PËRmbledhje e javës së 22

KOmpilacija nedelje 22
Burim: Kosovo Online

Njerëzit e aftë arrijnë që prej përmbajtjes mesatare, të bëjnë ofertë spektakolare. Që përditshmërinë t’a kthejnë në egzotike. Kur, megjithatë, në politikë përpiqet për egzotiken, ka më shpesh viktima. Ndaj përherë me kujdes javën e zakonshme në Kosovë e kthejmë në përmbledhje interesante.

Vera është koha ideale për të zgjedhur dhe ofruar të ftuarve asetet më të forta turistike. Në shembullin personal ministri Sveçla konfirmoi: kur shërbimi dhe kafeja janë të mira, i’a vlen të bësh rrugë të gjatë dhe të rikthehesh.

Dhe në pamje të parë dhe pas analizës së thellë, është e qartë se ura mbi Ibër po bëhet jo vetëm pasuri turistike, por edhe politike.

“Tema e çeljes së urës është vënë në lëvizje ekskluzivisht në kuadër të fushatës parazgjedhore” tha për Kosova Onlajn Milica Rakiq Andriq nga Nisma e Re Soqërore.

Është unik sepse nuk i bashkon njerëzit, por është i shfrytëzueshëm. Për zgjedhje, shëtitje, siguri, kafe me miqtë... Ura është padyshim e rëndësishme për të gjithë në Kosovë. Këtë e konfirmon analisti Nexhmedin Spahiu. Megjithatë, ai beson se është më e rëndësishme për qytetarët e veriut.

“Ura do të jetë vetëm lehtësim, veçanërisht për qytetarët e pjesës veriore të qytetit. Vetëm çelja megjithatë, është më e dobishme për Kurtin”, thotë Spahiu.

Ndërsa testi i ngarkesës teston urën por dhe durimin e shumë në Europë dhe botë, tek qytetarët e e veriut mbetet barrë shtesë. Prej kësaj jave nuk munden as në postë.

“Kjo çka përjetojnë është terror”, thotë një nga qytetaret e Mitrovicës së Veriut e cila u gjend para derës së postës së mbyllur me plumbçe.

“Një ditë do të na mbyllin shkollat ​​dhe spitalet dhe ne jemi të gatshëm. Mundemi vetëm të shkojmë poshtë Ibrit dhe kaq” shton ai.

Plani është që shumë të largohen. Dikush përkundrazi, janë të mirëpritur. Edhe si miq edhe si të ftuar. Ky ishte pikërisht një nga mesazhet e shkëmbyera nga presidentët e Kroacisë dhe Kosovës teksa së bashku ndiqnin rjedhën e lumit Sinj, atraksion i veçantë turistik i vizituar nga Vjosa Osmani. Për të gjitha udhëtimet e reja, megjithatë, duhet të mbani mend rregullat bazike turistike: pavarësisht nga pasojat, mos u ndani kurrë nga pasaporta dhe bagazhi juaj.

Përndryshe-është problem. Pasojat e këtij incidenti po komentohen prej ditësh. Si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunëtori i Qendrës për Politikë Europiane Millosh Pavkoviq sqaron: “Kjo është procedurë teknike, gabim teknik i sigurisë. Por ai gabim teknik u shndërrua në problem diplomatik apo skandal“.

Mund të jetë problem, por teknika është e domosdoshme në çdo udhëtim. Për prova dhe kujtime në formë regjistrimesh dhe fotografish, në Kosovë nuk duhet të shqetësoheni.

Sikurse thonë qytetarët e komunave në veri që tashmë janë të vëzhguar me kamera: “Ndihemi sikur të jemi tek Vellai i Madh. Çdo orë kalon. Gabim i vogël mund të na kushtojë shtrenjtë”.

Do të kushtojë më shumë, sepse oferta turistike po pasurohet dhe ndryshohet. Dhe në rastin e shpallur “Qendra Memoriale Adem Jasharit”, dhe disa faqe historie. Veçanërisht, duket se po zhvillohet turizmi adrenalin, sepse numri i destinacioneve të tilla po rritet, ku si mikpritësit dhe mysafirët pambarimisht shqetësohen për sigurinë e tyre. Ardhja në këto destinacione është e ndaluar vetëm për disa. Ndërsa dërgimi i kartolinave nga udhëtime të tilla, pas aksioneve të kësaj jave, është i pamundur për të gjithë.