Millivojeviq: Kurti ka zgjedhur forcën dhe represionin, duke e bërë të qartë se nuk do të tërhiqet
Ish-diplomati Zoran Millivojeviq beson se letra e parlamentarëve në të cilën kërkohet ndryshimi i politikës ndaj Beogradit, është tentativë për të ndihmuar kryeministrin kosovar Albin Kurtin dhe për të diskretituar dhe vendosur në plan të parë fajin tek Sërbia.
Millivojeviq në një intervistë për Blic, ka thënë se është interesante se kush janë nënshkruesit e kësaj letre.
Në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë, Millivojeviq thekson se egziston tendencë që të dy palët të trajtohen njësoj, ndonëse, siç thotë ai nuk janë.
Ai shton se Kurti nuk tërhiqet prej politikës së tij.
Brukseli, Londra dhe Uashingtoni morën letër nga parlamentarë të vendeve të BE dhe SHBA ku kërkonin ndryshim të politikës ndaj Beogradit. Presidenti thotë se ajo është e drejtuar ndaj Sërbisë. Si duhet t’a interpretojmë këtë letër dhe çfarë reagimi duhet të presim?
Kur bëhet fjalë për këtë letër, atëherë janë interesante tre gjëra: kush janë nënshkruesit, cila është përmbajtja dhe konteksti. Pra, kur bëhet fjalë për nënshkruesit, veçoj nënshkruesen e parë, Alisha Kerns, kryetaren e këshillit të politikës së jashtme të odës së ulët britanike-Dhomës së Lordëve dhe faktin se më shumë se një e katërta e nënshkruesve vijnë prej parlamentit britanik. Këtu është Bob Menendez, kryetari i Senatit për Politikë të Jashtme i cili para një muaji e gjysmë, dy muaj më parë, me iniciativën e vet përmes mesazheve kundër Sërbisë. Kemi dhe Mihail Rot, kryetar i këshillit për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman. Këta tre persona përfaqësojnë një lloj lobi shqiptar. Gjëja tjetër është përmbajtja e letrës, këtu flitet për ndonjë import ilegal të armëve, për fajin sërb në veri të K&M, rreth faktorit kriminal sërb, pra disa teza që nuk ekzistojnë. Ndërsa konteksti është përpjekje për të ndihmuar Kurtin dhe për të përdorur diskreditimin e Sërbisë që fajësimin e saj t’a vendosin në plan të parë.
Zëdhënësi i BE Peter Stano, thotë se masat ndaj Qeverisë së Kosovës janë vendosur një muaj më parë dhe se ato mund të vendosen edhe ndaj Sërbisë nëse të gjithë anëtarët pajtohen se Beogradi nuk bën asgjë për të qetësuar tensionet. Çfarë do të thotë, a është qasja e balancuar e Brukselit?
Egziston një përpjekje për t'i trajtuar të dyja palët në mënyrë të barabartë ndonëse ato nuk janë as politikisht, as juridikisht dhe as thelbësisht të barabarta, kjo është plotësisht e qartë. Sërbia është shtet, Kosova nuk është shtet. Bëhet fjalë për dialog rreth normalizimit, krijimin e kushteve për paqe dhe stabilitet, por edhe përpjekje për të barazuar të dyja palët. Ky është konfirmim i qëllimit strategjik ndjekur nga Prishtina dhe qendrat e fuqisë perëndimore, që është konfirmimi i shtetësisë së Kosovës.
Gjatë gjithë verës në veri të Kosovës, serbët po arrestohen dhe akuzohen për krime lufte të kryera në vitin ‘98 dhe ‘99 në Kosovë e Metohi. A është ky vazhdim i frikësimit?
Është e dukshme se Kurti nuk tërhiqet nga politika e tij. Në vitin e dytë të mandatit të tij, zgjodhi forcën, represionin dhe imponimin e zgjidhjeje politike me dhunë. Problemi është se ai ka mbështetje, kështu që padyshim që i përshtatet diku tjetër me dikë dhe ai e bën të qartë se nuk do të tërhiqet. Këtë e ngre nivelin e përshkallëzimit ekzistues dhe krijon kushte objektive për përhapjen e konfliktit, kushte për një situatë shumë më të keqe, por jo vetëm për sërbët, por për rajonin në tërësi. Mesazhi i rëndësishëm është se nuk duhet të presim që Sërbia të ndryshojë qëndrimin e vet. Sërbia nuk do të heqë dorë nga të gjitha interesat shtetërore dhe kombëtare dhe as mbështetjen për popullin sërb në Kosovë e Metohi, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244.
0 komentet