FEJTON 25 vite nga bombardimi i NATO ndaj Sërbisë (40): Marshi rus në Prishtinë-në kufijtë e Luftës së Tretë Botërore
Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq
Në bisedë të cilën e drejtova me ministrin gjerman të punëve të jashtme Joshka Fisher, ai zbuloi një detaj interesant në të cilën një herë e në një kohë e pati thënë Henri Kisinxher. Ky i fundit tha se Hollbruk, në rastin e takimit të tij të fundit me Millosheviqin më 23 mars 1999, ishte i gatshëm të vijonte iniciativën diplomatike dhe negociata. “Ne dhe europianët e tjerë, sikurse dhe Hollbruk, pranuam të nisnim me mision në “minutën e fundit” sesi të shmangej lufta. Hollbrukut i dhashë propozimin që të ndalë aksionin ushtarak, ndërsa në Sërbi mos të merret vendimi në parlament ku do të komplikonte negociatat, e më pas të vijonim të negocionim. Kjo u refuzua” tha Fisher.
Patëm disa tentativa gjatë luftës që të përmbysnim rrjedhën e saj. Mundeni t’i shumëzoni?
-Lejomëni t'i kthehem takimit tim me Millosheviqin. I thashë se do të shkonte në luftë me SHBA.
"Mund të qeshësh rreth europianëve, por lejomëni t'ju them se Gjermania këtë e bëri dy herë në shekullin XX dhe kjo ishte katastrofale për ne," i thashë. Ai më pyeti: "Po me Vietnamin ç’u bë". I thashë: "Ky nuk është Vietnami dhe Ju nuk jeni Ho Shi Min". Nuk e di përse e bëri këtë, por kur nisi lufta ishte e qartë se Sërbia do të humbte. Ishte tragjedi për popullin që lideri nuk bëri gjithçka të shmangte atë luftë, e cila do të kishte sjellë që Kosova të ishte nën sovranitetin e Sërbisë.
Kur filloi lufta, ishin të nevojshme iniciativat politike për të dalë prej saj. Definuam plan me pesë pika dhe si t’a arrinim atë. Ishte i ashtuquajturi "Plani i Fisher". Punova shumë me vështirësi për të arritur qëllimet tona politike dhe për t'i dhënë fund luftës.
Bazuar në planin tuaj, lufta përfundoi?
-Gjëja më e rëndësishme ishte përfshirja e Rusisë, që udhëheqjes në Beograd dhe Millosheviqit t'i bëhej e ditur se marrëveshja është e vetmja rrugëdalje. Marrëveshja do të thoshte që të pranonin forcat e sigurisë të bazuara tek NATO në Kosovë. Që kjo të ndodhte pa luftë, Kosova do të ishte pjesë e Sërbisë me status autonom. Vetëm prania e NATO mund të ruante integritetin territorial të Sërbisë dhe të mbronte sërbët në Kosovë. Kjo u dëshmua dhe përmes shembullit të Bosnjës. Sot situata është ndryshe. Ishte mjaft e rëndësishme të ecje përpara. Në fund të gjithë e pranuan këtë, Rusia vetë, si dhe Millosheviqi.
Në librin tuaj, citoni ish-kancelarin Kohl të ketë thënë se ai kurrë nuk do të kishte pranuar ndërhyrjen ushtarake nëse do të kishte qenë kancelar. A është e vërtetë kjo?
-Kjo thuhet në autobiografinë e Jevgeni Primakovit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ishte e çuditshme sepse unë isha në dhomë kur vendimi u mor gjatë ditëve të fundit të qeverisë së Kohlit. Ky ishte vendim rreth aksioneve të NATO-s. Unë këtë e përmenda sepse me të vërtetë do të ishte mjaft e çuditshme, nëse është e vërtetë”, spegoi Fisher.
Terminologjia dhe gjuha e rezolutës së Këshillit të Sigurimit u dakordësua gjatë negociatave 12 orëshe të ministrave të punëve të jashtme të G8 në Këln më 7 dhe 8 qershor. Ditën e parë, ministri rus Igor Ivanov, tentoi të hiqte përmendjen e bashkëpunimit me Tribunalin për krimet e luftës dhe sugjeroi që të lejohej të qëndronte në Kosovë një pjesë e forcave sërbe. Marrëveshja e arritur mundësoi nisjen e tërheqjes së forcave jugosllave nga Kosova më 9 qershor.
