FEJTON 25 vite nga bombardimet e NATO ndaj Sërbisë(41): Lojë nervash në aerodromin e Sllatinës-si Xhekson refuzoi urdhërin e Klarkut
Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq
Nga fjalët e gjeneral Ivashov rodhën se Shtabi i Përgjithshëm ose nuk ishte në përgjithësi i informuar rreth transferimit të trupave, ose i kundërshtoi ato. Kjo është situatë e paprecedentë për forcat e armatosura. Asnjë operacion ushtarak nuk ndërmerrej jashtë Shtabit të Përgjithshëm. Doli që operacionin ushtarak e drejtoi kreu i departamentit të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar? Tamam, detyra e tij është të dërgojë ministrin në udhëtime zyrtare apo dhe të presë kolegë të huaj, të bashkëpunojë me postet ushtarake të vendeve të tjera. Por gjenerali Ivashov nuk u ndal aty.
Vetë ministri i Mbrojtjes, marshall Sergejev, as u pa e as u dëgjua. Ai ishte për të mos u përgjigjur rreth këtyre temave. Shumë më i kujdesshëm se paraardhësit e tij-Pavel Graçev dhe Igor Rodionov. Në vend të marshallit Sergejev, i cili nuk ishte mësuar me publicitet, foli gjeneral-kolonel Ivashov. Mbeti një lloj sekretari për shtypin dhe kryekëshilltar i ministrit, duke mahnitur publikun me mprehtësinë e gjuhës së tij. Ivashov NATO-n e quajti kriminel lufte.
Nga jashtë, mund të duket se ky është pikvështrimi personal i gjeneralit Ivashov. Por marshalli inteligjent Sergejev mendon ndryshe. Por i tillë supozim do të ishte naiv. Në ushtri, pa instruksione direkte nga autoritetet, nuk ka asnjë fjalë. Dhe marshalli kishte shumë mundësi për të korrigjuar vartësin e tij. Ministri i punëve të jashtme Ivanov tashmë insistonte se ushtria nuk duhet të mbajë konferenca të veçanta për shtyp rreth temave të NATO-s dhe Kosovës. Por asgjë nuk u arrit. Gjenerali Ivashov tha atë që e udhëzoi ministri i mbrojtjes.
Pas Pavel Graçev me shakatë e tij dhe nervozit Igor Rodionov i cili u interesua për thëniet në publik, Sergejev la përshtypje të këndshme. Marshalli Sergejev mori parasysh përvojën e trishtuar të paraardhësit të tij. Rodionov tha se ushtria ishte në situatë katastrofike dhe po kërkonte të holla që nuk ishin në dispozicion. Sergejev përsëriti se me të holla çdokush mund të bëjë punë, por duhet të jeni në gjendje t‘a bëni atë pa to.
Ish paraardhësi i tij Igor Rodionov, kur mbushi 60 vjeç, i’u desh të hiqte tirandat dhe të vishej me kostum. U bë përjashtim për Sergejevin. Mbajti uniformën e madje u gradua marshall, çka Graçev nuk e mori. Marshall Sergejev quhej ushtarak intelektual. Madje-me shaka-i thanë se i përket shkollës ushtarake prusiane, kaq i pastër, person i rregullt-pa emocione dhe ambicie. I vlerësuar edhe ekipi i tij, i cili kishte poste kyçe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm: e këta ishin oficerë raketash, teknikë të shkolluar që shumë punojnë e pak flasin.
Për ta foli gjeneral-kolonel Ivashov. Tha atë që ata mendonin. Rezulton se drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm besonin se NATO bëhej fjalë për 19 shtete të Europës dhe Amerikës-janë kriminelë lufte dhe u penduan që nuk i’u ofrua mundësia për t’i dhënë ndihmë ushtarake Jugosllavisë për të ndërhyrë në konfrontim direkt ushtarak me 19 vendet perëndimore.
Atë natë, gjeneral-kolonel Ivashov lëshoi urdhra direkte gjeneral-nënkolonelit Zavarzin, përfaqësuesi rus në selinë e NATO.
