Simiq: Kohë sfidash para nesh, paralajmëruam Uashingtonin dhe aty të gjithë janë të ndërgjegjshëm se Kurti është fajtor për eskalimin

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Periudha para nesh mund të jetë mjaft sfiduese për sërbët e Kosovës pasi egziston rrezik real që Albin Kurti të ndërmarrë ndonjë tjetër aksion çka mund të komplikojë më shumë situatën në terren, ka paralajmëruar nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq.

Në një intervistë për Kosovo onlajn, Simiq ka theksuar se pikërisht për këtë arsye ishte mjaft e rëndësishme vizita e përfaqësuesve të Listës Sërbe në Uashington tamam në këtë moment pasi mikpritësit i paralajmëroi për pasojat eventuale ndaj veprimeve të Kurtit dhe për këtë, vetëm përmes angazhimit të tyre mund të ndalet çelja e pikës së re të nxehtë në tokën e Europës dhe të garantojnë sigurinë e sërbëve. 

Simiq shtoi se prej SHBA, në Kosovë ka ardhur me dozë optimizmi kur bëhet fjalë për zhvillimet e mëpasshme. 

Fakti është, thotë Simiq, se në biseda me të gjithë bashkëpunëtorët e Gabriel Eskobarit apo me të personalisht, si dhe me persona nga Senati dhe Kongresi, mund të bie në përfundim se ata ishin shumë të mirëinformuar me situatën në terren edhe përsa i përket eskalimit çka është pasojë e veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit, i cili dëshiron që përmes dhunës, të zgjidhë çështjet e hapura politike. 

Cilat janë mesazhet që keni marrë prej Uashingtonit për popullin sërb në Kosovë? 

Mesazhet janë mjaft të qarta. Na duhet të qëndrojmë të vetpërmbajtur, të bashkuar dhe pajtuar në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut. Më e rëndësishme nga gjithçka është se bashkëbiseduesit tanë, kanë qenë të mirëinformuar me problemet me të cilat ndeshemi në terren dhe kjo nuk ishte aspak surprizë. Por ajo që është surprizuese është se të gjithë me radhë ishin të ndërgjegjshëm se fajtor për situatën në të cilën ndodhet aktualisht populli sërb në Kosovë e Metohi, është Albin Kurti. Natyrisht kanë qenë edhe çështjet e rolit të Listës Sërbe në de-eskalimin e situatës në terren, por jemi përgjigjur qartësisht se nuk kemi ndërmarrë asnjë hap që të shkaktojë deri tek kjo situatë në të cilën ndodhemi dhe nuk shikojmë mënyrë në të cilën të mundemi përmes veprimeve tona të ulim tensionet në terren. Si Lista Sërbe, si populli sërb më shumë se 60 ditë ka protuestuar paqësisht në luftën për të drejtat e njeriut. Përmes protestave paqësore kemi kërkuar që situata të rikthehet në nornmalitet, pra mos të ketë njësi ilegale të forcave speciale në veri të K&M, që keqtrajtojnë popullin sërb dhe që në shumë raste cënojnë jetën e njerëzve tanë, duke qëlluar ndaj tyre pa asnjë arsye, fatkeqësisht edhe pa asnjë përgjegjësi. Ashtu sikurse është e rëndësishme që të gjithë bashkëqytetarët tanë të cilët janë arrestuar pa kurrëfarrë prove, të lihen të lirë. Nëse është e nevojshme, le të ndërmerren aktet, por të mbrohen në liri dhe jo që paraburgimi të shndërrohet në dënim për bashkëqytetarët që do të mbahen në kazamatet e Prishtinës, në situatën kur u cënohen të drejtat e tyre dhe të mos kenë mundësi të mbrohen ndaj akuzave false.

