Rojtarët e mjegullës

Beograd_240311_Podkast_Muharem Bazdulj
Burim: Kosovo Online

Shkruan për Kosovo online: Muharem Bazdul

Vitin që shkoi u përgatita për punë për një konferencë ndërkombëtare rreth dekadës së fundit të shekullit XX në hapësirën jugosllave me titullin “Kur e paimagjinueshmja bëhet realitet: Rreth kalimit nga paqja tek koha reale”. Idea ishte të tregoj sesi ishin ditët dhe javët kur paqja kaloi tek lufta e paimagjinueshme në ditaret e disa figurave të rëndësishme kulturore të asaj kohe, ditaret e të cilëve u botuan më pas (përshembull bëhej fjalë për Zhivojin Pavlloviq, Aleksandar Tishma, Zdravko Malliq, Divna Zeçeviq, Millovan Gjillas etj). Sot, pra, disave u duket se lufta ishte e pashmangshme dhe këto shënime ilustrojnë faktin se tabloja e gjithë krizës dhe e pasojave të saj të mundshme po ndryshonte dita-ditës dhe se realiteti që më në fund i’u shfaq njerëzve, dukej i paimagjinueshëm dhe i pamundur deri jo shumë kohë më parë.

Kryesisht, ditarët e përmendur janë leksione të çuditshme dhe tërësisht jashtë kontekstit të punës sime të përmendur. Më duket se çdo lexim i tyre, madje edhe shkarravitja më joambicioze prej pesë-dhjetë minutëshe, potencialisht të jep kornizën për ndonjë kërkim apo zbulim të ri.

Ditarët janë të pashëm sepse janë krijuar për t'u lexuar rastësisht. Kështu që hap ditarin e Zdravko Malliqit të viteve ’80 të shekullit XX ku në faqen 521 përballem me këtë shkrim të 17 korrikut 1989; ishte e hënë: “Prëmbrëmë, në një auditor pothuajse të zbrazët të kinemasë “Jadran”-filmi kosovar Rojet e mjegullës. Regjisori Isa Qosja. Fotografia dhe skenografia e shkëlqyer. Regjisori ka shumë sens për të ashtuquajturat koloritin vendas dhe është për të ardhur vërtetë keq që skenari nuk e lejoi të shfaqte më fort talentin e tij. Shqiptarët tanë e duan mënyrën simbolike të të shprehurit. Dhe nuk e kanë problem përplasjen e faktit të jetës me simbolin, ndërsa mua më shqetëson. Qosja do të bënte film të mirë, të themi rreth çlirimin të grave kosovare nga robëria patriarkale e burrave... Rojet e mjegullës, film që do t’a kujtoj me gjithë rezervat dhe distancat e mia ndaj poetikës së ngarkuar simbolike”.

Këto pak rreshta janë jashtëzakonisht indikative. Zdravko Malliq vdiq në vitin 1997, ditarët e tij u botuan pa asnjë ndryshim 20 vite pas vdekjes së tij. Filmi i Malliqit definohet si “kosovar”; edhe pse në atë kohë RSFJ egzistonte në masë të madhe. Filmi u prodhua dhe u produksionua në Prishtinë, por vështirë që filmi do të ishte prodhuar në Sarajevë, Shkup apo Zagreb dhe të etiketohej si "vendas" apo "jugosllav". Nga erdhi kjo? Arsyeja me gjasa është fakti se filmi u xhirua në gjuhën shqipe, ndaj Malliq e shikon të titruar dhe në këtë kuptim e ka të vështirë t’a quajë “vendas”, ndonëse krejt natyrshëm flet rreth “shqiptarëve tanë”.

Filmi i Malliqit shfaqet në më pak se tre javë prej tubimit të madh në Gazimestan me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës. Gjithashtu kaluan gati dy vite të plota prej konferencës së famshme të tetë. Në historitë e sapopërpiluara të shqiptarëve të Kosovës, vitet ’80 të shekullit XX, koha pas vdekjes së Titos, u shpallen si kohë represioni dhe skllavërimi. Ndërsa gjatë atyre viteve ’80, shembulli vazhdon me prodhimtari të shumta të filmave në gjuhën shqipe. Para Rojtarëve të mjegullës, aty mes të tjerash, Izlet Emin Halili, Proka që gjithashtu ishte regjisor si Isa Qosja, Njeriu i tokës i Agim Sopit, Përroi vërshues i Besim Sahatçiut, Lepuri me pesë këmbë i Ismail Imerit. Gjurmë të bardha e Ekrem Kryeziut. Në listën e tyre luanin aktorët shqiptarë dhe me ta punonin skenaristë po shqiptarë (Ramiz Kelmendi, Rifat Kukaj, Petrit Imami, Ekram Basha, Et’hem Gashi, Fadil Hysaj), kompozitorët shqiptarë (Bashkim Shehu, Kristi Lekaj, Akil Koçi), si dhe skenografët (Nazmi Sadiku, Nuredin Loxha, Agush Beqiri). Filma si me shumë gjasa më të komplikuar dhe më kompleks në artin e Kosovës janë ato të viteve ’80 të cilat u realizuan me stafin vendas ku mundi të “mbushte” të gjitha ekipet.

Themeli i kinematografisë së sotme kosovare janë të njëjtët ata të shkolluar kryesisht në  Beograd. Përmendim Isa Qosja, regjizori i Rojtarëve të mjegullës, lindur më 1949 në zonën e komunës malazeze të Vuthajt. Pikërisht Qosja mund të jetë regjizori më i famshëm në Kosovë; filmi i tij “Tre dritare dhe një varje“, filmi i parë me të cilin Kosova kandidoi për Oskar.

Do të ishte interesante të shikohej madje dhe në vendet më të zhvilluara demokratike se sa shembuj ka të zhvillimit të gjerë të kinematografisë në një gjuhë minoritare. Do të ishte interesante të shihej se ku janë xhiruar filmat më të mirë dhe më të suksesshëm në gjuhën shqipe në dekadat e fundit të shekullit XX në Shqipëri apo në Kosovë, pra në Sërbi, pra në Jugosllavi.

Sot fatkeqësisht dhe një pjesë e opinionit në Sërbi egziston stereotipe se pas 1980 apo 1981, shqiptarët në Kosovë nuk kanë mundur dot të zhvillojnë kulturën e tyre. Për ata të cilët pavarësisht fakteve thonë diçka të tillë, mund të thuhet me komoditet se nuk janë gjë tjetër veçse-rojtarë të mjegullës.