Gjuriq: Jemi thellësisht mirënjohës për qëndrimin e palëkundur të Kinës për tërësinë territoriale të Sërbisë

Marko Đurić i Li Ming
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq vlerësoi sot se marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Kinës kanë arritur nivelin më të lartë në histori dhe mund të quhen më shumë se miqësore e me këtë rast falenderoi Pekinin për politikën parimore dhe të palëkundur kur është fjala rreth tërësisë territoriale të Sërbisë.

Gjuriq duke çelur ekspozitën “Beograd-Pekin 70 vite miqësi dhe bashkëpunim mes popullit të Sërbisë dhe Kinës” në Arkivën e Jugosllavisë, ka shprehur kënaqësinë që pati rastin të çelë ekspozitën e dokumenteve arkivore, përzgjedhja e kujdesshme e të cilave dëshmon për traditën dhe historinë e gjatë e të pasur të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit, duke vlerësuar se tubimi i sotëm asociohet me shprehjen e famshme kineze se udhëtimi prej njëqind miljesh nis me një hap të vetëm.

"Ekspozita nuk është vetëm vështrim tek e kaluara, por edhe hark që lidh vitin 1955 me kohën e sotme, në të cilën Sërbia dhe Kina qëndrojnë njëri me tjetrin të lidhur nga besimi i thellë dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë. Jam i kënaqur që mund të theksoj se marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Kinës kanë arritur nivelin më të lartë në histori dhe këto raporte mundemi që në këtë kuptim  t'i quajmë më shumë se miqësore", tha Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se në këtë miqësi, rol domethënës kanë dhe raportet personale të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kinës Si Gjinping, komunikimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjelltë i të cilave, sikurse tha, "japin shtysë të fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat", bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Sërbia është krenare, tha Gjuriq, që është partneri i parë strategjik gjithëpërfshirës i Kinës në Europën Qëndrore e Lindore dhe vendi i parë europian që me Kinën ndërton komunitet me të ardhmen e përbashkët me Kinën në erën e re çka është forma më e lartë e bashkëpunimit që një shtet europian ka me Kinën.

"Jemi krenarë për faktin se Sërbia dhe Kina mbështesin njëra-tjetrën në çështje të interesit vital kombëtar, ku para së gjithash lidhet me respektimin e parimit të mosndërhyrjes në çështjet e brendshme, si dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial. Sërbia është thellësisht mirënjohëse për politikën e vendosur, parimore dhe të qëndrueshme të Republikës Popullore të Kinës kur bëhet fjalë për integritetin territorial, si çështje me rëndësi më të lartë kombëtare për vendin tonë. Nga ana e saj, Sërbia do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht parimin e 'një Kine' dhe 'një vendi me dy sisteme'", tha Gjuriq.

Miqësia mes Sërbisë dhe Kinës, tha ministri, sot është e dukshme në çdo hap.

"Me përpjekje të përbashkëta, ndërtuam rrugë dhe autostrada të shumta në mbarë Sërbinë me projekte të tjera të rëndësishme ekonomike, infrastrukturore dhe energjetike, veçanërisht dhe projekti i modernizimit të hekurudhës Beograd-Budapest. Një nga simbolet e bashkëpunimit tonë është Ura Pupin në Danub, ura e parë kineze në Europë. Sërbia është bërë aktor i rëndësishëm në implementimin e iniciativës "Brez dhe rrugë", të cilën e kemi mbështetur qysh prej nisjes në vitin 2013, si dhe në kuadër të mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-Europa Qëndrore e Lindore", kujtoi Gjuriq.

Ministri, ambasadorit kinez Li Ming, i dhuroi kopje të kornizuar të pullës postare të personalizuar që Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Kompaninë Publike "Posta e Sërbisë", e bëri me rastin e përvjetorit të 70 të miqësisë mes Sërbisë dhe Kinës.