Sërbinë, kjo do të thotë që politika e jashtme duhet të jetë e lidhur ngushtë me strategjinë ekonomike dhe energjetike: diversifikimi i burimeve të furnizimit, qasja në tregje të reja, tërheqja e investimeve dhe ruajtja e hapësirës për dialog me të gjithë aktorët përkatës. Në mjedis të tillë, politika e neutralitetit ushtarak dhe qasjes shumëvektoriale, bëhet më e kërkuar se kurrë, por njëkohësisht më e rëndësishmja. Detyra jonë është që këtë kompleksitet t’a shndërrojmë në avantazh-bashkëpunimin e ndërtojmë aty ku është e mundur, ndërsa interesat shtetërore i mbrojmë aty ku është e nevojshme.
Si kontribuon diplomacia sërbe në stabilitetin e brendshëm dhe zhvillimin ekonomik të vendit?
Diplomacia sot është e lidhur direkt me zhvillimin ekonomik. Ajo ndikon në çmimin e kapitalit, vendimet investuese, aksesin në tregje, partneritetet teknologjike dhe vlerësimin e kreditit të vendit. Ndaj qëllimi ynë është që Sërbinë t’a pozicionojmë shtet stabil, të parashikueshëm dhe të besueshëm-partner mbi të cilin mund të llogaritet. Në këtë kuptim, kontributi konkret mbi të cilin po punojnë presidenti dhe shumë ministri përfshirë edhe tonën, është në fushën e investimeve dhe eksporteve. Rrjeti diplomatiko-konsullor funksionon gjithnjë e më shumë si shërbim aktiv ekonomik: lidh investitorët me institucionet në Sërbi, mbron interesat e kompanive tona jashtë vendit dhe hap dyert për tregje të reja. Theks të veçantë i kushtojmë pozicionimit të Sërbisë në gjeografinë e re industriale të Europës, përmes modeleve nearshore dhe friendshore.
Elementi tjetër i rëndësishëm në këtë moment, është siguria energjitike. Stabiliteti i sistemit energjetik nuk është vetëm çështje ekonomike, por dhe strategjike. Diplomacia përfshihet në ndërtimin e partneriteteve, negocimin e marrëveshjeve afatgjata dhe klasifikimin e rreziqeve që rrjedhin nga tensionet gjeopolitike.
Segmenti i tretë është diplomacia e inovacionit teknologjik. Sërbia po forcon pozitën e saj përmes dixhitalizimit, zhvillimit të sektorit të IT, parqeve tekniko-shkencore dhe infrastrukturës së të dhënave. Vend me njohuri dhe teknologji ka rezistencë më të madhe dhe pozicion më të fortë negociues. Sërbia në dhjetor përfundon me sukses kryesimin një vjetor të Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale. Kjo nuk është e shumë e njohur jashtë qarqeve profesionale, por është shumë e rëndësishme. Vend të veçantë zë puna me diasporën, e cila përfaqëson burim strategjik-jo vetëm financiar, por edhe përmes njohurive, kapitalit dhe kontakteve. Synimi ynë është që diaspora të jetë urë dykalimshe mes Sërbisë dhe botës.
Cilat janë pritshmëritë për diplomacinë sërbe në vitet e ardhshme? Tashmë duket që viti 2025 nuk do t’a përfundojmë me përparime konkrete drejt BE?
Anëtarësimi i plotë dhe i barabartë në BE mbetet prioriteti i politikës së jashtme të Sërbisë. Ky proçes, megjithatë, sot nuk është ekskluzivisht çështje teknike, por në masë të madhe politike. Ndonëse Sërbia në fusha të ndryshme përmbush kushtet e nevojshme, ritmi i proçesit varet edhe nga dinamikat e brendshme tek vetë Unionin, çështjet bilaterale dhe vlerësimi më i gjerë i sigurisë së partnerëve europianë. Sërbia insiston tek parimi i parashikueshmërisë dhe matshmërisë së proçesit. Nuk kërkojmë privilegje, por kornizë të qartë e të besueshme në të cilën vlerësohen rezultatet dhe çështjet politike nuk shndërrohen në bllokada të përhershme. Njëkohësisht, beson se Ballkani Perëndimor për BE është çështje e stabilitetit strategjik, e jo proçedurë administrative. Ndaj do të vazhdojmë reformat për qytetarët tanë dhe të ardhmes sonë, nën forcimin njëkohësisht të kapaciteteve ndërkombëtare të Sërbisë. Shtet i përgjegjshëm nuk mundet që të ardhmen e vet t’a ndërtojë në pasigurinë e cikleve politike të të tjerëve, por duhet të jetë i përgatitur për skenarë të ndryshëm.
Cilat janë qëllimet afatgjata të diplomacisë sërbe? Si do të pozicionohemi në botën e së nesërmes, të themi deri në vitin 2030 apo 2040?
Qëllimi afatgjatë i diplomacisë sërbe është që Sërbia të pozicionohet si shtet europian stabil, modern dhe ndërkombëtarisht i rëndësishëm. Në planin afatmesëm, vazhdojmë reformat e nevojshme për anëtarësi në BE dhe po ndërtojmë kapacitete institucionale për të marrë përsipër detyrimet që mban anëtarësimi. Paralelisht, Sërbia duhet të sigurojë sigurinë energjetike dhe ekonomike në botën ku energjia dhe burimet janë bërë sërish çështje gjeopolitike. Qëllimi është që Sërbia të bëhet nyje teknologjike e logjistike e rajonit-vend që integrohet në zinxhirët e vlerave europiane, por edhe e aftë për inovacion dhe eksport të njohurive. Rajonalisht, Sërbia dëshiron të jetë faktor stabiliteti, por dhe iniciues bashkëpunimi. Në planin afatgjatë, deri në vitin 2040, synimi ynë është shtet me institucione të forta, me identitet të ruajtur dhe shoqëri të hapur ndaj brezave dhe sfidave të reja.
Në fund, çfarë do t'i thonit popullit sërb për të ardhmen e diplomacisë sonë?
Diplomacia sërbe po hyn në periudhë në të cilën njohuria, profesionalizmi dhe këmbëngulja janë burime kyçe. Ndaj punojmë për rinovimin e kuadrove dhe forcimin e kapaciteteve, duke lidhur përvojën e diplomatëve tanë me energjinë e brezave të rinj. Nisëm fushatën "Bëhu diplomat sërb" si e si të tërheqim të rinjtë më të mirë në shërbim të shtetit. Do të përmirësojmë rrjetin e përfaqësive diplomatiko-konsullore aty ku ka kuptim të qartë politik, ekonomik e konsullor, nën shfrytëzimin e modeleve bashkëpunuese moderne e fleksibile. Do të vijojmë të forcojmë rolin e grave në diplomaci, sepse institucioni që njeh talentin dhe rezultatet bëhet më i fortë dhe më rezistent. Në botën e presioneve të mëdha dhe ndryshime të shpejta, Sërbia duhet të mbetet tek paqja, tek e drejta ndërkombëtare dhe interesat e veta. Detyra e diplomacisë është të zgjerojë hapësirën e mundshme-të çelë dyer, të ndërtojë partneritete dhe të sigurojë që Sërbia të respektohet sepse është vend i besueshëm, stabil dhe shtet i përgjegjshëm.
0 komentet