Andriq Rakiq: Sërbët në Kosovë të ekspozuar me rritje të presionit si pasojë e fushatës paraelektorale të Kurtit

Milica Andrić Rakić
Burim: Kosovo Online

Milica Andriq Rakiq nga Iniciativa e Re Shoqërore vlerëson për Euronjuz Sërbia se sërbët në Kosovë janë të ekspozuar me rritjen e presionit pasi kryeministri kosovar Albin Kurti ndodhet në fushatë paraelektorale.

"Sikurse po i afrohemi ditës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, me të vërtetë mund të presim më shumë probleme në veri. E gjithë fushata e Vetëvendosjes do të fokusohet si fizikisht por dhe në mënyrë tjetër tek rezultatet në veri, sepse rezultate të tjera nuk ka. Qeveria e Kurtit nuk ka projekte domethënëse të rëndësishme infrastrukturore. Për disa muaj deficiti tregtar do të arrijë tek pesë miliardë dollarë, gjë që nuk ndodhi as në vitet e pasluftës. Eksportet mbulojnë importet me 14%, pra ekonomia vendore pothuajse është duke u shuar. Sigurisht, pjesë e kësaj është edhe problemi me importin e mallrave sërbe, i cili nuk prek vetëm Sërbinë, por edhe prodhuesit gjermanë dhe amerikanë që kanë fabrika në Sërbi” ka thënë Rakiq Andriq. 

Sikurse shton kjo e fundit tek mungesa e masave të tjera, pra të rezultateve politike "e vetmja çka do të ketë tek e cila do të mbështeten përfaqësuesit e Vetëvendosjes, janë lëvizjet shumë populiste në veri të Kosovës".

“Ata për tani janë reduktuar tek ajo që do t'i quaja tentativa për mbylljen e institucioneve sërbe, sepse do t’ju kujtoja se për herë të parë u mbyllën organet e përkohshme, të them u hoqën nga godinat në maj të vitit të kaluar, kështu që sërish disa shërbime u krijuan. Kështu që ajo çka e largoni fizikisht një institucion nga një objekt, nuk do të thotë se ju e shuani atë automatikisht, sepse ajo që po bën qeveria kosovare, është pengimi për qytetarët që të kenë qasje në shërbimet sërbe, por ata nuk po e largojnë, nuk bëjnë gjëra të tjera që do të largonin nevojshmëritë e popullatës për ato shërbime apo t'i mundësonte që më këto shërbime të aksesoheshin ligjërisht, ashtu sikurse ishte ideja me Bashkësinë e Komunave Sërbe, e cila duhej të ishte institucion i njohur si nga Beogradi ashtu dhe nga Pristhina dhe e cila mund të ofrojë një gamë më të gjerë shërbimesh”, ka thënë ajo.

Pyetjes sesi do të komentonte vizitën e Kurtit në veri të Kosovës, ajo tha se deri më tani në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës kanë ardhur disa politikanë prishtinas.

"Zyrtarët shqiptarë e vizitojnë veriun e Kosovës prej një kohe të gjatë dhe mendoj se në përgjithësi nuk ka problem me këtë pasi kjo ka ndodhur edhe më parë. Problemi është se përse vijnë përfaqësues të Vetvendosjes dhe ata që janë figura politike të cilët në masë të madhe dëmtojnë pozitën e komunitetit sërb", ka thënë ajo.