E vetmja çështje kryesore e mbetur ishte se si të definohej roli i Rusisë në forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, por kjo nuk ishte, siç do të shikoni, as dhe çështje e parëndësishme. Madllen Ollbrajt pranoi se për herë të parë pas disa muajsh se ndjeu se "mund të marrë frymë normalisht". Dhe jo vetëm kaq. Ishte ky momenti i saj i triumfit. "Pavarësisht të gjitha dyshimeve, Aleanca u mbajt e bashkuar dhe përmes përzierjes kreative diplomatike dhe forcës ne fituam. Ishte ky momenti dehës. Duke ecur nëpër rrugët e Këlnit, mora duartrokitje. Gjatë takimit të G8, ministri i punëve të jashtme Fisher tha: "Epo, nëse ishte lufta e Madllenit, kjo tani është fitorja e Madllenit". U përgjigja se kjo ishte fitore e NATO-s, por pyesja veten se si ndihen tani ata që e quajtën me poshtërim luftën time”, tha Ollbrajt. Darka, e cila u mbajt në Muzeun e Çokollatës, ishte plot me lëvdata respektive dhe dolli patetike. Në to, askush nuk e anashkaloi Madllen Ollbrajt.
Pas seancës së G8 në Këln, u mbajt konferencë për shtyp në të cilën folën Joshka Fisher, Madlllen Ollbrajt, Robin Kuk dhe Igor Ivanov.
Madllen Ollbrajt i informoi të gjithë se ishte dakordësuar projekt-rezoluta e përbashkët pas 12 orësh negociata dhe vijon me marrëveshjen teknike. “Mbi këtë bazë mund të konkludohet dhe marrëveshja ushtarako-teknike”, tha Ollbrajt duke thënë për rehabilitimin e shpejtë e të afërt të Kosovës. Ajo përndryshe ditën e kaluar, u takua me delegacionin e shqiptarëve kosovarë.
Ollbrajt vlerësoi se përgjatë gjithë kohës ka egzistuar “koordinim mjaft i dobishëm mes përdorimit të diplomacisë dhe përdorimit të forcës”. “Fillimisht patëm kërcënimin e përdorimit të forcës si mbështetje të diplomacisë; atëherë patëm përdorimin e diplomacisë si mbështetëse të forcës” tha Madllen Ollbrajt duke theksuar se “ky ishte shembull i jashtëzakonshëm sesi forca dhe diplomacia punojnë bashkarisht”. Megjithatë, nuk kaloi pa u vënë re se “retorika e ngjashme humanitare” u përdor edhe në rastin e Kosovës dhe Irakut dhe se i shërbeu “projektit të perandorisë së re”.
Në të njëjtën ditë më 8 qershor, presidenti i Hungarisë, Arpad Gënz, ishte për vizitë në Uashington. Gënz u interesua nëse Millosheviqi do të rrëzohet për shkak të Kosovës? Në bisedë të shkurtër, por mjaft ilustruese, Gënzi ngriti çështjen e statusit të Sanxhakut, Malit të Zi dhe Vojvodinës, ndërsa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e krahasoi me organizatën hebreje “Hagana”.
Duke folur rreth rusëve, Klinton tha se SHBA nuk mund të dakordësohej t'u jepte sektor të tyre apo të ndajnë komandën dhe kontrollin me trupat e NATO, sepse "nevojitej aranzhman efikas komandues që nuk mund të manipulohet nga politika etnike".
Klinton përsëriti se nuk mund të lejohet që "rusët të dislokoheshin vetëm në zonat që ishin kryesisht sërbe" dhe vuri në dukje se rusët mund të "punonin më mirë me trupat e NATO" nëse do të hynin në të katër sektorët. Klinton theksoi se kishte folur me shumë shqiptarë dhe kishte arritur në përfundimin se do të kishte "dëshirë të fortë për të ndëshkuar sërbët" dhe konkludoi se nevojitej prani e fortë ushtarake për të ndalur këtë lloj hakmarrjeje.
