PËRmbledhje i javës së 23
Këtë javë ka patur foto që lanë plagë në zemër, por edhe ato që u ngulitën në kujtesë dhe aty duhet të mbeten. Nga shkaku tek pasoja, nga trishtimi tek gëzimi dhe këngët. Në këto drejtime kaloi dhe një javë në Kosovë.
Vitet kalojnë, uji rrjedh nëpër Bistricë dhe guri i vërtetë nën të cilin fshihen përgjigjet kurrë nuk u gjet.
Dragana Sërbljak, një nga fëmijët e lënduar në Gorazhdevc, vazhdon përditë të përjetojë të njëjtën traumë. Kujton premtimet e bëra në gusht të vitit 2003.
“Ish shefi i EULEKS tha se do të kthejë çdo gur përmbys për të gjetur fajtorët. Mirëpo, hetimi u ndërpre në vitin 2010”, thotë Dragana.
Pa gur, nuk ka as krim, logjika që nuk ka ngushëlluar askënd. Dhe para kësaj megjithatë pritshmëritë se drejtësia do t’a gjente ndonjëherë rrugën e saj deri në Gorazhdevac u ndalën. Kjo sepse meritojnë çmim të veçantë ata që nuk kërkuan as rrugëdalje nga ai vend.
“Vetëm ajo çka jemi të vendosur të qëndrojmë këtu, ka çmimin e vet”, kujton peshkopi Teodosije duke i’u drejtuar vendasve, mes të cilëve pati shumë dëshmitarë të krimeve në Bistricë.
Është tamam ai çmimi që ndikon tek vendimet. Nëse do t’a dinin sa e madhe ishte, do të dinin gjithashtu se çfarë të bënin me urën.
Kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, beson se pasojat, së paku ato ekonomike, nuk janë menduar mjaftueshëm.
“Ura, kjo është simbolike”, thotë Shahini. “Megjithatë, ai vendim mund të ketë pasoja serioze çka për Kosovën do të ishin katastrofike”.
Nëse nuk do të kishte probleme, nuk do të kishte pasoja. Kështu kanë menduar ndoshta për rastin Ramadani në Shkup. Dhe kur diçka të tillë e dëshironi fort, rezulton se mund të ndodhë.
“Kjo është sigurisht patate e nxehtë për Shkupin”, thotë Aleksa Grubeshiq nga Qendra për Stabilitet Shoqëror duke i’u përgjigjur pyetjes se kujt i shërbeu arratisja e Ramadanit.
Shton: “Ata duruan presionin nga të dyja palët, si nga Beogradi për të ekstraduar Ramadanin. Dhe nga Prishtina të mos e ekstraduar”.
Po mos kishte presion, numrat do të pakësoheshin dhe lehtë do të mblidheshin. Nuk është sqarim zyrtar, por dyshim tek shumë njerëz që prej muajsh presin rezultatet e regjistrimit në Mal të Zi.
“Nëse do të kishim bërë regjistrim në Indi dhe Pakistan, t’i kishim numëruar me dorë derimë tani do të dilnin rezultatet, këtu në Mal të Zi nuk mund t’i numërojmë”, thotë kryetari i Partisë Popullore Demokratike, Millan Knezheviq. Duket, se dikush ka për detyrë të pakësojë shifrat.
Për botën, ndoshta logjikë me kokë poshtë. Në rajon, megjithatë është plotësisht e kuptueshme. Këtu përditë gratë nga Kosova kanë sqaruar verbalisht dhe me letër Kforin.
“Bashkësia ndërkombëtare insiston në normalizimin e marrëdhënieve, por për ne çdo ditë është anormale”, thotë Milena Stijoviq një nga gratë që e kanë paraqitur kërkesën e tyre simbolikisht në urën mbi Ibër.
Dhe banorët e veriut të Ibrit sigurisht që do të jetë më e lehtë me rregullat e reja, beson Prishtina. Sqarojnë se kur të mos ketë çdo lloj leje sërbe, nuk do të ketë as ndëshkime.
“Nëse dokumentet janë të strukturave ilegale, ne do t’i trajtojmë sikur ato të mos egzistojnë. Kjo do të thotë se ata njerëz përsa në përket neve dhe ligjit, nuk kanë leje drejtimi”, tha për Kosovo Onlajn Veton Elshani, ndihmës komandant i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut, para skadimit të afatit për ndërrimin e lejeve të drejtimit.
Çfarë do të bëhet nëse nuk do të ishte lojë që mund të fshijë të paktën gjysmën e historisë. Disa foto do të donim t'i harronim, por disa të tjera, sikurse pritja ceremoniale e olimpistëve të kësaj jave, nuk duhet të fshihen, por të vendosen në kornizë.
komentet