Xhormen: Ndjenja e sigurisë e domosdoshme që të zhvendosurit me dhunë të kthehen tek shtëpitë e tyre
Ndjenja e sigurisë është e domosdoshme që njerëzit që janë zhvendosur me dhunë të kthehen aty ku kanë jetuar më herët, këtë e shikojmë në mbarë botën. Njëkohësisht njerëzit duan të jetojnë me bashkëkombasit e tyre tek komunitetet që njohin fqinjët e tyre dhe këtë e besoj. Dhe në rastin e sërbëve të Kosovës shikojmë se ata kthehen në zonat ku ka sërbë, thotë për Kosovo onlajn, Sandra Xhormen profesore e shkencave politike në Universitetin e Riçmondit.
Eksperienca e zhvendosjes së dhunshme është traumatike, bën të ditur Xhormen ndërsa për rastin e sërbëve të zhvendosur nga Kosova ku ka kaluar shumë kohë sikurse tha, me gjasa që njerëzit që dëshirojnë të kthehen janë të paktë.
Migrimi postkonfliktual është një prej fushave ku hulumton Xhormen. Ka ndërmarrë hulumtim në terren në Sërbi dhe në Kosovë, Etiopi, Eritre, Ganë, Liberi, Oman...Ka qenë dhe përfituese e Fullbrajtit në Universitetin amerikan të Prishtinës ndërsa në Institutin për Studime Europiane në Beograd këtë javë mbajti leksionin me temë “Trashëgimia dhe leksionet e të zhvendosurve me dhunë në Sërbi”.
Prej Kosovës pas konfliktit të 1999 dhe më pas janë larguar rreth 220.000 sërbë. Sipas të dhënave nga KB niveli i kthimeve në Kosovë është nën 2% dhe më e ulëta në raport me çdo zonë tjetër postkonfliktuale në botë. Kush nuk e ka bërë punën e vet që ata të kthehen në numër më të madh?
Nuk mendoj se kjo gjë është se kush nuk e ka bërë punën e vet. Sepse ka pasur investime të konsiderueshme në tentativat që sërbët të kthehen në Kosovë, ka pasur shumë faza të rindërtimit të banesave. Përgjigja e pyetjes se përse njerëzit nuk kanë vullnet që të kthehen nuk është tek mossuksesi i politikës sesa tek ajo që njerëzit i japin prioritet. Mendoj se shumica e njerëzve që nuk kthehen, më shumë duan të jetojnë në Sërbinë qëndrore apo vende të tjera ku ndjehen në shumicë dhe ku ndjehen rehat në komunitet.
A mund të thuhet se një nga arsyet është frika se çfarë mund të përballen nëse kthehen, sepse egzistojnë shembuj të provokimeve tek të kthyerit, sulme ndaj pronës së tyre, madje dhe ndaj vetë atyre?
Ka pasur disa incidente me sulme por sipas të dhënave të OSBE këto gjëra më shumë janë si shkrimi i grafiteve apo situata në të cilat njerëzit u drejtohen atyre në mënyrë që konsiderohet armiqësore. E vërteta është që kemi incidente të frikësimit në disa zona, por mendoj se nuk mund të nënvlerësojmë traumat që kanë përjetuar njerëzit përmes shpërnguljes dhe ky nuk është rasti vetëm me sërbët nga Kosova dhe Bosnja, është shembull ku njerëzit që kanë qenë shpërngulur me forcë për shkak të konfliktit etnik, nuk dëshirojnë të kthehen në hapësirën ku do të jetonin si pakicë.
Si do ta spegonit atë çka sërbët që janë kthyer në Kosovë kryesisht në zonat rurale dhe jo në atë urbane? Nuk ka nga ata në Prishtinë, as në qytete të tjera tek të cilat më parë jetonin….
Këtu është i dukshëm ndryshimi i modelit. Në rastet e migranteve të kthyer nga kontekste të tjera, në Liberi, Ugandë, Kolumbi..., njerëzit kthehen në zonat urbane kryesisht sepse aty ka punë më të mira, më shumë mundësi për arsimim, më shumë argëtim. Kjo nuk vlen domosdoshmërisht për sërbët, sepse kemi parë se ata që u kthyen në Kosovë, shkuan në zonat rurale ku kanë komunitetin e tyre dhe ndoshta lidhje të fortë me tokën, përgjatë shumë brezave të cilët thjesht nuk dëshirojnë të heqin dorë. Nuk kam të dhëna demografike dhe nuk e di me siguri, por supozoj se janë të moshuarit ata që më së shumti duan të kthehen në fermat, pemishtet, vreshtat e tyre dhe të jetojnë në ato zona ku ka një lidhje të fortë me tokën.
Prej zhvendosjes më të madhe të sërbëve nga Kosova kaluan 25 vite, kur kalon kaq periudhë e gjatë a është vonë për kthim apo kurrë nuk është vonë?
