Negociatat përfundimtare në Stamboll: Fati i Ukrainës në duart e Putinit dhe Trampit
Shkruar nga: Zhelko Shajn i dërguar special i Kosovo Onlajn nga Stambolli
Negociatat e Stambollit tregojnë se fati i konfliktit ukrainas vendoset nga fuqitë e mëdha ndërsa Zelenski qëndron vëzhgues politik në process, rrjedhën e të cilit e formësojnë Putin dhe Tramp. Biseda e dy liderëve sikurse është thënë, do të mbahet në dy ditët e ardhshme, çka do të çelë etapë të re në zgjidhjen e krizës ukrainase por dhe në formësimin e arkitekturës së ardhshme globale të sigurisë.
Në Stamboll nën patronazhin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, u ripërtëri iniciativa e liderit rus Vladimir Putin për vijimin e dialogut të nisur në vitin 2022 ku atëherë u ndërpre prej presionit britanik. Takimet u mbajtën në pallatin Dollmabahçe-godina madhështore e trashëgimisë osmane, e cila sot paraqet simbol të rëndësishëm të diplomacisë moderne turke dhe vend në të cilin në të kaluarën janë marrë vendime të rëndësisë globale.
Pas dyerve të mbyllura, nën kushte jashtëzakonisht të rrepta, u mbajt takimi i nëntë përfaqësuesve të Federatës Ruse dhe 11 negociatorëve ukrainas. Ndonëse detaji në dukje tek disproporcioni numeric, tregon kompleksitetin e vendimmarrjes politike në taborrin ukrainas i cili është subjekt i ndikimit të disa qendrave të pushtetit nga Perëndimi. Forma e tryezës ku zhvilloheshin bisedimet-në formën e shkronjës cirilike "P"-e përforconte më tej simbolikën e ndarjes së pushtetit.
Pra, kur në vitin 1699 në Karlovacin e Sremit u zhvilluan negociatat e paqes mes Perandorisë Osmane dhe Monarkisë së Habsburgëve, për herë të parë në historinë e diplomacisë u përdor tryeza e rrumbullaktë-si simbol i barazisë. Në të kundërt, në Stamboll, forma e tryezës tregonte qartë raportin e pushtetit real. Pjesa e brendshme ishte e rezervuar për ata që kishin kapacitetin e vërtetë për të vendosur mbi proceset globale, ndërsa e jashtmja, për ata që kishin rol dytësor, duke pritur udhëzime dhe transmetuar mesazhe.
Në këtë kuadër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski edhe një herë u gjend në rol paradoksal-formalisht aktor, në thelb vëzhgues. I inkurajuar nga mesazhet e Berlinit, Londrës dhe Parisit, Zelenski tentoi të impononte kërkesë për takim direkt me Putin. Ai gjest, më shumë se dramaturgjik sesa i menduar politikisht, nxori në pah thellësinë e varësisë së tij nga mentorët e jashtëm. Ai akt, megjithëse i menduar si shfaqje force, më shumë ishte shfaqje skenike sesa diplomaci reale.
Pra, që të shkohet deri në takim të të dy shtetarëve më të përgjegjshëm-Putin dhe Zelenski-është e nevojshme që më parë përmes bashkëpunëtorëve diplomatikë e shtetërorë, të kalohet mbarë procesi: prej konsultimeve e deri tek definimi i pikave që do të përfshiheshin në marrëveshjen e re të kompromisit. Vetëm pas marrëveshjeve të tilla të mëparshme, mund të flitet për mundësinë e takimit mes Putinit dhe Zelenskit, eventualisht në Stamboll.
Pikërisht model i tillë i afrimit gradual institucional, përmes fazave të protokollit dhe përafrimit diplomatik, u tregua nga presidenti turk Erdogan, i njohur për balancimin e tij pragmatik mes Lindjes dhe Perëndimit. Në rolin e mikpritësit, por jo të aktorit kyç, Zelenskin e priti në Ankara, ndërsa tek negociatat në Stamboll asistuan ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan dhe shefi i shërbimit të inteligjencës Ibrahim Kalin.
Ndonëse bisedimet, të vërteta me vullnet, përfunduan pa zgjidhje konkrete dhe nën rezultate të kufizuara, prej tyre dolën zhvillime të caktuara. U dakordësua shkëmbimi i të burgosurve sipas modelit "një mijë për një mijë" dhe u çel dhe mundësia e shqyrtimit të armëpushimit nën vazhdimin e negociatave. Rreth të gjithave rezultateve dhe përmbajtjes së negociatave sikurse i ka hije, presidenti Erdogan informoi presidentin rus Putin për të gjitha rezultatet dhe përmbajtjen e bisedimeve ku dhe e falënderoi për rolin e tij të ndërmjetësit dhe dha pëlqimin që negociatat të vazhdojnë në Stamboll. Nga ana tjetër presidenti Zelenski për zhvillimin e negociatave informoi partnerët e vet-kancelarin gjerman Fridrih Merc, presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministrin britanik Kir Starmer-të cilët sipas thënieve të Zelenskit, shprehën pakënaqësi presidentit amerikan Donald Tramp në lidhje me kërkesat e Putinit.
