Tanaskoviq: Vizita e papës në Kosovë do të çonte pas raportet konstruktive mes Sërbisë dhe Selisë së Shenjtë dhe ndjeshmërinë e marrëdhënieve mes KOS e Kishës Katolike

Darko Tanasković
Burim: You Tube/Print Screen

Deklarata e mëhershme e papa Françeskut se "po merret me vizitën në Kosovë" por edhe që “kjo nuk është definitive", çeli mjaft çështje rreth kësaj teme veçanërisht të ndjeshme, duke qenë se Selia e Shenjtë nuk e njeh Kosovën. Çështja e karakterit të kësaj vizite, por edhe pasojave që do të prodhonte në raportet si me Beogradin ashtu edhe me KOS. Me këtë rast, ish-ambasadori i Sërbisë në Selinë e Shenjtë, Darko Tanaskoviq, thotë për Kosova Onlajn se nëse Papa Françesku, nën rrethana të caktuara, vendos të vizitojë Kosovën, kjo do të ishte vizitë zyrtare me shumë mundësi pastorale, ndonëse vëren se vizita të tilla papale. kanë padyshim peshë politike.

Në të njëjtën kohë, Tanaskoviq shpreh dyshimin në këtë kënndvështrim se, siç thotë ai, avioni i Papa Françeskut do të fluturojë në aeroportin e Prishtinës në një të ardhme të parashikueshme.

Papa Françesku në një intervistë të fundit, deklaroi: “Po punojmë edhe për vizitën në Kosovë, por kjo nuk është definuar” cila mund të jetë natyra e vizitës eventuale të papës në Kosovë, duke patur parasysh se Selia e Shenjtë nuk e ka njohur Kosovën?

Me shënimin se nuk jam më në gjendje të ndjek nga afër dhe të azhornohem për të ndjekur problematikën të cilës i referohet pyetja juaj, aq sa unë kam dijeni, Papa Françesku para vizitës së tij në Portugali, në bisedë me gazetarin e gazetës katolike "Jeta e Re", pyetjes për udhëtimet e tij në të ardhshmen, ai tha se nuk do të vizitojë shtetet e mëdha europiane derisa të vizitojë fillimisht ato të vogla, të cilat e filloi me vizitën në Shqipëri (2014).  Në lidhje me vizitën e mundshme në “Kosovë”, ai tha: “Jemi duke punuar në Kosovë, por nuk është definitive”. Papa përdori përcaktuesin “definito” dhe jo “definitivisht” çka gjithashtu nuk është rastësore. Dhe në spanjishten e tij amtare, por edhe në italisht ndonëse këta dy përcaktorë janë të afërt në kuptim, dallimi semantik mes tyre është mjaft i qartë. Gjithashtu, në titujt e lajmeve që përmbajnë edhe këtë përmendje të "Kosovës, në disa media të shkruara dhe elektronike shkruhet "Papa do të dëshironte të vizitonte Kosovën". Me deklaratat e zyrtarëve të Vatikanit, duhet të tregohet jashtëzakonisht kujdes dhe përgjegjësi çka shumë herë është konfirmuar në praktikën diplomatike.

Bazuar në deklaratën lapidare të Papa Françeskut se “po punohet në Kosovë”, ku prej vitit 2011 i dërguari papal pretendohet se punon për arsye pastorale dhe jo diplomatike, nuk duhet të konkludohet se ai do të vijë së shpejti, apo edhe se në një të ardhme të parashikueshme do të vijë koha që do vizitojë "Kosovën". Natyrisht, nuk duhet përjashtuar plotësisht, pasi “Kosova” me të vërtetë ishte përmendur në kontekstin e destinacioneve papnore. Nëse Papa Françesku, në rrethana të caktuara, do të vendoste të vizitonte provincën tonë jugore, atëherë zyrtarisht kjo mund të ishte veçse vizitë pastorale ndonëse të tilla vizita, kanë padyshim peshë politike dhe mbartin mesazhe të cilat nuk janë vetëm të natyrës shpirtërore. Sigurisht që nuk jam mjaftueshëm i informuar për të gjitha aspektet dhe dimensionet e situatës aktuale, por gjithsesi guxoj të shpreh skepticizëm për faktin se avioni i Papa Françeskut do të ulet në aeroportin e Prishtinës në një të ardhme të parashikueshme.

A do të ishte kjo vizitë veçse e karakterit religjoz, jo dhe politike apo a është ky rasti që Vatikani të mos t’i ndajë këto arsye?

Dikur u propozua që kreu i Kishës Katolike Romane, duke pasur parasysh disponimin në KOS, të vinte në Jugosllavi/Sërbi ekskluzivisht si shtetar, por në Vatikan kjo mundësi nuk u mor në konsideratë. Me dorë në zemër, ata që propozuan këtë zgjidhje këtu e dinin që një format i tillë vizite ishte praktikisht i paarritshëm.

A është e ditur prej jush nëse Papa Françesku, apo ndonjë lider i Kishës Katolike Romane para tij, ka vizituar entitete ku Selia e Shenjtë nuk i ka njohur?

Nuk disponoj evidencë precise të udhëtimeve të papës, por jam pothuajse i sigurt që jo.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë më 22 qershor, kryeministri i institucioneve të Prishtinës, Albin Kurti, e ftoi Papa Françeskun për të vizituar "Kosovën", gjë që ishte arsyeja për të aktualizuar këtë temë në publik. Selia e Shenjtë nuk e njeh pavarësinë e “Kosovës” ashtu sikurse pas vizitës së Kurtit nuk u dha ndonjë deklaratë zyrtare. Zyrtarët prishtinas kanë vizituar disa herë kreun e Kishës Katolike Romane (Hashim Thaçi-2016 dhe 2017, Ramush Haradinaj-2018, Bexhet Pacolli-2019 dhe Vjosa Osmani në fillim të këtij viti). Thaçi madje paralajmëroi vizitën e afërt të Papës në “Kosovë”.

A mund të supozohet se vizita, nëse do të ndodhte, do të ndikonte në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Selisë së Shenjtë, si dhe mes Kishës Ortodokse Sërbe dhe Kishës Katolike Romane?

Do të ndikonte pa asnjë dyshim, do të kishte efekt jashtëzakonisht negativ dhe do të çonte pas sot marrëdhëniet e qëndrueshme dhe konstruktive ndërshtetërore, dypalëshe mes Sërbisë dhe Selisë së Shenjtë, të ndjeshme, por edhe të balancuara ndërkishtare mes KOS dhe Kishës Katolike. si dhe dialogu i përgjithshëm ekumenik ortodokso-katolik, deri në gjendjen e të cilit Papa Françesku kujdeset shumë. Vështirë të shihen arsye mjaft të forta, veçanërisht në mes të krizës së madhe ukrainase, për të cilën Papa do të vinte në dyshim gjithçka që thuhej për hir të vizitës së Albin Kurtit dhe grupit të tij. Por vitet e fundit, kur bëhet fjalë për politikën, ne kemi qenë empirikisht të bindur për korrektësinë e urtësisë që përmbajnë fjalët: kurrë mos thuaj kurrë... Sërbia dhe KOS duhet, aq sa varet prej tyre, të veprojnë në mënyrë proaktive kundër surprizave të pakëndshme.