KUSH ËSHTË-Agron Limani: Komandanti i UÇK dhe kritikues i Gjykatës Speciale në krye të Komisionit për të zhdukurit

agron ljimani
Burim: Albin Kurti/Facebook

Kryetari i ri i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Kosovës prej sot është Argon Limani-ish komandant i UÇK që udhëhiqte shoqatat për ndihmë ndaj të zhdukurve dhe dëshmoi para Gjykatës Speciale në Hagë, punën e së cilës e kritikoi.

Limani u lind në vitin 1966 në Krushën e Vogël. Është diplomuar në Fakultetin e Teknikës në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991.

Prej vitit 1993 e deri në vitin 2005, ka punuar si profesor fizike në Gjimnazin e Prizrenit.

Ishte pjesmarrës në UÇK dhe gjatë luftës u emërua komandant i brigadës 124.

Në Krushën e Vogë; humbi të atin, të vëllanë dhe tre të afërm, për të cilën më vonë dëshmoi para Gjykatës Speciale.

Në këtë dëshmi foli për BIRN, duke bërë të ditur se “në këtë gjykim për krime lufte ka patur dhjetë viktima dhe asnjëri prej tyre nuk kërkoi dëmshpërblim”, duke u ankuar se legjislacioni kosovar nuk siguron trajtim të njëjtë për viktimat e krimit.

Gjykata Speciale

Limani para Gjykatës Speciale dëshmoi në vitin 2020 dhe punën e kësaj gjykate e karakterizoi si “antishqiptare”. Pretendoi se u formua për shkak të mungesës afatgjatë të procesuimit penal të sërbëve për krime lufte dhe joefikasitetit të institucioneve kosovare.

"Indiferenca afatgjatë e institucioneve tona ndaj krimeve sërbe shërbeu si arsye e mjaftueshme për formimin e kësaj gjykate diskriminuese antishqiptare. Sërbia për 20 vite pa ndërprerje ka paraqitur gënjeshtra, derisa organet tona nuk arritën të dokumentonin krimet e luftës. Heshtja institucionale (vendase dhe ndërkombëtare) ishte mënyra më e mirë për të mbuluar krimet sërbe. Ndaj, nuk është rastësi që sërbët u shndërruan nga kriminelë në viktima. Mbajtësit e institucioneve tona, në vend që të formonin organe kompetente për të mbledhur fakte dhe prova rreth krimeve sërbe, merreshin kryesisht me pasurimin e tyre", tha Limani atëherë.

Atëherë shkroi se "klasa politike kosovare inicioi temën e krimeve sërbe sa herë që kjo i shërbente nevojave personale ose të grupit, por kurrë me seriozitet institucional".

"Nuk do të ndihesha mirë nëse, në fund të këtij njoftimi, nuk do t'i falënderoja ata që e kurorëzuan këtë gjykatë, deputetët e Republikës së Kosovës dhe sponsorët e tyre. Emrat e tyre padyshim do të gdhenden me shkronja 'të arta' në analet e historisë dhe drejtësisë kosovare", shkroi Limani në Fejsbuk në janar të vitit 2020.

Vetvendosja

Pas luftës, Limani u bë aktivist i Vetëvendosjes dhe drejtoi Shoqatën e Familjeve të të Zhdukurve "26 Marsi", e cila zotohet për rivendosjen e sistemit të mëparshëm të pensioneve.

Duke folur për Limanin, Kurti tha se njihen prej më shumë se dy dekadash dhe sikurse tha, bashkarisht organizonin akte “në kërkim të drejtësisë, si ajo e vitit 2004 para zyrave të UNMIK kur publikuan listën me emrat e 56 të dyshuarve për krime në Krushën e Madhe".

Në korrik 2020, u emërua drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Prizren.

Në këtë funksion qëndroi pak a shumë një vit, deri në zgjedhjet vendore të vitit 2021, kur në Prizren fitoi Partia Demokratike e Kosovës.

Nga sot, sipas vendimit të kryeministrit kosovar në mandatin teknik, Albin Kurti, do të drejtojë Komisionin për të Zhdukurit, në krye të së cilit vjen në vend të Andin Hotit.