Gjithësesi dialogu i Stambollit shkoi përtej fushëveprimit të konfliktit ruso-ukrainas. Në thelb, u emetua episod i ri në luftën për konturet e rendit botëror të ardhshëm. Në momentin kur Europa tenton të mbajë një farë ndikimi, kur Gjermania dhe Franca-dikur ndërmjetësues kryesorë europianë-tërhiqen nën presionin e interesave anglo-saksone, ndërsa Londra pozicionohet si gjeneratore e zgjatjes së konfliktit, lëvizjet e vërteta gjeopolitike po vijnë nga ana tjetër e Atlantikut.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën pjesë direkt tek negociatat në Stamboll, ku mbërriti sekretari i shtetit Marko Rubio, i cili theksoi se vazhdimi i negociatave duhet të vëzhgohet përmes prizmit të dialogut direkt mes Tramp dhe Putin, pasi të gjitha opsionet e tjera, të çojnë në raund të ri dështimesh. Donald Tramp, president i SHBA tha se paqja në Ukrainë mund të arrihet vetëm në takimin e tij direkt me Putinin. Nga Moska mbërrin konfirmimi se Kremlini të tillë takim e pranon.
Në dallim nga administrata e Xhozef Bajdenit politikat e të cilit balancoheshin mes mbështetjes së Kievit dhe kontrollit të aleatëve europianë, Tramp e ka profilizuar si dikush që e kupton lojën e pushtetit pa iluzione ideologjike. Iniciativa e tij për të rinovuar dialogun direkt me Moskën, vjen si pjesë e narrativës më të gjerë rreth përdorimit të ridefinimit të rolit të SHBA në botë, duke ndërtuar marrëdhënie diplomatike me Rusinë, të pavarura nga blloqet e interesit europian. Filozofia politike e Trampit, e lirë nga klishetë ideologjike të Luftës së Ftohtë, mbështetet tek marrëveshjet direkte të fuqive të mëdha. Nëse shkohet deri tek ky takim, ai mund të shënojë jo vetëm fundin e luftës në Ukrainë, por edhe nisjen e fazës së re të raporteve ndërkombëtare. Nuk do të ishte vetëm takim i liderëve, por dhe pikë potenciale e mbylljes së kapitulli dekadash të konflikteve gjeopolitike.
Ashtu sikurse Jalta në vitin 1945 definoi rendin e pasluftës, Stambolli në vitin 2025 mund të bëhet pikë e re kthese, si simbol i kompromisit të mundshëm mes Lindjes dhe Perëndimit, qendrave të vjetra dhe të reja të pushtetit. Në këtë pamje megjithatë, Ukraina mbetet në periferi të vendimmarrjes. Zelenski me të gjitha kërkesat dhe gjestet e tij politike, tregon hapësirën e kufizuar të manovrimit të liderit axhenda e të cilit varet nga vullneti i të huajit dhe mbetet dëshmitar i vendimeve të të huajit. Hapësira e tij politike po ngushtohet edhe më dhe kapacitetet e tij manovruese po dobësohen. Nëse proçesi në Stamboll ka treguar diçka, kjo është se nuk ka më iluzion se kush vendos. Tramp dhe Putin po marrin timonin në proçeset që do të definojnë rendin e ri ndërkombëtar.
Putin në 9 maj me Paradën e fitores në Moskë, përcolli mesazh të fortë rreth nevojshëmrisë së ruajtjes së rendit juridik ndërkombëtar, duke i’u referuar Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe parimeve të saj themelore. Nga ana tjetër, Tramp i kujtoi botës fjalët e gjeografit britanik Halford Makinder i cili hodhi themelet e gjeopolitikës dhe të cilit Kisinxher i’u referua: "epo kushdo që ndodhet në krye të Rusisë, ai vend zë pozicionin e 'bërthamës gjeopolitike'". Ky mendim ndriçon rëndësinë e qëndrueshme të Rusisë në ekuilibrin e fuqisë globale, duke theksuar rolin e vet të përcaktuar gjeografikisht dhe historikisht në politikën botërore.
Rruga drejt paqes, pavarësisht qëndrimit të Brukselit dhe Kievit, kalon përmes Moskës dhe Uashingtonit. Negociatat e zhvilluara në pallatin Dollmabahçe, megjithëse të brishta dhe të pasigurta, mund të shënojnë nisjen e rendit të ri ndërkombëtar. Megjithatë, procesi i vendosjes së ekuilibrit të ri të pushtetit nuk do të jetë i lehtë-do të jetë ndryshim dinamik dhe kompleks, i cili do të kërkojë fleksibilitet, dialog dhe gatishmëri për ndryshime konstruktive. Gjithçka tregon se po hyjmë në fazën në të cilën raportet ndërkombëtare do të definohen jo vetëm nga forca dhe interesat, por edhe nga gatishmëria e shteteve që të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme partneriteti në frymën e respektit të ndërsjelltë.
0 komentet