Millashinoviq: Prishtinës nuk i bëhet vonë për kulturën, Unesko është stacion deri tek Kombet e Bashkuara

Mališanović
Burim: Kosovo Online

Nuk do të thoja se në këtë moment Kosova ka shanse të mëdha për t'u bërë anëtare e UNESKO sesa rasti në vitin 2015. Madje do të spekuloja se shanset janë të pakta. Megjithatë, kjo nuk duhet të na çlirojë, nuk duhet të jemi inaktivë. Duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë sepse ata do të shfrytëzojnë dhe mundësinë më të vogël kur t’u thuhet. Kur është fjala për të ashtuquajturin shtetin e Kosovës, ata veprojnë vetëm nga ana e politikës, ata absolutisht nuk veprojnë nga ana e kulturës. E tëra çfarë flasin për kulturën është perde tymi dhe ajo çka bëjnë me të vërtetë, është politika. Dhe bëjnë vetëm atë që u thonë sponsorët e tyre. Detyra më e lartë e komisionit të cilën e kryesoj, është ruajtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë e Metohi, pasi është e rrezikuar, tha në KOntekst kryetari i Komisionit Kombëtar për Bashkëpunim me UNESKO Dr. Goran Millashinoviq.

I ftuari i KOntekstit është mjeku i shquar, shkrimtari që ka fituar çmime dhe në letërsi atë e lidhin me zanatin-diplomacinë kulturore.

"Qëllimi final i politikës së Kosovës është kryerja e spastrimit të plotë etnik. Dhe në këtë rast, do të jetë shumë më e lehtë për ta, të vërtetojnë se janë të vetmit që në Kosovë duhet të kujdesen për pasuritë kulturore. Në momentin që ata bëhen anëtare me të drejta të plota të UNESKO, ne nuk kemi më juridiksion mbi manastiret, ne nuk mund të shkruajmë më raportime. Nuk mund të themi se diçka është shembur, vetëm ata mund ta bëjnë këtë. Dhe a do të ecin ata me politikën që të shembin, apo do të ecin me politikën e shndërrimit të saj në trashëgimi kulturore shqiptare? E kemi parë tashmë të gjitha në veprim. Sigurisht që për mua do të ishte e vështirë të imagjinoja situatë që aty të mos ketë më popull nga ne dhe ata të realizojnë pavarësinë e plotë", thotë Millashinoviq.

Për një dekadë të plotë është kryetar i Komisionit Kombëtar për Bashkëpunim me UNESKO që është ura lidhëse mes shteteve anëtare dhe selisë së organizatës në Paris. Një nga sfidat më të mëdha, atë e priste qysh në vitin e parë të mandatit të tij. Konkretisht, në vitin 2015, Kosova kandidoi për anëtarësi në UNESKO, e deri tek ky synim, i duheshin dhe tre vota.

"Sipas statutit të UNESKO, për statusin e anëtarit nuk mund të jetë shtet, mund të jetë territor sikurse është Palestina, të cilën disa e njohin, disa jo. Dhe ne ishim para sfidës së madhe, para së gjithash sepse një numër serioz shtetesh të rëndësishme në botë, mbështesin të ashtuquajturin shtet të Kosovës. Atëherë nëse e kujtoj mirë, mbarë rolin e pilotit në emër të Kosovës, e  udhëhiqte Britania e Madhe. Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë UNESKO, promovoi Kosovën. Zoti Thaçi, për shembull aty u shfaq pa asnjë të drejtë për të hyrë në UNESKO. Ne pamë sesa u sforcuan ndaj kishim frikë se si do të shkonte gjithçka", tha Millashinoviq.

Ky i fundit kujton se shtetet e fuqishme që mbështesin pavarësinë e Kosovës, tentuan t’a detyronin drejtoreshën e atëhershme Irina Bokova, që kandidaturën e Kosovës të sillej në votim në ditën e parë të seancës, me një akt që ekziston në statutin e UNESKO, por nuk është i zakonshëm.

"Ajo e kishte të drejtën, por e refuzoi. Ne theksuam se kjo do të prishte procedurën e zakonshme, e cila nuk është e paligjshme, por është e pazakontë. Ajo ndjeu shumë politizim, kështu që propozimi u votua ditën e fundit. Kjo na dha shansin që gjatë dy javëve të tentonim të kthenim një numër të madh shtetesh në anën tonë. Kishte shtete që e njihnin Kosovën, por që nuk votuan për anëtarësimin e Prishtinës. Në kuadër të diplomacisë sonë kulturore, mes të tjerash, përmes anëtarit tonë të komisionit që është nga RTS, xhiroi film 10 minutësh për pogromin. Kur panë polakët se dikush digjte kishat, thanë se ai që djeg kisha nuk mund të jetë në UNESKO", kujtoi i ftuari i KOntekst.

Thekson se atëherë mbarë shteti ishte i angazhuar për të ndalur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO.

"Argumenti ynë ishte se i ashtuquajtur shtet që shkatërron vlerat kulturore, që tenton të riemërojë objektet kulturore, që neglizhon trashëgiminë, që e shkatërron, nuk ka të drejtë të jetë anëtar dhe në të vërtetë nuk e meriton. Mendoj se ky argument u çmua fort. Nga ana tjetër, argumenti i tyre kryesor për pranim, ishte se ata janë kombi më i ri në Europë dhe se atyre u nevojitet UNESKO që përmes programit të arsimit, të stimulohej ajo. Kjo, sigurisht, ishte vetëm një lloj tullumbace prove. Dhe në fakt pas kësaj fshihet dëshira e tyre që përmes UNESKO, të bëjnë ndikim për atë që është më e rëndësishme dhe këto janë Kombet e Bashkuara", thotë Millashinoviq.

Ky i fundit thotë se momentalisht nuk egzistojnë sinjale që Kosova sërish të kandidojë dhe kujton se Sërbia në vitin 2015, tashmë e dinte për kandidaturën që pasoi në nëntor. Ajo çka është e njëjtë atëherë dhe sot janë-të mirat kulturore janë të rrezikuara dhe nuk janë të disponueshme për të gjithë.

"Misioni i UNESKO kërkon që ato të jenë të arritshme për çdo njeri në këtë botë. A jemi të lirë të vizitojmë manastiret në Kosovë? Epo, këtë nuk do të thoja. Është e pamundur, pavarësisht faktit që ne si shtet anëtar jemi ende përgjegjës për raportimet rreth gjendjes së këtyre të mirave çdo vit, pasi ato janë në listën e të mirave që rrezikohen. Shteti nuk mund t’a bëjë këtë pa ndihmën e vetëqeverisjes vendore. Dhe këtu është problemi kryesor. Aty egzistojnë ndryshime, dikur për mirë, ndonjëherë për keq, një linjë zigzake që përherë është në lidhje me politikën. Nëse raportet politike përkeqësohen, atëherë përkeqësohet dhe gjendja e këtyre të mirave. Nëse përmirësohen, ne shikojmë një lloj relaksimi", vlerëson kryetari i Komisionit Kombëtar për Bashkëpunim me UNESKO.

I ftuari i KOntekst foli edhe për të mirat që janë në proçedura nominuese për listën e UNESKO, sikurse kështjella e Smederevos si kryeqyteti i fundit sërb.

Çfarë tjetër bie në sy nga trashëgimia kulturore dhe natyrore e Sërbisë, ndiqni videon bashkangjitur, e cila përmban gjithë bisedën mes Dr. Goran Millashinoviq me Dragana Biberoviq.