"Nën mbulesën e errësirës," kujton Çernomirdin, "batalioni i parashutistëve u tërhoq nga pozicionet e tyre dhe kaloi kufirin boshnjako-jugosllav. Fjalë për fjalë nxitoi përmes territorit të Jugosllavisë në Kosovë dhe mori pozicione në afërsi të objektit më të rëndësishëm strategjik-Aerodromit të Sllatinës pranë Prishtinës, duke sjellë "Konfuzion dhe surprizë nga ana e NATO. Surprizë-sepse transferimi u krye me shpejtësi rrufeje. konfuzion-sepse çështja e transferimit të brigadës në përgjithësi nuk u prek në negociata".
Lëvizjen e trupave ruse e vëzhgoi gjenerali Uesli Klark, komandanti i lartë i NATO në Europë:
"Shtabi im sugjeroi që rusët kanë ndërmend të marrin aerodromin në Prishtinë dhe aty i presin përforcimet. Urdhërova të vihem në dijeni se çfarë po ndodh. Nuk dëshirova që trupat tona të përplasen me batalionin rus në Prishtinë dhe kërkojnë prej rusëve leje për të përdorur aerodromin.
Do të ishte rrezik që rusët të mbërrinin të parët duke kërkuar sektor të veçantë në veri. Kjo do të sillte deri në ndarje të Kosovës. Thanë se Millosheviqi ishte ai që dëshironte veriun e Kosovës ku shumicën e përbëjnë sërbët”.
Në Moskë ndihmës sekretari i shtetit Strob Talbot tentoi të kuptonte se çfarë po ndodhte. Ministri i punëve të jashtme Ivanov e përcolli atë tek Ministaria e Mbrojtjes. Këtu Talbot pyeti marshallin Sergejev se përse parashutistët rus donin të hynin në Kosovë përpara trupave të NATO?
"Ministri i mbrojtjes Sergejev“, në shkrimet e tij vërrejti Strob Talbotin, "ishte i zemëruar me tërë botën-jo vetëm me bombarduesit e NATO, por edhe me oficerët e vet, veçanërisht me Ivashovin dhe gjeneralin Anatoli Kvashnjin. Dyshova se gjeneralët i kishin bërë Sergeit surprizë të pakëndshme-apo i paraqitën versionin e ngjarjeve që ai nuk i besonte. Disa herë Ivashov dhe Kvashnjin i pëshpëritën në vesh Sergejevit ose i shtuan shënime, duke i ofruar të tërhiqeshin në zyrën e tij për takimin e radhës".
Afër orës dy të mëngjesit, CNN raportoi se trupat ruse kishin mbërritur në Beograd dhe po merrnin drejtimin për në jug, ndërsa sërbët në Prishtinë dolën në rrugë dhe po përgatiteshin t'i prisnin. Sergejev padyshim ndihej shumë i pakëndshëm, ndërsa u përgjigj se njësia ruse do të ndalonte në kufirin e Kosovës dhe nuk do të hynte njëanshmërisht në krahinë. Rreth orës katër të mëngjesit, CNN raportoi se trupat ruse kishin hyrë në aerodromin e Prishtinës. Sergejev nisi t’a mohonte, por mbështetësit e tij i pëshpëritën diçka dhe ai kërkoi sërish pushim. Këtë herë ata nuk u dukën për gati një orë. Dukej se kishte lëvizje të shumta në korridor; dëgjova përplasjen dhe kërcitjen e objekteve që hidheshin në mur”.
Gjeneral Ivashov:
"Atmosfera në kabinetin e Sergjeev, natyrisht, nuk ishte idilike, por nuk ishte ajo për të cilën Talbot shkruan në kujtimet e veta. Mobiljet, sigurisht askush nuk i theu, por atmosfera ishte e tensionuar. Ivanovi ishte më shumë i frikësuar nga perspektiva e konfliktit të mundshëm ushtarak me anëtarët e NATO-s. Insistoi: batalionin nuk mund t’a sillni, kthejeni, mbajeni. Nga intervista dhe vërejtjet e Sergejevit, vura re se edhe marshalli trembej nga hapja e zjarrit të paprovokuar ndaj kontingjentit tonë.
Në bazë të të dhënave sekrete dhe praktikës së vendosmërisë së NATO-s, ata pretenduan se amerikanët nuk do t’i godasin pa vendim nga Këshilli i NATO-s...”
