Kushtëzimet europiane e shqiptare ndaj Maqedonisë së Veriut

Beograd_240125_Željko Šajn 04
Burim: Kosovo Online

Më 11 tetor të vitit 1941, me sulmin ndaj xhandërmarisë bullgare në Prilep, nisi kryengritja në Maqedoninë e pushtuar kundër forcave gjermano-italiane dhe njësive kuislinge të Shqipërisë e Bullgarisë. Pas çlirimit në vitin 1945, kjo datë përkujtohet si festa më domethënëse shtetërore. Dita e kryengritjes popullore në kohën e RSF të Jugosllavisë si festë e Republikës Socialiste të Maqedonisë, festohej dhe pas pavarësisë së Maqedonisë më 1992 ndërsa sot ajo kremtohet në shtetin e paemërtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Konstituimi i Republikës së pavarur dhe sovrane të Maqedonisë ishte rezultat i procesit të gjatë historik. Ndërtimi i shtetit maqedonas modern nisi gjatë luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në vitet 1941-1944 kur populli maqedonas u zotua për çlirimin e Maqedonisë dhe krijimit të Maqedonisë së re popullore e të lirë. NOVJ, nën udhëheqjen e PKJ dhe komandantit të përgjithshëm Josip Broz Tito, solli çlirimin e shtetit maqedonas ku para së gjithash ishte pjesë e RSF të Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së saj, përfitoi të drejtën të funksiononte si shtet i pavarur dhe sovran ku politikën e vet e orjentoi drejt integrimit euroatlantik.

Megjithatë, realizimi i qëllimeve të saja strategjike jo vetëm që u gjend në shpërqëndrimin e fqinjëve, para së gjithash Greqisë e pastaj Bullgarisë, ky shtet dhe populli i saj u ndeshën me sulme ndaj identitetit dhe gjuhës së vet. Nën këtë, faktori politik shqiptar sa më shumë forcohej, forcoheshin dhe kërkesat dhe interesat shqiptare.

Marrëveshja e Prespës me Greqinë, ndryshimi i Kushtetutës dhe emrit të shtetit-vendosën Republikën e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e NATO, por jo e Bashkimit Europian. Tashmë Bullgaria kërkon ndryshim të ri të Kushtetutës së RMV sesi populli i saj të bëhen element konstituitiv në aktin më të lartë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për reciprocitet as nuk ka flitet dhe nën mbështetjen e Bashkimit Europian. Qeveria aktuale kundërshton të tilla kushte duke kërkuar të paktën garanci që shteti nëse ai kusht përmbushet, nuk do të ndeshet më me pengesa në rrugën euroatlantike. Garanci nuk mori, por përjashtim nga paketa e përbashkët anëtarësuese me Shqipërinë. Kjo, natyrisht, i ka trazuar edhe më shumë raportet mes partive politike shqiptare dhe maqedonase. Kryeministri i Hungarisë shteti kryesues i BE, tha sesi politika e jashtme e BE ndaj Maqedonisë së Veriut është-sagë trishtuese.

Dhe në nivelin e vetë qeverisë, e cila përbëhet nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, kishte përplasje të ashpër për këtë çështje. Pra, koalicioni shqiptar VLEN kërkoi që brenda afatit gjashtë muajor të ndryshohet Kushtetuta në mënyrë që Maqedonia e Veriut të arrijë trenin me Shqipërinë në rrugën drejt perspektivës europiane. Por, sipas fjalëve të kryeministrit Mickoski, diçka e tillë nuk do të ndodhë derisa të merren garanci nga BE se askush nuk do ta kushtëzojë këtë vend me ndonjë kërkesë në rrugën europiane.

Dhe në kohën e fushatës zgjedhore, sikurse dhe para saj, VMRO-DPMNE premtoi se nuk ka ndryshim Kushtetute në mënyrën që po e nxit Bullgaria. Nga ana tjetër, VLEN insiston në ndryshimin e Kushtetutës dhe me të gjitha lëvizjet e saj politike tregon se do të kundërshtojë seriozisht partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE nëse Maqedonia e Veriut nuk mund t'i bashkohet rrugës së anëtarësimit në BE, sepse me lëvizje të tillë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të mbetet pa perspektivë europiane.

