Seçesionizmi në Filipine nën regjinë e e ish presidentit

Beograd_231228_Dragan Bisenić 05
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq

Seçesionizmi në shtetet kontinentale është gjë standarte, por tani po shfaqet seçesionizmi në arqipelag. Filipinet po përbalen me mundësinë e shkëputjes së mundshme të ishullit Mindanao i dyti për nga madhësia, pas thirrjes së javës së kaluar të ish presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte. Ky i fundit më 30 janar bëri thirrje për pavarësi të ishullit të tij të lindjes Mindanao në jug të Filipineve pasi aleanca e tij me presidentin Ferdinand Markos i Riu me të cilin u nda javën e kaluar si pasojë e mosmarrëveshjve rreth përpjekjeve për të amenduar kushtetutën. Ky është veçse një nga shumë arsyet pikërisht për këtë lëvizje në vendin ku përbëhet nga 7500 ishuj me 120 milionë banorë. Rodrigo Duterte ishte presidenti i parë i zgjedhur nga ky ishull.

Mindanao është ishulli i dytë për nga madhësia në arqipelagun filipinas pas Luzonit, dhe ishulli i shtatë më i populluari në botë. I vendosur në pjesën jugore të arqipelagut, ishulli është pjesë e grupit të ishujve me të njëjtin emër që gjithashtu përfhsihet nga ishuj fqinjë, sidomos me arqipelagun Sulu. Sipas regjistrimit të vitit 2020, Mindanao ka 27 millionë banorë ndërsa mbarë grupi i ishullit ka 1 milionë banorë më shumë.

Rreth 70% e banorëve janë kristianë, ndërsa 25% myslimanë. Mindanao është mjaft i pasur me burime. Ndonëse besohet si kryeqëndra e drithërave në Filipine, Mindanao prej dekadash është i ngarkuar me dhunë e konflikte ndërsa qeveria lufton kundër kryengritësve dhe ekstremistëve. Trazirat kanë dekurajuar investimet dhe kanë lënë shumë pjesë të ishullit në varfëri. Si pasojë e kësaj migrimi në vendet e pasura të gjirit është vendosur praktika ku filipinasit bëjnë punë fizike dhe paguhen dobët.

Ish presidenti filipinas Rodrigo Duterte akuzon pasuesin e tij Ferdinand Markos i Riu se ka varësi nga droga dhe rrezikon të shkarkohet nga posti në tirade të mbushur me sharje që demonstroi prishjen në marrëdhëniet mes dy familjeve të fuqishme politike.

Fjalimi i Dutertes, në të cilin tha se aleatët e Markos të Riut tentonin të hiqnin kufizimet kushtetuese të mandatit në mënyrë që të mbanin pushtetin, pasoi spekulimet e gjata për armiqësitë mes familjeve.

Rikthimi i Markos në pushtet u ndihmua pjesërisht nga Dutertes, pasi dy dinastitë krijuan aleancë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2022-shit. Presidenti aktual është djali i diktatorit të rrëzuar Ferdinand Markos, i cili sundoi nga viti 1965 deri në 1986 dhe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme që dobësoi ekonominë dhe institucionet publike, dhe gruaja e tij, Isabela Markos, e cila u bë e famshme në mbarë botën për koleksionin e saj prej 3000 palë këpucë. Ndërkohë, administrata e Markos nisi fushatën e saj Bagong Filipinas (Filipinet e Rinj), duke theksuar përçarjen në rritje mes dy familjeve të fuqishme filipinase. Ngjarja ishte ringjallje e një lloj lëvizjeje politike të babait të tij, Ferdinandit, Bagong Lipunan (Shoqëri e Re).

I ati i Markosit, Ferdinand Markos i Vjetri, sundoi Filipinet për më shumë se dy dekada derisa u rrëzua paqësisht nga "Revolucioni i Pushtetit Popullor" në shkurt të vitit 1986. Familja Markos ishte e detyruar të arratisej nga vendi dhe të kërkonte azil në Havaji. Kushtetuta e vitit 1987 e cila hyri në fuqi një vit pasi Markos i Vjetri u rrëzua, përcakton se presidentët mund të shërbejnë vetëm një mandat gjashtëvjeçar, si mbrojtje ndaj diktaturave.

Dutertesët morën pushtetin në Davao, selia e tyre jugore, duke sunduar qytetin me një grusht të hekurt për dy dekada. Konflikti i hapur shpërtheu pasi djali i madh i ish-presidentit Duterte, Paolo, u përball me shqyrtimin e shpenzimeve publike ekstravagante. Vetëm në fund të janarit, tensionet shpërthyen në tubime të veçanta.

Vajza e Dutertes, Sara Duterte, mori pjesë në listën e përbashkët me Markosin e Ri në zgjedhjet e vitit 2022 duke fituar me thellësisht dhe tshmë është nënkryetare e tij. qysh atëherë megjithatë, janë shfaqur çarje në aleancën e tyre. Gjatë fjalimit të tij, Duterte paralajmëroi Markosin e Ri cos Jr. që të mos bënte kurrëfarrëlloj ndryshimi në kushtetutë, duke paralajmëruar se ai mund të rrëzohej si babai i tij.

Marcos i Riu mbështeti ndryshimet në kushtetutë, siç spegoi, për të mundësuar promovimin e investimeve të huaja. Megjithatë Duterte tha se aleatët e presidentit korruptuan zyrtarët lokalë për të hequr rregullat e kufirit të mandatit.