Vihet re se presidenti amerikan nuk kuptonte fare rreth asaj se çfarë po ndodhte atëherë në Moskë, çka do të bëhej problem dramatik për dy ditë, ndërsa kishte të bënte me pjesëmarrjen ruse në misionin paqeruajtës. Klinton forcat ruse i imputoi joobjektive dhe favorizuese të Sërbisë, ndërsa forcat e NATO i konsideroi “faktor objektiv” që do të kujdesej për interesat e balancuara të të dyja palëve. Duke shpallur dhe njohur pavarësinë kosovare, u tregua se NATO është në përputhje me planet shqiptare.
Presidenti hungarez konkludoi se në Sërbi “egziston tradita e hakmarrjes” e më pas tha se “guerilasit aktualë të UÇK duhet të bëhen paqeruajtës“.
Gënz më pas tha se “pasi të përmbyset Millosheviqi”, duhet të “shmanget kaosi”. Këtë ja tha Klintonit dhe e pyeste nëse mendon se Millosheviqi do të rrëzohet për shkak të Kosovës?
Presidenti hungarez tha se nuk mund të parashikojë zhvillimet por “ai do të ikë në këtë apo atë mënyrë”. “Grupet jashtë shtetit do t’a luajnë rol. Paniq dhe Varadi dhe të tjerë do të kenë ndonjë ndikim. Egzistojnë ende 300-400 të tjerë bërthama e qeverisë tranzitore. Duhet të jemi të kujdesshëm në ndërhyrjen tonë të atjeshme”, ka thënë Gënz. Ky i fundit tha se Hungaria dëshiron të jetë strumbullar ekonomik për rimëkëmbjen e Europës Juglindore dhe do të sugjeronte se faza tjetër e negociatave mund të trajtojë disa çështje të tjera në ish-Jugosllavi, përfshirë Sanxhakun, Malin e Zi dhe Vojvodinën.
Ditën e nesërme më 9 qershor 1999, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës. Me të u shënua fundi i bombardimeve të NATO ndaj Republikës Federtive të Jugosllavisë së atëhershme. Forcat ushtarake dhe policore të RFJ u tërhoqën nga Kosova dhe u zëvendësuan nga forcat e KB. Këshilli i Sigurimit i KB miratoi Rezolutën 1244, e cila zyrtarizonte autoritetin e KB në Kosovë.
Në Rusi ishte festë dhe pakkush e dinte se vendi ishte në prag të konfliktit ushtarak me vendet e NATO. Ushtarët rusë dhe të NATO ishin gati të qëllonin njëri-tjetrin... Tani e gjithë historia mund të rindërtohet nga shënimet e pjesëmarrësve kryesorë në atë dramë. Batalioni i kombinuar i Forcave Desante Ajrore Ruse, i cili ishte pjesë e kontingjentit paqeruajtës ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë, ndërmori më 12 qershor marshim të detyruar drejt Prishtinës, ndërsa qëllimi i operacionit ishte kapja e aerodromit të Sllatinës para skuadrës britanike të forcave paqeruajtësve të NATO.
Këto ngjarje ndodhën në qershor të vitit 1999, kur parashutistët rusë fshehtas u transferuan në aeroportin e Prishtinës kryeqytetin e Kosovës. Në të dy anët kishte gjeneralë që nuk kishin frikë nga lufta.
Presidenti rus Boris Jelcin zbulon se ai mori vendimin për të kapur aeroportin e Sllatinës. Jelcin deklaron se më 4 qershor ai duhej të vendoste rreth asaj nëse do të miratonte planin e ushtrisë për transferimin e njësisë desantuese në aerodromin e Prishtinës? Ai dyshoi nëse kjo ishte e nevojshme, sepse të gjitha dokumentet ishin firmosur, "për çfarë duhet tani të tregosh guxim dhe të gjuash me grushte pas një sherri"? Megjithatë, në kushtet e "mospranimit të plotë të pozicionit rus nga opinioni publik europian", vendosi që Rusia "duhet të bëjë gjest përfundimtar", edhe nëse "nuk do të kishte asnjë domethënie ushtarake.