Kujtoj se deri më sot nuk kemi pasur mundësi të shikojmë ndonjë provë për fajësinë e tyre. Vetëm kur të kemi të tilla zhvillime, mund të diskutojmë për hapat e mëtejshëm. Ndaj posaçërisht e theksova me kolegët e mi se qëndrimi i Listës Sërbe është më se i qartë dhe konsistent me qëndrimet dhe kërkesat që vijnë nga BE për nevojën e de-eskalimit të situatës, pra që Albin Kurti të ndërmarrë hapa për t’a kthyer situatën në normalitet. Në veçanti, bashkëbiseduesve tanë u kemi theksuar faktin se prej momentit kur BE bashkë me SHBA, kërkuan de-eskalimin, Prishtina ndërkohë ndërmori veprime në veri të K&M çka kontribuan në eskalimin e mëtejshëm dhe jo në de-eskalim siç është zgjerimi i bazave ilegale në veri të K&M, veçanërisht në urën e Bistricës dhe që sërbët në K&M kërcënohen me arrestime nëse nuk pranojnë që të jenë qytetarë të dorës së dytë dhe të privuar nga e drejta për të jetuar në këto hapësira. Kemi paraqitur dhe prova materiale rreth veprimeve të Kurtit që kërcënojnë paqen dhe kjo është ajo që na shqetëson në veçanti çka të krijohet përshtypja se shqetëson edhe njerëzit në Uashington.

Çfarë prisni nga Uashingtoni, a i kanë kuptuar problemet dhe faktin që situata në terren është përkeqësuar në krahasim me dy muaj më parë?

Ne theksuam shumë propozime dhe kërkesa, mbi të gjitha për mbrojtjen e sigurisë së sërbëve në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë. Kërkuam që në këtë periudhë pushimesh vjetore, kur dhe në Bruksel pothuajse nuk gjen askënd, të mos shkohet në ndonjë situatë në të cilën Albin Kurti do të dëshironte të përfitonte nga ky vakum dhe përmes hapave të njëanshme të kërcënonte më tej paqen në këto hapësira. Këtu shikojmë, para së gjithash, rolin domethënës të KFOR e pikërisht këtë kemi kërkuar-që Kfor të jetë në pikat kritike dhe nëse është e nevojshme, të forcojë sigurinë. Që kjo të bëhet në prani të organizatave ndërkombëtare, në radhë të parë të EULEX dhe KFOR, dhe jo me forca speciale të armatosura deri në dhëmbë të cilat kanë prezencë ilegale në veri të K&M. Mirëkuptimi nga ana e tyre është mjaft i mirë, mbi të gjitha sepse janë shumë të mirëinformuar me situatën në terren, por nga ana tjetër, vizita jonë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme sepse prej dorës së parë arritën të dëgjojnë problemet reale të qytetarëve të cilët jetojnë në këto hapësira dhe ndajnë fatin e këtij populli. 

Çfarë pret Uashingtoni prej jush?

Pres që sërbët të vetpërmbahen paqësisht që të mos bien pre e provokimeve dhe mos të lejojnë që Kurti me çfarëdolloj argumenti të forcojë forcat speciale apo arsyetimet për njësitë e tyre që janë të pranishme në veri të K&M. Në këtë kuptim, ndër të tjera, është folur edhe për zgjedhje të reja në veri të K&M, ndërsa ne kemi qenë shumë të qartë, të hapur jemi dhe në bisedime me qytetarët ku shumë herë e kemi ripërsëritur-pa tërheqjen e njësive speciale nga veriu i Kosovës e Metohisë, lirimin e qytetarëve tanë të arrestuar, nuk egzistojnë kushte bazike që të flasim për zgjedhjet në përgjithësi. 

Gjithashtu, nuk dëshirojmë të harrojmë faktin se është jashtëzakonisht i rëndësishëm, zbatimi i marrëveshjeve të arritura, sepse ne sot nuk do të ishim në situatën në të cilën ndodhemi nëse ato do të ishin zbatuar. Këtu mbi të gjitha mendoj në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe çka paraqitet si detyrim për Prishtinën e cila ka 10 vite që nuk po e zbaton. Këto kërkesa u mirëpritën nga ana e përfaqësuesve dhe mund të theksoj se kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Ambasada e Sërbisë në Uashington. Ambasadori Marko Gjuriq dhe ekipi i tij shumë profesional po bëjnë punë të shkëlqyer dhe si sërb dhe përfaqësues i popullit sërb dhe Listës Sërbe, jam vërtet i kënaqur me mënyrën sesi ekipi ynë në SHBA përfaqëson interesat e sërbëve të K&M dhe se me këto masa fjalë për fjalë janë njohur bashkëbiseduesit e tyre me detajet më të vogla që rëndojnë jetën tonë. Të gjithë mund të jemi krenarë për mënyrën sesi ambasadori Gjuriq dhe ekipi i tij, po luftojnë për sërbët dhe Sërbinë në Uashington.