Megjithatë gjeneral Ivashov nuk ishte i hutuar nga mundësia e ndonjë konflikti të armatosur me trupat amerikane:
"Egzistonte edhe një opsion tjetër, rezervë: të fluturojmë për Beograd dhe në rast konflikti me NATO-n, të ndërmarrim negociata blic rreth përballjes së përbashkët të kërcënimeve ndaj paqeruajtësve tanë. Ushtria e Jugosllavisë me kënaqësi do t'u hakmerrej agresorëve si për viktimat ashtu edhe për nderin e dëmtuar, madje edhe për aleancën vëllazërore me rusët. Ky argument u bë vendimtar”.
Por shefi i Shtabit të Përgjithshëm Anatoli Kvashnjin nuk kishte ndërmend të niste luftë ndaj NATO-s për shkak të mosmarrëveshjeve për Kosovën. Kjo rodhi prej fjalëve të gjeneralit Ivashov:
“Gjenerali Zavarzin telefonoi me celularin e vet: pikërisht kishte marrë urdhër nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm Kvashnjin për të dislokuar batalionin në drejtim të kundërt (kolona në atë kohë tashmë kishte kaluar kufirin dhe po lëvizte nëpër territorin e Kosovës) megjithatë për këtë dinin vetëm disa të pranishëm në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes) "Më duhej t'i kujtoja Zavarzinit se vendimi për dërgimin e batalionit, ishte marrë nga Komandanti Suprem-presidenti i Rusisë, ndërsa urdhërin e dha ministri mbrojtjes. Ky urdhër është i detyrueshëm. Pra, nuk ka kthim mbrapa-vetëm përpara".
Shef i Shtabit të Përgjithshëm sipas detyrës zyrtare, zëvendësministri i parë i Mbrojtjes. Kryerja e operacionit ushtarak pa dijeninë e tij është e paprecedent. Por urdhri i Kvashnjin nuk u zbatua, dhe më e keqja, u mashtrua. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk e kishte idenë se parashutistët tashmë kishin hyrë në Kosovë.
Gjenerali Ivashov:
"Ndërsa do të mbroja gjeneralin Zavarzin nga urdhrat e rinj që nuk ishin të autorizuara prej ministrit të mbrojtjes, i sugjerova që për ndonjë kohë të mbante të kyçur celularin. Atëherë megjithatë, pasoi akoma dhe një tentativë e Kvashnjin-përmes shtabit të brigadës (komanda ndërsa në kolonë ndodhej automjeti i shtabit me pajisjet e tij të komunikimit)-për të përcjellë urdhrin që bataljoni të ndalet. Viktor Mihajlloviç duke kujtuar bisedën tonë, veproi qartë dhe me vendosmëri, duke marrë përgjegjësinë për kryerjen e detyrës së caktuar”.
Pamja që shfaqet është fantastike. Duke marrë vetëm urdhër verbal nga Moska, gjeneralët ishin gati të përdornin armët e tyre dhe të fillonin luftë të vogël me Shtetet e Bashkuara.
Gjeneral-nënkolonel Nikolaj Staskov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore-Desante:
"Të gjitha urdhërat luftarake janë vetëm të shkruara. Nuk kam marrë urdhër me shkrim. Do të kisha gjetur mënyrë për të mos dhënë urdhër me shkrim. Por në Bosnjë ishin njerëzit e mi, vartësit. Komandanti i divizionit pyeti: a do të ketë urdhër transferimi të batalionit në Prishtinë?
“Nuk të zhgënjej”, i thashë dhe i nisa urdhër shifror.
Fillimisht preleminar, e më pas luftarak. Dhe vetëm natën, kur më erdhën nga Shtabi i Përgjithshëm për të kryer hetim, kuptova se në çfarë mashtrimi kisha rënë. Askush nuk më dha urdhër me shkrim. Dhe tashmë skandali u ndez. Mbërrita në aerodrom ndërsa më pas mbërriti komanda: "Ndal, Mbrapa kthehu".
Duket se vetëm gjeneral-koloneli Ivashov ishte i kënaqur.
"Në kabinetin e Sergejevit," kujton ai", situata me sa duket u bë më e ekuilibruar: batalioni, duke gjykuar nga raporti i Kvashnjinit, lëvizte në drejtim të kundërt, ndërsa ministri i jashtëm Ivanov u qetësua. Papritur në zyrë hyn gjeneral-nënkolonel Mazurkeviç dhe tha se CNN raporton direkt hyrjen e batalionit rus në Prishtinë.