“Nuk bëhej fjalë rreth fitoreve apo humbjeve konkrete diplomatike. Gjëja ishte në atë çka arritëm më të rëndësishme-Rusia nuk humbi në planin moral. Nuk lejoi të zemërohej. Nuk lejoi të shtynte veten drejt luftës”, përfundoi Jelcin.
Gjeneral-kolonel Leonid Ivashov, i cili në atë kohë ishte shef i Drejtorisë kryesore për Bashkëpunim Ushtarak Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes, kujton:
"Bënim fjalë për çështjen e mundësisë së konfliktit të armatosur me NATO në fazën e marrjes së vendimit për lançimin në Kosovë. Egzistonte dhe opsioni tjetër, rezervë: të fluturonim për në Beograd dhe në rast konflikti me NATO-n, të zhvillojmë negociata blic rreth kërcënimit të përballjes së përbashkët ndaj paqeruajtësve tanë.
E dinim mirë gjendjen shpirtërore të ushtrisë sërbe: ishin të gatshëm të dislokonin trupat në drejtimin jugor dhe të hynin në Kosovë. Në këtë rast NATO do të përballej me perspektivën e operacionit tokësor, të cilit i trembeshin tmerrësisht. Për më tepër, Ushtria Jugosllave me kënaqësi do t'u hakmerrej agresorëve si për viktimat ashtu edhe për nderin e rrënuar. Për më tepër, në aleancën vëllazërore me rusët. Ky argument mbeti vendimtar..."
“Sputnik” bën të ditur se në maj të vitit 1999, majorit Junus-Bek Jevkurov i’u dha detyrë sekrete nga udhëheqja më e lartë ushtarake e Rusisë-që me një grup prej 18 ushtarësh të forcave speciale të GRU të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, të infiltroheshin fshehtas në Kosovë e Metohi, për të marrë kontrollin e aerodromit të “Sllatinës” dhe përgatitjen për mbërritjen e forcave kryesore të kontingjentit rus.
Komandanti i kryesor i forcave të NATO në Europë, gjeneral Uesli Klark, operacionin e fshehtë të parashutistëve rus, e perceptoi si akt armiqësor. Kokëfortë nga natyra, ishte i gatshëm në përdorimin e armëve për t’i ndalur:
“Tentova të vendosja kontakt me sekretarin e përgjithshëm të NATO Havier Solana, por pa sukses, e më pas thirra në telefon nënkryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të Bashkuar gjeneral Xho Rolston në Uashington me propozimin:
-Mos ndoshta nuk duhet të paktën të merremi vesh rreth përgjigjes luftarake ndaj kësaj sfide? Gjeneral Ralston u pajtua me këtë propozim. Gjeneral Majk Xhekson më raportoi se ka dy çeta britanike (rreth 250 persona) dhe se francezët ofrojnë batalionit e tyre (edhe me 350 persona)“.
Në këtë moment fati i botës ishte në duart e ushtrive. Udhëheqja politike nuk ja kishte idenë se çfarë po ndodhte.
Në Moskë ndodhej për vizitë ndihmës sekretari amerikan i shtetit Strob Talbot, ndikimi i të cilit sqarohej jo rme kaq fakte se përgjatë gjithë jetës e shpenzoi duke studiuar Rusinë tonë, po aq sa miqësia e tij afatgjatë me presidentin Klinton.
“Të premten, më 11 qershor”, kujton Talbot, “mbërrita në Kremlin për takim me Vladimir Putinin sekretarin e Këshillit të Sigurimit. Putin qëndroi i tërhequr, shmangu konfliktin dhe publicitetin dhe përveç kësaj qëndroi në periferi të panoramës sonë, politikës ruse.
Me njohjen e Putinit, ngela pa fjalë pasi rrënjosi ndjenjë të vetëkontrollit dhe vetëbesimit. Nga jashtë, ai dallonte shumë nga udhëheqja e vendit-i shkurtër, i dobët dhe i zhvilluar fizikisht; të tjerët ishin më të gjatë nga ai, ndërsa shumica dukeshin të ngopur. Putini shfaqte kompetencë menaxheriale, gatishmëri të arrinte rezultate pa zhurmë dhe fërkime të panevojshme.
