Petkoviq: Politika e Prishtines është që kriminelët kundër serbëve të festohen, dhe ata që ia kanë kushtuar jetën paqes të persekutohen
Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviq, tha sot, me rastin e pikturimit të një murali të ish-udhëheqësve të UÇK-së, se politika e Prishtines është të glorifikojë kriminelët kundër serbëve, dhe të ndalojë e përndjekë ata që ia kanë kushtuar jetën paqes, besimit dhe pajtimit.
"Derisa në Prishtine po pikturohen murale për udhëheqësit e të ashtuquajturës UÇK, në nder të atyre që janë në gjyq në Hagë për krimet më monstruoze kundër serbëve në Kosovë dhe Metorohi, në Kosovska Mitrovica, policia e Kurtit kohët e fundit ndaloi pikturimin e një murali të Patriarkut Pavlo, dhe arrestoi artistin që kishte lejen e komunës", shkroi Petkoviq në rrjetin social "X".
Ai pyeti nëse përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare do të thoshin diçka për këtë.
"Pra, politika e Prishtines është të festojë kriminelët kundër serbëve, ndërsa ata që nuk kanë thënë kurrë një fjalë të ashpër dhe që ia kanë kushtuar jetën paqes, besimit dhe pajtimit ndalohen dhe persekutohen. Çfarë do të thonë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi për këtë dhe a do të thonë ndonjë gjë fare", tha Petkoviq.
komentet