Për Ivanovin ishte si rrufe në qiell të hapur. U mbështet në garancitë e Kvashnjinit (vetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm ishte i bindur se komanda e tij për kthimin e batalionit kishte mbërritur deri tek autorët dhe po vepronte), ndërsa më pas... Ivanovi na urrente me gjithë zemër: "Thonë, sapo të biem në kontakt me ju, ushtrinë, me siguri do të hyni në telashe. Dola tek amerikanët dhe tentova t'u spegoj se është bërë gabim teknik, i cili menjëherë do të korrigjohet”, tha Ivanovi i acaruar i cili humbi qetësinë e zakonshme.
Strob Talbot:
"Ivanovi më përcolli në dhomën matanë ku vinte erë të rëndë, e yndyrshme e picave gjysmë të ngrënë dhe hot dog-ëve që na ishin dorëzuar disa orë më parë.
“Më duhet t’ju informoj me keqardhje”, tha Ivanov, “se kolona e trupave ruse rastësisht kaloi kufirin dhe hyrën në Kosovë”. U urdhëruan të braktisnin krahinën brenda afatit dy orësh. Ministri mbrojtjes dhe unë jemi të keqardhur për këtë zhvillim ngjarjesh…
Ivanov dha deklaratë zyrtare dhe e lexoi direkt në CNN.
Ndërsa ngjarjet u zhvilluan në mënyrën e mëposhtme.
Të shtunën, më 12 qershor, në orën gjashtë e gjysmë, forcat e NATO-s kaluan kufirin dhe hyrën në Kosovë përmes Maqedonisë. Kur në fund të ditës erdhën në Prishtinë, batalioni rus tashmë ishte i akomoduar në aerodromin e Sllatinës dhe sipas rregullores kishte marrë perimetrin rrethues...Pra, përgatitej për operacione luftarake.
"Kur të nesërmen bisedova me Ivanov" kujton Madllen Ollbrajt, "ai tha se kishte "keqkuptim", e kuptuam gabim për tërheqjen e ushtarëve rusë. Rusët do të qëndrojnë në aerodromin e Prishtinës dhe nëse NATO dislokon forcat e veta në rajon para se të arrihet marrëveshje rreth rolit të Rusisë, do të vijnë më shumë trupa ruse për të marrë pjesën veriore të Kosovës. Mendova: "Ose ëndërroj, ose ky është filmi më i keq që kam parë ndonjëherë. Për vetëm një ditë kaluam nga festimi i fitores, në përsëritje qesharake të Luftës së Ftohtë".
Isha e shqetësuar dhe çka vetë Ivanov nuk dinte më se çfarë po ndodhte në qeverinë e tij.
Dukej se egzistonte një lloj mospërputhjeje mes autoriteteve civile dhe ushtarake, ndonëse askush nuk mund të ishte i sigurt se çfarë mund të kishte urdhëruar Jelcin“ tha Ollbrajt. Gjeneral-nënkolonel Nikolaj Staskov:
Mëngjesi më interesant. Ministri i punëve të jashtme hesht, heshtin dhe zyrtarët e tjerë. Prej Shtabit të Përgjithshëm mbërrin urdhëri-ndaloni, kthejeni pas kolonën. Ignatov sërish erdhi tek unë-Çfarë të bëj? Me vendimin tim i jap komandën që të vendoset në Prishtinë. Në Shtabin desanto-ajror "Komisioni i Shtabit të Përgjithshëm ishte tashmë rrugës për të mësuar se përse nuk po zbatohej urdhri. Por më pas Boris Nikolajeviç zgjohet dhe të gjitha do t’i pëlqejë. Me një fjalë fituam”.
Gjithçka varej nga ajo se kush do t'i raportonte i pari presidentit.
Gjeneral Ivashov:
Në orën 11 të mesditës ministri i mbrojtjes Sergejev i paraqiti raport presidentit të vendit. Pas raportimit të ministrit, në sallë mbretëroi heshtja. Pauzën e ndërpreu fraza e njohur me intonacionin e thënë të Jelcinit:
-Epo më në fund u gudulisa për hunde...