Nëse Jelcini dhe Çerrnomirdini sipas terminologjisë së një shkencëtari "përvëlojnë", atëherë Putin me shumë mundësi është rusi "më i lezetshëm" që kam njohur. Dëgjoi me vëmendje që dukej sesa e llogaritur aq dhe e sjellshme. Dhe mua sikurse dhe të tjerëve na e bëri të qartë se kishte bërë detyrat e shtëpisë dhe kishte lexuar dosjen time të përgatitur nga shërbimet e inteligjencës... Nga njëra anë, kjo dukej lajkatare (“Di për ty”), nga ana tjetër kjo është shqetësuese ("Flas rreth teje" e di").
Putin u shpreh i kënaqur që lufta në Kosovë i lë vendin paqes. Pothuajse kalimthi, shtoi se ishte i lumtur që kishte dhënë kontributin e tij të vogël, duke sugjeruar që Jelcin të emëronte Çernomirdin si i dërguar special" vuri në dukje Talbot.
Por më pas erdhi ndarja në radhët e bashkëpunëtorëve të Viktor Stepanoviçit. Me të në negociata shkuan edhe të punësuarit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe MPJ. Kundër Çernomirdinit foli general-kolonel Leonid Ivashov, i cili përfaqësonte Ministrinë e Mbrojtjes në negociata. Ivashov ishte ai që insistoi se "Ministria e Mbrojtjes, bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë i konsideron shkelje të parimeve të KB, agresionin ndaj shtetit sovran dhe merr të gjitha masat e mundshme".
Gjenerali anëtaret e NATO-s, i konsideronte kriminele lufte:
"U ngrita dhe i thashë se nuk pajtohem kategorikisht. Kuptova të rrënoj të gjitha urat e veta pas vetes, por nuk gënjeva. Për këtë deklarova se dokumenti i paraqitur nuk është marrëveshje e barabartë, por ultimatum që i vendoset Jugosllavisë, sipas të cilës pjesa ushtarake e delegacionit nuk do të marrë pjesë në nënshkrimin e saj dhe do të braktisë sallën e takimit...“
Delegacion si ky nuk kish. Çernomirdin udhëhiqte negociatat dhe rolin e përfaqësuesit special të presidentit. Vetë ai mori propozimet e dakordësuara në Beograd. Pritej se Millosheviqi do t’i kundërshtonte, me argumente dhe kërkuar ndryshime dhe amendamente.
“Sllobodan Millosheviq nuk shtoi asgjë!“ i tha Çernomirdinit “Asnjë fjalë të vetme!“ As Millosheviqi as edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk bërën atë çka prej tyre pritej: të tentonin që propozim-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB t’a ndryshonin për të pasqyruar më mirë interesat e tyre. Sa përpjekje u shpenzuan, sa gjak u derdh-për çfarë? Vetëm që tani të pranoj dokumentin që mund të ishte dakordësuar më herët?!”.
Sa herë që Millosheviqi e tërhoqi vendin në luftë, ai konsolidonte pushtetin e vet. Ai nisi operacionin ushtarako-policor në Kosovë sesi të mblidhte popullsinë e vendit ndaj armikut të brendshëm. Politikan cinik dhe i llogaritur, dinte se Kosovën nuk mund t’a mbante. Me sa duket ai arsyetoi kështu: nëse do të pranonte menjëherë planin për të vendosur trupa të huaja, do t’a quanin të dobët, patriot të keq, tradhtar. Dhe kur ai vrau kaq shumë njerëz dhe shkatërroi gjysmën e vendit, marrëveshja e tij për planin e paqes është një lloj akt qeverisjeje. Duke folur në televizion, Millosheviq foli për fitoren e Jugosllavisë...
"Bombardimet" shkruante Bill Klinton në autobiografinë e vet, "më në fund thyen vullnetin e Millosheviqit për rezistencë". NATO dhe komanda ushtarake sërbe më 9 qershor u dakordësuan për tërheqjen e trupave sërbe nga Kosova dhe stacionimin e forcave ndërkombëtare të sigurisë nën komandën e NATO.