Çfarë na pret në periudhën vijuese

Periudha e mëpasshme mund të jetë sfiduese, para së gjithash sepse është periudhë pushimi për përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe egziston rreziku real që Kurti të ndërmarrë ndonjë aksion që mund t’a komplikojnë edhe më shumë situatën në terren. Ndaj është e rëndësishme që patëm vizitën pikërisht në këtë moment, për t'i paralajmëruar ata që pyesin, që marrin vendime, se angazhimi i tyre, politikisht, por edhe përmes pranisë së tyre në forcat e KFOR, do të ndalojë këdo që dëshiron të çelë pikë të re të nxehtë në tokën e Europës. Kjo është ajo që shqetëson veçanërisht njerëzit në Uashington, të cilët absolutisht nuk mund të pranonin të kishin një zonë tjetër lufte në Europë.

Kurti tha se nisi de-eskalimi duke tërhequr 25% të policëve nga godinat komuale. Mos ndoshta zhvillimet në terren po ecin me të vërtetë në drejtim të de-eskalimit?

Në terren, mund të shikojmë eskalim të mëtejshëm. Nuk është hera e parë që deklaratat që vijnë prej zyrtarëve të lartë të Prishtinës absolutisht nuk përputhen me faktet në terren-forcat speciale janë ende të pranishme në godinat komunale të Zveçanit, Lleposaviqit dhe Zubin Potokut. Absolutisht ilegale. Nga këto godina kanë bërë baza parapolicore dhe ushtarake dhe këtu nuk ka vend për ta. Madje edhe bashkëbiseduesit tanë, kur u njohën me faktet rreth asaj që Kurti tha se do të qarkullonte 25% të forcave, reaguan absolutisht negativisht ndaj kësaj, duke përsëritur të njëjtin qëndrim prej fillimit të qershorit kur BE kërkoi që Prishtina të tërheqë forcat speciale dhe kryekomunarët fals dhe t’i çelin rrugën bisedimeve që do të mundësojnë normalizimin e gjendjes në terren.

Të krijohet përshtypja se ndaj Albin Kurtit askush nuk ka kontroll. Sa afër jemi nga konflikti dhe sa larg nga de-eskalimi i situatës?

Gjatë bisedës shumë herë theksuam se është e pabesueshme që dikush si Albin Kurti mund të jetë kaq rezistent ndaj presioneve të bashkësisë ndërkombëtare, nëse ato vërtetë janë të sinqerta. SHBA ka shumë instrumente në dorë dhe këtë u‘a kemi thënë qartë me të cilat ata mund t‘a detyrojnë Kurtin dhe t'i tregojnë domosdoshmërinë e disa lëvizjeve, në kuptimin politik dhe në çdo kuptim tjetër, që do t‘a kthejnë situatën në terren normal. Dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se lobi shqiptar në SHBA është shumë i fortë, i organizuar dhe atë që ambasadori Gjuriq ka bërë në vitet e fundit me ekipin e tij, e ka bërë komuniteti shqiptar prej dekadash. E përmes bisedimeve ka shprehur të tillë qëndrim që ka shumë presion ndaj Kurtit, ndaj Prishtinës, e shumë më pak ndaj Beogradit. Ndaj e theksoj edhe një herë se kjo vizitë ishte e rëndësishme për të paraqitur të gjitha problemet dhe për të theksuar se faktet flasin në favor të asaj që përgjegjësia është tek Kurti, lëvizjet që janë bërë janë bërë ekskluzivisht nga Prishtina dhe me një qëllim-dëbimin e sërbëve nga K&M mundësisht pa përdorimin e armëve, por në atë mënyrë që të krijohen kushte në të cilat secili prind do të duhet të mendojë nëse dëshiron që fëmija i tij të rritet në të tilla rrethana.

Erdhëm prej Uashingtonit me njëfarë optimizmi, nga njëra anë për shkak të asaj që po bën ambasadori ynë Gjuriq, dhe nga ana tjetër, sepse hasëm mirëkuptim dhe tek njerëzit që vendosin për shumë gjëra në terren, të cilët janë më shumë. sesa të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm se kush është përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi.
Ndaj edhe një herë ftoj të gjithë bashkëqytetarët që të qëndrojnë të qetë, të përmbajtur, por asnjëherë të mos ndalojnë së luftuari për të drejtat e popullit sërb. Ndërsa po shkonim drejt Departamentit të Shtetit, pashë një monument të rëndësishëm kulturor dhe historik me mesazhin se “Liria nuk është falas”, dhe për liri na duhet të luftojmë paqësisht, demokratikisht në kërkesat tona.