Këtu presidenti emëronte disa liderë të vendeve të NATO-s. Menjëherë nga salla erdhi njëzëri me përulje:
-Ju Boris Nikollajeviç, nuk i gudulisët-ua plase në fytyrë.
Jelcin u çua dhe përqafoi Sergejevin...Ditën e nesërme Jelcin nënshkroi urdhërin për t’i dorrëzuar Zavarzinit gradën e re-gjeneral-nënkolonel".
Operacioni në Prishtinë u vlerësua si sukses i madh ushtarako-politik. Ushtria ruse fitoi autoritet. Marshi i natës, nga këndvështrimi i tyre, ngriti prestigjin e Rusisë dhe i siguroi pozicion më të sigurt në tryezën e bisedimeve. Presidenti Jelcin ishte i lumtur si fëmijë. Një nga paraardhësit e tij në Kremlin tha në raste të tilla: "U vendosëm iriq në pantallona.
“Përshtypje e veçantë” shkruajti Çernomirdin “marshi i forcës i parashutistëve rusë la tek popullsia sërbe e Kosovës, e cila ishte gati të largohej nga territori i rajonit nën sulmin e nacionalistëve militantë shqiptarë. Kolona që mbërriti nga Bosnja u prit me lule, flamuj dhe fishekzjarre…
Aerodromi në afërsi të kryeqytetit kosovar ishte i vetmi që nuk u shkatërrua nga aksioni ushtarak dhe që ende gjithmonë mund të priste avionë transportues ushtarakë. Të kontrollosh atë do të thotë, në parim, të kontrollosh situatën në tërësi. Për realizimin e aksionit, një numër i ushtarakëve tanë morën çmime, lavdërime dhe grada të jashtëzakonshme ushtarake. Isha i gëzuar dhe krenar për ushtrinë tonë...”, vuri në dukje Çernomirdin.
Vendimi për transferimin e parashutistëve në Kosovë ishte politik!-pranuar nga ushtria, e jo nga politikanët. Këshilli i Sigurimit nuk u mblodh, Qeveria nuk diskutoi për këtë. Nuk ka pasur madje as takim me dyer të mbyllura në të cilën shefi i qeverisë dhe ministri i punëve të jashtme të mund të shprehin opinionin e tyre. Kushdo që shikonte televizor, mund të kuptonte nga shprehja e fytyrës së ministrit Ivanov se çfarë mendonte rreth kësaj.
Por vështirësitë filluan menjëherë.
"Ushtria ruse," kujton Madllen Ollbrajt "përgatiti gjashtë avionë transporti për të dërguar një mijë ushtarët e vet në rajon, të cilët mund të përforconin kontingjentin e vogël të stacionuar në aerodromin prishtinas. Ky transferim forcash, kurrë nuk u bë pasi Rusisë i’u mohua leja për të kaluar në hapësirën ajrore të Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë... Kjo lëvizje dukej se zbuti krizën në zhvillim e sipër, e cila mund të kishte rezultuar në diçka sikurse Lufta e Ftohtë nuk e kishte njohur kurrë-konflikt direkt mes trupave të NATO dhe Rusisë".
Në Moskë, duket se pak menduan për këtë. Me shumë mundësi besonin fort se amerikanët në çfarëdolloj rrethane nuk do t’a humbnin gjakftohtësinë.
Strob Talbot:
"Në të njëjtën ditë, gjeta veten sërish në zyrën e Putinit në Kremlin. Gjithçka ka të bëjë me politikën" tha ai. Rusia tashmë ka hyrë në “luftën zgjedhore” dhe ky fakt ndërlikon raportet ruso-amerikane. Si SHBA dhe Rusia kanë “skifterët” dhe “pëllumbat” e tyre”, tha ai dhe pas sulmit në aerodromin prishtinas ishin skifterët rusë.
"Egzistojnë njerëz në qeverinë ruse," tha ai, përfshirë dhe veten, të cilët besojnë se dislokimi ishte gabim. Por të paktën nuk çoi në viktima. Dëmi i vogël përmes natës në raportet ruso-amerikane "skifterët" rusë janë të vegjël në krahasim me dëmin që lufta ajrore e NATO me Sërbinë i bëri prestigjit të presidentit Jelcin. Është e rëndësishme, tha Putin, që "tashmë askush në Rusi nuk mund t’a quajë presidentin Jelcin marionetë të NATO-s".
