KUSH është-Eva Palatova: Diplomatja me eksperiencë, është për Kosovë multietnike dhe implementimin e BKS

Eva Palatova
Burim: Fejsbuk

Pas largimit të Aivo Orav, ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së Unionit Europian në Prishtinë, u bë Eva Palatova, diplomate e lartë e BE me më shumë se 20 vite eksperiencë e cila në performancat e saja publike ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së të drejtave të komuniteteve pakicë dhe ndërtimin e shoqërisë multietnike në Kosovë.

Sipas të dhënave prej mediave, BE nuk arriti që formalisht të finalizonte emërimin e ambasadorit të ri në Kosovë, kështu që pasuesja e Oravit nuk pritet të mbërrijë në Prishtinë para verës. Sikurse thuhet gjithashtu, Orav do të duhet të zëvendësojë diplomatin nga Italia.
Në pritje të mbërritjes së zëvendësuesit për diplomatin estonez që karrierën do t’a vijojë në Turqi, funksionin e ushtruesit të detyrës së shefit të Zyrës së BE në Prishtinë, do t’a marrë Palatova.
Sikurse bëhet e ditur në biografinë e saj në LinkedIn, Palatova është diplomate e lartë e Bashkimit Europian me më shumë se 20 vjet eksperiencë në çështjet e BE e specializuar për politikë të jashtme, marrëdhëniet me jashtë, zgjerimin dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale.
Prej vitit 2023, ushtron funksionin e ndihmës shefes së Zyrës së BE në Kosovë, ku, ndër të tjera, ka koordinuar mbështetjen e BE për integrimin europian, ndihmën financiare dhe angazhimin politik në Kosovë.
Pas marrjes së funksionit të ushtrueses së detyrës së shefes së Zyrës së BE në Prishtinë, Palatova mbajti një sërë takimesh. Mes të tjerash u takua edhe me Zv.drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Europian për Politikë të Jashtme (EEAS) për Europën Perëndimore, Emanuel Zhiofre.
"BE mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian", tha atëherë Palatova.
Kjo e fundit u takua me kryenegociatorin e sapoemëruar të Kosovës Jeton Zulfaj, të cilin e uroi për emërimin dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Unionit Europian për axhendën reformuese të Kosovës.
Së bashku me përfaqësuesit e vendeve të Pesëshes, u takua para disa ditësh me kryekomunarin e Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, në shërbimin komunal për gjendjet civile.
Sikurse tha Palatova në postimin e saj në rrjetin social "X", gjatë vizitës, u ofrua mbështetje qytetarëve të shfrytëzojnë marrëveshjen e arritur për implementimin e Ligjit për të Huajt.
"Kemi inkurajuar popullsinë vendore të përfitojë nga marrëveshja e 14 marsit. Unioni Europian do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin sërb në Kosovë për zbatimin e saj", tha ajo.
Për Bashkësinë e Komunave Sërbe
Palatova në vitin 2023 tha se BE është e përkushtuar për të ofruar mbështetjen e nevojshme për të përshpejtuar proçesin e pranimit në këtë rajon.
"Për Kosovën, kjo vjen me pritshmëri të qartë për të miratuar Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe, nga njëra anë dhe adekuatisht të zbatojë plotësisht në praktikë kornizën e saj ligjore të mirëvendosur për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë", tha ajo atëherë.
Kosovë multietnike e multikulturore
"Kosovë e gjallë multietnike e multikulturore është qëllim kyç në punën tonë. Përsa i përket politikës, bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës, institucionet e saja, si dhe me partnerë të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë, si të këshillojmë dhe mbështesim përmirësimin e të drejtave gjuhësore të komuniteteve jo-shumicë, qasjen në shëndetësi dhe arsim, pjesëmarrjen në shoqëri dhe institucione, sigurinë dhe aksesin në drejtësi", tha atëherë Palatova.
Karriera në PE, por dhe në delegacionet e BE në Kanada dhe SHBA
Gjatë karrierës së saj, Palatova ka ushtruar funksione këshilldhënëse në Parlamentin Europian ku ishte e përfshirë në raporte për progres në zgjerim, negociata ndërinstitucionale rreth krijimit të Shërbimit Europian për Politikë të Jashtme (EEAS), marrëdhëniet parlamentare mes BE dhe SHBA, si dhe proçesin e negociatave të Breksit.
Gjithashtu ka ushtruar funksionin e diplomates së lartë në delegacionet e BE në Kanada dhe Uashington, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Unionit Europian.
Angazhimin e saj në Kosovë e ka shënuar së bashku me ambasadorin Orav por edhe para tij kur në këtë funksion ishte Tomash Suniog.