Përpjekjet për kthimin e pronës, siç i pamë në Kosovë, shpesh ndodhin vonë-pesë, dhjetë apo 15 vjet pas konfliktit dhe në atë moment ndonjëherë njerëzve as që u mbetet. Sa më shumë kohë të ketë kaluar, aq më pak ka gjasa që njerëzit të dëshirojnë të kthehen sepse komuniteti ka ndryshuar dhe jeta e tyre ka ndryshuar. Por kur flasim për kalimin e kohës, në Europë egzistojnë raste ku njerëzit ende kundërshtojnë konfiskimet e pronave që ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo çka është shumë interesante është se tani në Ukrainë egzistojnë përpjekje për të identifikuar pasuritë që po humbasin gjatë luftës në momentin që kjo ndodh. Humbja e pronës mund të raportohet në faqen e internetit dhe ky është shembull unik që ky proces nisi gjatë luftës. Mendoj se ka potencialin të jetë i dobishëm për njerëzit, sepse në kohën kur lufta të përfundojë e dimë saktësisht se çfarë u humb, kush dhe çfarë humbi saktësisht, atëherë nuk do të nevojiten pesë, dhjetë apo 15 vjet për nisjen e procesit të kthimit të pronave.
Gjatë hulumtimit tuaj, keni vërejtur se në mesin e sërbëve të zhvendosur egzistojnë dallime në qëndrimet lidhur me kthimin, në varësi nga ajo se cilit brez i përkasin...
Kam bërë shumë intervista me sërbët që janë zhvendosur në Sërbinë qëndrore, duke u shtruar pyetje: a kanë dashur të kthehen, a ndihen në Sërbinë qëndrore si në shtëpinë e tyre, a ndihen sikur shtëpia e tyre është diku tjetër? Dhe jam ndeshur në ndryshim shumë të madh mes brezave. Fëmijët të cilët janë zhvendosur me familjet e tyre në vitin 1999 dhe që atëherë kanë qenë në Sërbinë qëndrore, ndihen si në shtëpinë e tyre. Kishin ndjenja të forta se shtëpia e tyre ishte Beogradi, se shtëpia e tyre ishte këtu, por prindërit e tyre thoshin se shtëpia e tyre ishte aty apo nuk e dinin se ku ishte. Kështu që ndjenja e humbjes së shtëpisë ishte shumë më e përhapur tek të moshuarit sesa tek brezi i ri që u rrit këtu.
Sa e rëndësishme është për ata që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, përveç sigurisë të ketë stabilitet ekonomik?
Ajo është shumë e rëndësishme, sepse nëse dëshiron të qëndrosh, duhet të jesh në gjendje të fitosh për të jetuar. Mendoj se ky është një problem tjetër me Kosovën që ka ekonomi në depresion relativ të paktën kur e krahason me Sërbinë qëndrore. Është dekurajuese. UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin janë shumë të vetëdijshme për këtë dhe tentojnë që përveç rehabilitimit të shtëpive, të kenë programe të gjenerimit të të ardhurave. Ajo çka shikojmë në mbarë botën është që siguria është e domosdoshme. Duhet të jetë i sigurt përpara se njerëzit të kthehen, por njerëzve gjithashtu u pëlqen të jetojnë me bashkatdhetarët e tyre, në komunitete ku ata njohin dhe besojnë fqinjët e tyre. Në rastin e kthimit në Kosovë, shikojmë se njerëzit kthehen në komunat ku janë bashkatdhetarët e tyre. Lexova kohët e fundit një studim për Sirinë dhe dikush që është refugjat ka më shumë gjasa të dëshirojë të kthehet në Siri nëse egziston grup njerëzish me të cilët mund të kthehen në shtëpinë e vet, nëse dinë se kur të shkojnë në shtëpi rreth tyre do të kenë njerëz që dinë se ndihen rehat dhe tek të cilët kanë besim. Pra, e njëjta ide funksionon dhe në pjesë të tjera të botës.
A është kjo e realizueshme në rastin e sërbëve të kthyer në Kosovë?
Në disa vende është, në disa jo. Sërbët kthehen në Kosovë në zonat ku fëmijët e tyre mund të shkojnë në shkollë në gjuhën sërbe, ku ka shumë sërbë përreth, ku ka mjaft të rinj dhe të reja sesi fëmijët e tyre të martohen brenda grupit të tyre etnik. Këto gjëra janë të rëndësishme. Por ajo që është magjepsëse në rastin e Kosovës është se kthimi më i madh nuk është domosdoshmërisht tek komunat me shumicë sërbe. Dikush do të mendonte se të gjithë do të ishin në veri apo në Graçanicë, por nuk është kështu. Ata shkuan në Lindje, në Klinë, sepse aty themeluan komunitete sërbe. Ajo që nuk e di kur është fjala rreth Kosovës, është sesa njerëz kanë mbetur në vendet ku janë kthyer. Do të bëhej problem nëse njerëzit do të nisnin të kthehen në Sërbinë qëndrore për arsye ekonomike ose për arsim. Atëherë për të gjithë të tjerët do të bëhej më e vështirë të ngeleshin.
0 komentet