Ditën e mëpasshme Havier Solana urdhëroi gjeneralin Klark të ndalte sulmet ajrore. Dhe informova vetë popullin amerikan se pas 70 ditëve bombardimesh, këto të fundit u ndalën, trupat sërbe po tërhiqen nga Kosova, ndërsa 1 milionë meshkuj, gra e fëmijë të cilët ishin të detyruar të largoheshin, mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Forcat e NATO morën prej Këshillit të SIgurimit të KB mandat për vendosjen e operacionit paqësor në Kosovë. Ndërkohë që shpërtheu konflikt i ri-mes Rusisë dhe NATO-s. gur pengese ishte çështja e rolit të kontigjentit ushtarak rus dhe statusi special i saj. "Pala ruse" , tha Viktor Çernomirdin, "dëshironte të ketë sektorin e vet, përafërsisht me madhësinë e brigadës së parashutistëve. NATO nuk dëshironte që t’i dorrëzonte sektor të veçantë trupave ruse. Kontigjenti ynë mund të mbajë autonomi të caktuar apo të jetë nën komandën e forcave të KB, por jo nën kontrollin e NATO-s. Pala amerikane anëtare e NATO-s, tha se këto forca duhet të jenë të bashkuara, pra të jenë nën komandën e saj. Personalisht përherë kam mbrojtur këtë pikëvështrimi. Rusia ka interesat e veta të veçanta në Jugosllavi. Pasi nuk është anëtare e NATO-s, kontigjenti i saj nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë nën komandën e bllokut Veriatlantik.
Ndërkohë në Ministrinë e Mbrojtjes pakënaqësia për përmbylljen e marrëveshjes u përkthye në vendime konkrete. Kosova nuk u nda në pesë sektorë-amerikan, francez, italian, gjerman dhe britanik. Njerëzit rreth ministrit të mbrojtjes, marshall Igor Sergejev, vendosën që nëse forcat paqeruajtëse ruse nuk u jepet sektori i tyre në Kosovë, ato mund t’a marrin vetë.
“Pikërisht gjatë takimit me Putinin“, tha ndihmës sekretari i shtetit Talbot, “mora shënim. Gjeneral Ivashov dha deklaratë se nëse NATO hyn në Kosovë nga jugu nga Maqedonia, pa marrëveshje përfundimtare rreth pesmarrjes ruse, forcat ruse njëanshmërisht do të hyjnë në Kosovë prej veriut përmes Sërbisë. I përcolla Putinit përmbajtjen e shkruar dhe shtova se duket se po përballemi me konfrontim ushtarak.
-Kush është ky Ivashov?-pyeti Putini...
Duke u ulur në avion, vura bast me 10 dollarë me një prej gjeneralëve tanë se Ivashov do të lirohet para lindjes së diellit“, parashikoi Talbot.
Gaboi ndihmës sekretari i shtetit ku në Amerikë vlerësohet si një nga njohësit më të mirë të Rusisë. Skandali i madh sapo u ndez, ndërsa në të u tërhoqën funksionarë të lartë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se gjatë ngjarjeve në Jugosllavi në vitin 1999, kur ushtronte funksionin e sekretarittë Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, shefi i atëhershëm i Shtabit të Përgjithshëm, Anatoli Kvashnjin, e pyeti për mendimin e tij rreth marrjes se aerodromit “Sllatina” në Prishtinë, në të cilin ai u përgjigj: “Nëse besoni se është e arsyeshme, bëjeni”.
Në qershor të vitit 1999, forcat e armatosura ruse nisën marshimin e detyruar-u shfaqën papritmas në Kosovë dhe morën kontrollin e Aerodromit të Sllatinës (aeroporti kryesor ushtarak në afërsi të Prishtinës) dhe kjo disa orë përpara se forcat e NATO-s planifikonin t’a merrnin.
Në kujtimet e veta që Putini ndau në intervistën e tij për filmin "Beograd" për kanalin televiziv Rusia 1 tha se . "Unë atëherë isha sekretar i Këshillit të Sigurimit, ku erdhi ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Kvashnjin. Më tha se egziston idea për të marrë këtë aerodrom”, tha presidenti rus. Sipas fjalëve të Vladimir Putinit, pyetjes "përse kjo ishte e nevojshme?", Kvashnin atëherë i’u përgjigj: "Është e qartë se ndonjë ditë do të duhet të largohemi, por do të jetë diçka me të cilën mund të bëjmë pazare".