Mundësia që anëtarëve të NATO-s të goditeshin në hundë, solli gëzim të jashtëzakonshëm politikanëve rusë.
Viktor Çernomirdin:
"Kur trupat e NATO më 12 qershor hyrën thellë në Kosovë, ishte vonë-parashutistët rusë tashmë kishin marrë aerodromin ku sipas skenarit të NATO, duhej të ndodhej vendi komandues i gjeneralit britanik. Të gjitha përpjekjet e ushtrive britanike dhe franceze nuk arritën t’i zbythnin. Ata na sollën. Parashutistët e pamëshirshëm rusë, duke bllokuar rrugën, nuk e lanë ushtrinë britanike të hynte brenda.
Presidenti Klinton besonte me vendosmëri se në këtë situatë detyra kryesore nuk ishte t’i shkaktonte dëm Jelcinit, kështu që nuk dëshironte të tendoste raportet dhe frenonte ushtrinë e vet.
"Gjenerali Uesli Klark ishte tërbuar", kujton Bill Klinton. "Nuk munda t’a fajësoj për këtë por dija se nuk ishim në prag të Luftës së Tretë Botërore. Jelcini nga shtëpia kritikoi ashpër për atë çka ishte raporti i tij me ne“ „duke kujtuar sërbët. Besoja se Jelcini thjesht vendosi tu „hidhte kockën“. Komandanti britanik gjeneral-nënkolonel Majkëll Xhekson mundi të zgjidhë këtë situatë në rrugë paqësore.
Marshi i natës në të cilin e harruan të paralajmëronin jo vetëm partnerët e vet perëndimorë, por edhe Ministrinë e tyre të Punëve të Jashtme, nënkuptonte lojën me rregulla të ndryshme. Nuk duhej që rreth gjithçkaje të dakordësohej e as të kërkohej kompromis. Mundi ai që guxoi. Telashi është në atë çka se të tjerët do të duan të luajnë pa rregulla. Gjendja e ushtrisë së NATO-s ishte ndryshe. Të tjerët supozonin se gjëja kryesore ishte shmangia e konfrontimit.
Komandanti i emëruar i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali Majkëll Xhekson shëtiste në Irlandën e Veriut, ku po shtinin ndaj ushtarëve britanikë-misioni më i vështirë që i ra oficerit britanik. Veç kësaj, shërbeu në shërbimin e inteligjencës dhe dinte pak rusisht.
Strob Talbot:
“Ndërsa avioni ynë fluturonte për në shtëpi, Klinton mundi të kontaktonte Jelcinin dhe e luti të urdhëronte komandantin e trupave ruse, gjeneralin Zavarzin, të negocionte me gjeneralin Xhekson dhe t'i jepte fund bllokimit në aerodrom.
Jelcin dukej se nuk kishte dëgjuar kurrë për Zavarzin, ndonëse në të njëjtën ditë i dha atij edhe një gradë tjetër ushtarake. Klinton duhej të shkruante mbiemrin e Zavarzin. Pastaj Jelcin ndryshoi mendje dhe tha:
-Kush i qi këta gjeneralë o Bill! Vetëm ti dhe unë mund t’a zgjidhim këtë problem!
I sugjeroi që të takoheshin menjëherë, nëse duhej në anije apo madje në nëndetëse”.
Klinton nuk mendoi se kjo ishte çështje për të cilën presidentët duhet t’a diskutonin.
Medllin Ollbrajt:
"Klinton paraqiti kundërpropozim: le të takohen ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të të dy vendeve dhe të zgjidhin këtë çështje çka në fund pas disa lëshimesh të ndërsjella të fuqishme shumëditore, u bë realitet. Në negociatat e Helsinkit u dakordësuan të dislokonin kontigjentin ushtarak rus në Kosovë në zonat e kontrolluara nga Gjermania, Franca dhe Amerika. Rusisë nuk i’u dha sektor i veçantë nga frika se kjo do të çonte në një ndarje reale të rajonit.
Por tensioni nuk u zbut. Nervat e të gjithëve ishin në skaljon. Ishte shumë e rrezikshme. Dhe arsyeja më e vogël mund të shkaktonte armiqësi.