Në ditën e kremtimit të nisjes së luftës kundër fashizmit dhe luftës kundër okupatorit gjerman dhe aleatëve të tij, presidentja Gordana Siljanovska Davkova i tha Bashkimit Europian se duhet të ketë pamje të qartë për Maqedoninë, duke theksuar se BE duhet të tregojë politikë konsistente për zgjerim duke respektuar të ashtuquajturat Kriteret e Kopenhagenit.

Është e qartë se VLEN, dhe as opozita shqiptare, nuk pajtohen me qëndrimet shtetërore të shprehura nga presidentja Siljanovska Davkova dhe pushteti egzekutiv me në krye Hristian Mickoski, pra pjesë e qeverisë së VLEN me rastin e Ditës së Kryengritjes. kundër çizmeve antifashiste u mbajtën shumë në heshtje dhe diskrete dhe vetëm në orët e pasdites kryetari i Kuvendit, figurë e kësaj partie, Afrim Gashi, uroi festën shtetërore qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu në pritjen e kryeministrit sërb Millosh Vuçeviq në Shkup, me të gjitha nderimet shtetërore, nuk ishte i pranishëm asnjë ministër nga koalicioni VLEN, që është pjesë përbërëse e qeverisë. Natyrisht, nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo të jetë kërkuar nga protokolli apo të ketë qenë rastësi e pastër. Dhe e gjithë kjo, ndoshta, nuk do të ishte simptomatike nëse ky koalicion nuk do të ishte në linjë me Albin Kurtin, i cili nuk pajtohet as me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë dhe as me partinë BDI, partinë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut që udhëhiqet nga Ali Ahmeti. BDI e cila me vendimin e popullit, u rrëzua nga pushteti, akuzon koalicionin VLEN se është përgjegjës për faktin se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të bashkojnë duart me Shqipërinë në BE dhe nuk gëzojnë më statusin e kombit të privilegjuar.

Në kohën e qeverisjes së LSDM dhe BDI, pothuajse gjysma e pushtetit egzekutiv të Maqedonisë së Veriut përbëhej nga anëtarë të partive shqiptare. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE Mickoski reduktoi përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri në vetëm katër ministra dhe kryetar të Kuvendit dhe rolin e tyre e reduktoi në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Zemërim i veçantë mes shqiptarësh këto ditë, ka shkaktuar Gjykata Kushtetuese, sepse ka marrë vendim për heqjen e “balancuesit”, mjet i cili është përdorur gjatë punësimit në institucionet shtetërore për të siguruar përfaqësim adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike. Me fjalë të tjera, u hoq privilegji i punësimit në bazë kombëtare, ku kualiteti, dija dhe kualifikimi arsimor ishin në plan të dytë.

Marrëdhëniet dhe problemet ndëretnike, është e qartë se kanë rol të madh në krijimin e proceseve politike, duke ndikuar në shumë vendime dhe në parime tradicionale. Nën politikën hipokrite Perëndimi të cilën Maqedonia e Veriut e njeh mjaft mirë dhe e ndjen, konfliktet në planin e brendshëm po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe kërcënojnë sigurinë e përgjithshme jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

A do të vijojë politika hipokrite e Perëndimit dhe me procesin e Berlinit, do ta shikojmë së shpejti. Procesi i Berlinit, kujtojmë, u shkatërrua pasi "Ballkani i Hapur" arriti të ruante paqen. SHBA qëndruan në krah të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Gjermania dhe Franca më së shumti penguan zhvillimin e kësaj iniciative dhe me ndihmën e Kurtit, u përpoqën t’a shembnin. Procesi i Berlinit, pra, parashikoi buxhet prej gjashtë miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë spontanisht e largoi vëmendjen nga "Ballkani i Hapur". Arka do të hapet më 16 tetor, kur, për të nxitur rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, do të shpërndahen dy miliardë euro-Sërbisë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës. Në pritje mbetet B&H.

Duke qenë se të gjitha këto vende janë në rrugën drejt BE nën marrëdhënie të pazgjidhura të fqinjësisë së mirë, mbetet pyetja nëse BE do të ndajë pa kushte dy miliardë euro, si fonde dhe kredi të buta të pakthyeshme në marrëdhënie të tilla të pazgjidhura politike, mbi të gjitha të Bullgarisë dhe Maqedonia e Veriut. Është thjesht e pabesueshme, por ka mundësi që kriza ukrainase po ushtron presion që fuçia ballkanike e barutit, të mos zgjerohet në shpërthim botëror.