Presidenti i Rusisë më pas tha se e dinte që Kvashnjin nuk rrezikonte që këtë aksion të koordinuar me zyrtarë të lartë kryesisht nga Ministria e Mbrojtjes. “Në çdo rast, bisedoi me mua rreth kësaj dhe më pyeti për opinion, çka i’u përgjigja: “Nëse mendoni se është e përshtatshme, bëjeni”, përfundoi Putin.
“Duke lënë Maqedonisë”, kujton sekretarja e atëhershme e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Medllin Ollbrajt “ëndërroja të bëja gjumë të mirë në rrugën drejt shtëpisë. Por, sapo avioni u ngrit nga toka, u njoftuan se trupat ruse hynë në territorin e Kosovës, ndërsa sërbët i pritën në Prishtinë si heronj. Sendi Berger dhe unë menjëherë biseduam me Strob Talbot, i cili sapo ishte nisur nga Moska. E këshilluam të kthehej pas”.
Ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, besonte se ushtria në Moskë po vepronte në mënyrë të pavarur nga lidershipi politik. Duke u mbështetur në informacionin e Talbotit, ai tha se aty "tregohet në mënyrë të habitshme se gjatë atyre ditëve dhe netëve në Moskë u krijua situatë që ishte në prag të rebelimit nga përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve ushtarake ruse ndaj udhëheqjes politike". Fisher besonte se ishte e qartë se pjesa politike e qeverisë ose nuk dinte asgjë, ose kishte informacion të kufizuar rreth asaj çka rrethi më i ngushtë i gjeneralëve në Shtabin e Përgjithshëm rus planifikonte me trupat ruse të stacionuara në Bosnjë, të cilat ishin rrugës për Kosovë, çfarë urdhrash janë dhënë dhe çfarë është dakordësuar me gjeneralët sërbë në rastin e tërheqjes së forcave të sigurisë sërbe nga Kosova.
“Unë vetë, në një bisedë me Igor Ivanovin, të mbajtur gjatë atyre orëve, nuk mund t'i shpëtoja përshtypjes së fortë se lidershipi politik në Moskë nuk është më i vetmi zot i situatës”, tha Fisher.
Avioni i Talbotit ishte tashmë diku mbi Bjellorusi kur u informua se pjesa ruse e kontingjentit paqeruajtës të stacionuar në Bosnjë, kishte hyrë në territorin sërb dhe se pretendohej se po lëvizte drejt Kosovës. Talbot u telefonua nga këshilltari i sigurisë kombëtare Sendi Berger. Samuel Berger i çrregullt përjetësisht e njihte Klintonin për 20 vjet. Strob Talbot e njihte presidentin për 30 vjet dhe po kërkonte vetë postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, por Klinton zgjodhi Berger në vend të tij.
Sendi më tha që të kthehem në Moskë dhe ’të bëjë zhurmë“, kujton Talbot. “Hyra në dhomën e kontrollit dhe bisedova me pilotët tanë”.
Kthimi i Talbotit në Moskë krahasohet me atë që Primakov, bëri kur nisën bombardimet e Jugosllavisë duke braktisur rrugën drejt Amerikës për t’u kthyer në shtëpi. Egziston tek kjo dallim shumë i madh mes tyre. Primakov ktheu avionin që të mos bisedonte me amerikanët. Talbot ktheu avionin që të negocionte.
“Në Moskë“, tha Talbot, “në ambasadën tonë ndiqnin direkt raportimet e CNN rreth avancimit të kolonave të blindave rus në jug të Sërbisë. Kur arritëm në Ministarinë e Punëve të Jashtme, Ivanov bisedoi me telefon me Medllin Ollbrajt. Patën dialog të çuditshëm. Sekretarja e shtetit e informoi ministrin rus të punëve të jashtme se trupat e vendit të tij tashmë kanë hyrë në Sërbi dhe po i afrohen Kosovës, ndërsa i’u përgjigj se kjo nuk është e saktë. Madlleni, Ivanovit nuk i besonte: kemi informacionet tona rreth lëvizjes së trupave në Ballkan dhe kjo nga burimet të cilat i besojmë më shumë sesa nga ato të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. Megjithatë, Madllen dyshonte kush gënjente: Ivanov, ushtria e saj apo ushtria ruse e Ivanovit.