Strob Talbot:
“Në një moment në mes të natës NATO mori një mesazh se avionët transportues rusë Il-76 me 10 mijë trupa fluturonin për në Kosovë, pavarësisht faktit se Hungaria dhe Rumania u‘a kishin ndaluar të kalonin hapësirën e tyre ajrore”.
Gjenerali Uesli Klark:
"Një nga oficerët më pyeti se çfarë do të bënim nëse do të mbërrinin avionët transportues me përforcime. Mundemi t'i rrëzojmë? Gjenerali Rolston nga Uashingtoni sugjeroi bllokimin e pistës. Urdhërova përdorimin e helikopterëve sulmues për të ndalur uljen e Il-76" në Prishtinë. U sqarova vartësve të mi se qeveria ruse po na mashtron dhe nuk mund t'u besojmë premtimeve të tyre. Nuk do të doja të isha në një situatë ku më duhej të rrëzoja avionët e tyre. Më mirë ndalini të aterrohen".
Por gjenerali britanik Majkëll Xhonson refuzoi të zbatonte urdhrin e komandantit të përgjithshëm.
-Thjesht nuk mundem! tha Xhekson.-Ndërsa ju nuk keni autoritet të më jepni urdhër të tillë.
-Kam autoritet! Insistoi Klark.
"Zotëri" u përgjigj Xhekson, "Nuk do të nis Luftën e Tretë Botërore për ju!"
Uesli Klark:
"Gjeneral Xhekson besonte se aerodromi i Prishtinës nuk ishte i rëndësishëm prej të cilës sipas kësaj nuk ka kuptim që të armiqësohej me rusët. Por vetë mendova ndryshe. Ky ishte moment vendimtar. Duan rusët të bashkëpunojnë të barabartë me ne apo Jo? A do të na mashtrojnë apo do të mësohen me negociatat dhe gjetjen e kompromisit?
Besoja se rusët nuk do të hynin në konfrontim direkt me ne, nuk kishin forca për këtë. Por nuk e mohoj që ka pasur rrezik”.
"Majk, të urdhëroj" tha Klark-Nëse refuzon t’a zbatosh, duhet të dorëzosh komandën. A e kuptove këtë?"
-Po zotëri.
Xhekson iku dhe erdhi disa minuta më pas me buzëqeshje në fytyrë:
-Qeveria britanike më ndali të zbatoj këtë urdhër.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin duke folur rreth ngjarjeve të vitit 1999 kur aerodromi prishtinas “Sllatina” në Kosovë e Metohi u mor nga batalioni i kombinuar rus i forcave ajrore, tha se prej tij kërkoi opinion rreth mundësisë së zbatimit të këtij operacioni, ndërsa ai u përgjigj se nëse është e përshtatshme, duhet të zbatohet.
Putin, në intervistën për TV Rusia 1, pyetjes se kush dhe si e mori vendimin për marrjen e aerodromit, tha se atëherë ishte sekretar i Këshillit të Sigurimit dhe se shefi i atëhershëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, gjenerali Anatoli Kvashnjin i tha se egzistonte ide për të kapur aerodromin e Sllatinës, transmeton Sputnik.
"Pyetjes ‘Përse?’ u përgjigj se është e qartë se prej andej duhet të largohemi një herë, por do të kemi diçka për të negociuar”, tha Putin. Ai shtoi se e dinte që Kvashnjin nuk guxonte të koordinonte me zyrtarë të lartë, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, por kjo u bë.
Studimi i pasluftës nga Korporata RAND identifikoi pesë arsye pas vendimit të papritur të Millosheviqit për të pranuar propozimet për t'i dhënë fund konfliktit. E para dëshira e tij për ndikim shtrëngues tek NATO kurrë nuk u realizua. Ishte i bindur se viktimat civile prej bombardimeve të NATO-s së bashku me humbjet në rritje të aleatëve, do të dobësonin mbështetjen publike për angazhimin e mëtejshëm të saj. Natyrisht, as, në vend të kësaj, politika e tij e spastrimit etnik veçse forcoi vendosmërinë e aleatëve; plus, NATO pësoi numër të padëgjuar zero të rasteve. Për më tepër, Millosheviqi supozoi se Rusia do të vazhdonte t’a mbështeste, por edhe ky ishte supozim i gabuar. Boris Jelcin besonte se konflikti i zgjatur në Ballkan vetëm do t’a dëmtonte ekonomikisht Rusinë dhe për këtë arsye ishte i përkushtuar për fund të shpejtë.
