Kultura e anulimeve
Shkruar nga: Sërgjan Garçeviq
Lojërat e para olimpike me sa mbaj mend ishin ato të Barcelonës në vitin 1992 veçanërisht për logon shumëngjyrëshe, ceremoninë e hapjes dhe Montserat Kabalje që këndoi. Më pas sigurisht ishte dhe kënga tematike "Barcelona", të cilën e kishte xhiruar me Fred Mërkurin para se t’a paloste sëmundja e tij disa muaj përpara nisjes së lojërave. Kënga atëherë pati qarkullim çuditërisht të shpeshtë në valët jugosllave
Kujtoj tek këto lojëra-kryesisht të ngjyrosur, tim at, basketbollistin e ri i cili shpresonte se Jugosllavia më në fund do të fitonte ndaj SHBA në basketboll në Barcelonë-mbeti e hidhur. Sportistët jugosllavë (apo thënë më mirë ata të Sërbisë së sotme, Malit të Zi dhe Maqedonisë) u ndalohej përfaqësimi i vendit të tyre në lojëra ndërsa vendi po shpërbëhej.
Dënimi ishte shkruar në Rezolutën 757 të Këshillit të Sigurimit (vetëm Kina dhe Zimbabve abstenuan) më pak se dy muaj para nisjes së lojërave, ishte i ashpër. U përfshinë jo vetëm sanksione ekonomike por dhe sanksione të çdo shkëmbimi politik e kulturor mes Jugosllavisë dhe botës. Ajo rezolutë ishte përgjigje ndaj eskalimit të konfliktit dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në masa specifike që synonin sektorin sportiv e kulturor. Sllovenia, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina që atëherë u njohën si shtete të pavarura, u lejohej të ishin pjesmarëse ndërsa sportistëve tanë u lejohej që të garonin vetëm në sporte individuale-58 prej tyre në 13 disiplina sportesh-pa përfaqësuar vendin e tyre madje ishin përjashtuar edhe prej ceremonisë së hapjes dhe mbylljes.
Ylli i atletikës jugosllave dhe historiania sportive Tamara Malleshev, karriera e të silës u shemb praktikisht prej sanksioneve, kujton ato ditë në një intervistë si „më të mjerat“ në jetën e saj. Kujtoi kërkimet e tepruara, poshtëruese dhe më e dhimbshme, injorimin nga ish-bashkatdhetarët e saj nga Sllovenia dhe Kroacia. Megjithatë, 'Pjesëmarrësit e Pavarur Olimpik' arritën të fitojnë tre medalje: një të argjendtë dhe dy bronxi. Rezistenca e tyre përballë këtyre fatkeqësive është vërtet inspiruese.
Fat të ngjashëm pati dhe mjeshtrja sërbe e shahut, Sanja Vuksanoviq e cila i zhvilloi aftësitë e veta me mjeshtrit më të mirë të shahut në Moskë në fund të viteve ‚80 duke u përgatitur për të përfaqësuar vendin e saj në vitet ‚90. Në një intervistë podkast që e regjistroi me mua, Vuksanoviq kujtoi poshtërime të ndryshme nga ajo periudhë që karrierën e saj e bëri pothuajse të pamundur, si dhe sjelljen e egër të kolegëve të vet.
Im at shpesh kujton me hidhërim zhvendosjen e Kupës së Botës të FIBA 1994 nga Beogradi (që e shikonte si një shans më shumë që Jugosllavia të fitonte ndaj Ekipit të Ëndërrave (në anglisht Dream Team) që i dha Arenën Beogradit), si dhe faktin që egzistonte madje dhe shanci që Lojërat Olimpike të 1992 të mbaheshin në Beograd. Mundësitë e humbura për shkak të sanksioneve janë gjithmonë burim zhgënjimi të thellë, madje duke përjashtuar koston e tyre njerëzore.
Sanksionet bëheshin të padrejta sepse Jugosllavia, përgjatë historisë së vet, i konsideronte lojërat apolitike. Madje në vitin 1936 në Berlin, skuadra jugosllave refuzoi të ndërmerrte përshëndetjen naziste (Maleshev shkruajti libër të pabesueshëm për këtë temë), ndërsa gjatë Luftës së Ftohtë dhe bojkoteve olimpike në Moskë dhe Los Anxheles, Jugosllavia vendosi të marrë pjesë dhe të tregojë se sporti është mbi politikën.
Përsa më përket mua, përveç hiperinflacionit dhe kaosit të përgjithshëm, kujtoj ndjenjën e ndaljes. Gjithçka nga "Bota" duhej të na vinte përmes rrugës së kasetave pirate VHS, ndërsa çdo udhëtim kërkonte udhëtim të gjatë për në Budapest apo Sofje.
Sanksionet u ndërprenë në vitin 1995. Ndonëse kënaqshëm kujtoj ekipin tonë të basketbollit që triumfoi ndaj Lituanisë në finalen e Eurobasketit në Athinë dhe ishte emocionuese për Atlanta 1996, dhe më pas egziston traum specifike që e kemi prej kohës së sanksioneve-ajo që me gjasa ndajnë të gjithë ishin "anuluar" në vitet e fundit. Kjo është ndjenja se sistemi është aty për t'ju thyer pa marrë parasysh se çfarë bëni, pavarësisht nëse është e saktë apo jo. Të gjithë e kujtojmë Millorad Çaviqin i cili humbi medaljen e artë nga Majkëll Fellps në garën e diskutueshme të 100 metrave stil flutur në Pekin në vitin 2008, disa muaj pasi u skualifikua nga Kampionatin Europian për shkak se mbante bluzën "Kosova është Sërbi" (autoritetet në Prishtinë atë vit shpallën pavarësinë). Sigurisht që nuk do të harrojmë spektaklin e turpshëm të autoriteteve australiane që ndaluan Novak Gjokoviqin në lidhje me Australian Open 2022 disa javë para se bota të dukej se kishte harruar kërkesat për vaksinim.
Fatmirësisht, të paktën në sport, të tregosh kualitet është e thjeshtë, ndërsa në fushën shumë më kërkuese të kulturës situata është më e vështirë. Së fundmi, aktorit tonë më të suksesshëm në mbarë botën, Millosh Bikoviq, i‘u mohua shansi të merrte pjesë në serialin satirik "The Ëhite Lotus" për shkak të politikës. Pothuajse të gjithë në mjedisin tonë kulturor dhe mediatik janë të vetëdijshëm për kufizimet e pastërta politike në përmbajtje, çka ka rezultuar në industri të varfër kulturore rajonale që në thelb është propagandë (nëse jeni të interesuar, ju lutemi dëgjoni këtë intervistë me kuratorin Aaron Moulton).
Duke parë ndeshjet në Paris, jam i trishtuar që presionet politike që përçajnë sportistët nuk po pakësohen dhe çka do të ushqejnë akoma më shumë pakënaqësi, duke minuar ngjarje që duhet të jetë festë e madhështisë njerëzore dhe jo konformitetit apo tekave kulturore.
0 komentet