Çfarë ndodhi me të vërtetë? Përse parashutistët rus nisën fushatë sekrete drejt Kosovës? Dhe si ndodhi që ministrat e tjerë përfshirë dhe shefi i diplomacisë ruse Igor Sergejeviç Ivanov, rreth kësaj nuk dinte asgjë?
„Ne“, kujton gjeneral Ivashov, “nisëm të përgatisnim raport ministrit të mbrojtjes Sergejev, presidentit Jelcin të tentonim që ne të n’a përjashtonin nga procesi ballkanik që të shmangnim masa të shumta. Një prej tyre mund të jetë vendosja e njëkohshme e paqeruajtësve tanë në Kosovë me divizionet e NATO-s.
Draft-dokumenti i’u dorëzua ministrit të Punëve të Jashtme, Ivanov. E lexoi me kujdes, bëri disa amendamente dhe e firmosi. Më vonë u tha se ministri pretendohej se nuk ishte vënë në dijeni me këtë. se thuajse i ishte për pak “i përfshirë”. Nga ajo çfarë shikojmë nuk është kështu. Ivanov ndoshta nuk i dinte detajet, por për të nuk ishin të nevojshme. Detajet janë gjë të ushtrisë. Ministri i Mbrojtjes nënshkroi dhe shkoi të raportonte tek Jelcini. Nga Kremlini u kthye i kënaqur: presidenti dha leje për vendosjen e kontingjentit rus në territorin e Kosovës, të sinkronizuar me NATO”.
Brigada ajrore desantuese ruse po kryente mision paqeruajtës në Bosnjën fqinje. Vendosën që një batalion të saj t’a transferonin në Kosovë, e më pas me avionë transportues, të dërgonin dy batalione të tjera nga territori rus.
Gjeneral-kolonel Nikolaj Staskov, i cili në atë kohë ishte Shefi i Shtabit të Trupave Desantuese Ajrore, u tha gazetarëve:
“Vendimi u mor privatisht, madje as në nivel të zyrtarëve më të lartë. Unë si shef i shtabit të Forcave Ajrore Desantuese e kam ditur më herët. Brigada Paqësore e Forcave Ajrore Desantuese në Ballkan komandohej nga kolonel Nikolaj Ignatov. Dhe e quante atë:
-Krijoni paraprakisht grupin.
Që askush të mos e vinte re, formuan kolonë në aeroportin e vjetër. Kur morën komandën, menjëherë nxituan përpara. Kishte dyshime. Më erdhi kolonel Ignatov dhe më tha se nuk ka marrë asnjë urdhër me shkrim, çfarë të bëj? Marr përgjegjësinë i them, vetëm përpara”.
Kolona e nisur drejt Kosovës, përbëhej nga 15 transportues të blinduar dhe 35 automjete me njerëz. Halli kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes ishte se si të fshihej transferimi i ushtarëve rusë nga NATO. Formalisht ishin në vartësi të komandantit të divizionit amerikan dhe bashkarisht ushtruan detyrën luftarake.
Rezultoi se nuk është e vështirë të mashtrosh ushtarët amerikanë.
Gjenerali Ivashov:
“Komanda e brigadës, sipas udhëzimeve të Moskës, informoi komandantin e divizionit amerikan se batalioni ynë mori urdhër të kalonte në territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë. Komandanti i divizionit pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë dhe u uroi sukses rusëve.
Pranë Beogradit, batalioni u mor nën komandën e gjeneral-kolonelit Zavarzin. E informova zyrtarisht Viktor Mihajloviçin se urdhri për sjelljen e kontingjentit tonë në Kosovë është dhënë nga ministri Sergejev me urdhër direkt të presidentit të Rusisë. Sinqerisht duke folur, raporti i forcave në Moskë nuk garantonte që cilindo nga zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm, Ministrisë së Punëve të Jashtme apo administratës presidenciale nuk do tentonte të përzihej në aksionet e Zavarzinit dhe nuk do të zbatonte linjën e vet”.
komentet