E dyta fushata e tejzgjatur e bombardimeve lodhi popullsinë sërbe nga lufta. Pas një muaji sulmesh ajrore, disponimi popullor filloi të ndryshojë nga mbështetja patriotike në shqetësim për mbijetesën e përditshme. Ky ndryshim shpejt rezultoi në presionin e publikut për t'i dhënë fund bombardimeve. Kjo gjithashtu i mundësoi atmosferën që i mundësoi Millosheviqit të bënte kompromis me NATO. Lëshimi tek NATO përpara këtij ndryshimi në opinionin publik mund t'i kushtonte atij mandatin presidencial.
E treta, sulmet e NATO-s ndaj objektivave infrastrukturore që kishin funksione civile dhe ushtarake, çuan në presion të madh brenda regjimit për kompromis. Këto objektiva përfshinin impiantet industriale, objektet e naftës dhe termocentralet. Humbja e të ardhurave nga këto objekte kërcënoi mbijetesën e regjimit. Elita në pushtet që mbështeti Millosheviçin zotëronte shumë nga ndërtesat që u prekën; ndërsa kostoja e asaj mbështetjeje u rrit në mënyrë dramatike, kështu që rritej presioni për t'i dhënë fund luftës.
E katërta Millosheviqi e kuptonte plotësisht se bombardimet e aleatëve do të vazhdonin nëse ai refuzonte kërkesat e NATO. Bombardimet e pakufizuara do të vazhdonin të gërryenin mbështetjen e tij nga elitat në pushtet. Që gjërat u bërën më keq për të, Rusia mbështeti plotësisht planin e paqes të ofruar nga NATO. Millosheviqi kuptoi realitetin e ashpër që do të sillnin bombardimet e NATO nëse do të kalonin deri në dimër. Nëse do të vazhdonte të sfidonte NATO, rrezikonte rebelimin e popullatës së gjerë, ashtu edhe të elitave në pushtet. Rjedhimisht për të qëndruar në pushtet, pranoi kërkesat e NATO më 3 qershor 1999.
Më në fund, Millosheviqit i’u ofrua marrëveshje që ishte politikisht e pranueshme dhe që e lejonte atë të "shpëtonte fytyrën". Në dallim nga ofertat e mëparshme, në Kosovë nuk kishte më kërkesë për referendum, çka do të thoshte se integriteti territorial dhe sovraniteti i Jugosllavisë do të mbetej i pacënuar. Kjo është konfirmuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Kështu që Millosheviqi mund të pretendonte fitoren sepse ishte në gjendje të detyronte NATO të braktiste referendumin në Kosovë. Presidenti amerikan Klinton vuri në dukje në kujtimet e tij:
"Trupat jugosllave më 20 qershor braktisën Kosovën, ndërsa dy javë më vonë sipas të dhënave nga Komisariati i Lartë i KB për Refugjatët, aty u kthyen tashmë më shumë se 750 mijë banorë. U ndjeva i kënaqur dhe i lehtësuar. Fushata e përgjakshme dhjetëvjeçare e Sllobodan Millosheviqit, në të cilën ai e shfrytëzoi etnikisht dhe fetarisht "Kontradiktat për të ruajtur regjimin e tij në ish-Jugosllavi, po përfundonin. Djegia e fshatrave dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm ishin të kaluara. Dija se me kalimin e kohës vetë Millosheviqi do të bëhej histori."
U gjet kompromisi rreth statusit të trupave ruse-bazuar në përvojën e pjesëmarrjes së kontingjentit rus në operacionin paqeruajtës në Bosnjë. Por aty nuk qëndruan gjatë. Në prill 2003, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Anatoli Kvashnjin vuri në dukje:
"Nuk kemi më interesa strategjike në Ballkan, ndërsa me tërheqjen e forcave paqeruajtëse, do të kursejmë 25 milionë dollarë në vit.
Parashutistët u kthyen nëpër shtëpira. Historia që pothuajse çoi deri tek lufta Rusinë dhe NATO, përfundoi.
komentet