Duterte gjithashtu shumë herë ka akuzuar vazhdimisht Markosin e Ri i njohur si Bongbong, për përdorim droge, duke thënë: "Bongbong Markos atëherë ishte në nivel të lartë. Tashmë kur është president edhe më tej është ende i lartë... Kemi narkoman për president! Ai bir kurve”, shau ish-presidenti, ndërsa raportohet nga shtypi filipinas.

Duterte tha se emri i Markos të Riut ishte përfshirë në listen e bërë nga Agjencia Filipinase për Luftën Kundër Drogës. Agjencia këtë e pati mohuar.

Duterte, i cili është i bllokuar nga kushtetuta që të kërkojë një mandat të dytë në 2022, përherë ka pasur raport jo të lehtë me Markosin e Ri dhe më parë e ka quajtur atë një "fëmijë të llastuar dhe një udhëheqës i dobët". Nuk e mbështeti atë në zgjedhjet e fundit dhe shfaqi zhgënjimin që vajza e tij nuk shkoi në krye të vendit.

Egzistojnë spekulime të shumta se Sara Duterte do të hyjë në garën presidenciale në vitin 2028, duke i sjellë dy familjet edhe më thellë në konflikt.

Markosi i Ri të hënën u tha gazetarëve: “Mendoj se kjo është fentanyl", i pyetur rreth komenteve të Dutertes, duke sugjeruar se ilaçi-të cilin Duterte ka pranuar se e ka marrë në të kaluarën për të lehtësuar dhimbjen pas një aksidenti me motor-shembi gjykimin e tij. Ai shtoi se ish-presidenti “ka kohë që merr drogë... pas pesë, gjashtë vitesh kjo duhet të ndikojë tek ai. jetësh duhet ta prekë atë”.

Mosmarrëveshjet janë rezultat i mosmarrëveshjeve të gjata mbi fondet diskrecionale dhe mosmarrëveshjeve mbi axhendat politike.

Djali i Dutertes dhe kryebashkiaku i qytetit Davao i është bashkuar babait të tij në thirrjen për dorëheqjen e Markos të Riut duke sugjeruar se po ndërmerr politikë të jashtme të rrezikshme dhe është përgjegjës për rritjen e kriminalitetit.

“Zoti president, nëse nuk keni dashuri dhe aspirata për vendin tuaj, jepni dorëheqjen”, tha ai në një forum publik.

Sarah Duterte ka thënë të hënën se komentet e vëllait të saj vinin nga një "vend dashurie vëllazërore" dhe shtoi se ajo ishte subjekt i "trajtimit të urryer" nga "sektorë të caktuar brenda rrethit të Presidentit". Besohet gjerësisht se konflikti nisi për shkak të saj kur administrata e Presidentit shkurtoi buxhetin konfidencial të zëvendëspresidentes Sara Duterte. Kjo pasoi raportet e mediave vitin e kaluar në të cilat detajisht ishin shpenzimet e saj prej rreth 2.2 milionë dollarë në vetëm 11 ditë të mandatit të saj.

Fondet e klasifikuara-shuma të përgjithshme që agjencitë qeveritare mund të shpenzojnë pa mbikëqyrje zyrtare-ishin në fokusin e hetimit parlamentar në fund të vitit 2023, ndërsa Kongresin që kërkonte spegime për përdorimin e tyre. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Romualdez, aleat i ngushtë dhe i afërm i Markos, mohoi nisjen e hetimit për qëllime politike.

Tensionet eskaluan kur fondet e klasifikuara u hoqën plotësisht nga buxheti i vajzës së Dutertes për vitin 2024, ndërsa fondet diskrecionale të Markos mbetën të paprekura. Sidoqoftë, Duterte konfirmoi publikisht mbështetjen e tij për administratën e Markos.

Por fondet janë vetëm një nga "pikat e para të thyerjes" të aleancës dinastike. Në dallim nga Duterte, i cili ka pasur marrëdhënie të ngushta me Kinën, Markos i Riu udhëheq politikë të jashtme krejtësisht dramatike nga Duterte, duke mbajtur qëndrim më të ashpër ndaj Kinës në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore dhe duke forcuar lidhjet me SHBA. Markos përfshiu Filipinet në aleancë me Shtetet e Bashkuara dhe forcoi partneritetin strategjik me Japoninë.

Zhvillimet kryesore të fundit në bashkëpunim sigurie përfshijnë lejimin e hyrjes së SHBA në katër baza ushtarake shtesë në Filipine, si dhe kryerjen e stërvitjeve më të mëdha ushtarake së bashku me SHBA.

Marcos i Riu shkoi shumë më tej se çdo lider rajonal-madje edhe nga zyrtarë amerikanë-për të uruar Partinë Demokratike Progresive të Tajvanit si fituese. Deklarata e tij ishte shumë më e fortë se ato të vendeve të tjera të Azisë Juglindore me lidhje të ngushta informale me Tajvanin, si Singapori. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning u tha gazetarëve se deklaratat e Markos "shkelnin seriozisht angazhimet politike të marra nga Filipinet ndaj Kinës dhe ndërhynin rëndë në punët e brendshme të Kinës". Marcos i Riu më vonë u përpoq të korrigjohej, duke dhënë deklaratë që konfirmonte angazhimin e tij ndaj politikës të "një Kine".

Sulmi i ashpër i Dutertes pasoi këtë lëvizje nga pasardhësi i tij, duke përmendur direkt politikën e jashtme si një nga pikat kryesore të divergjencës. Marrëdhëniet midis familjeve janë tensionuar gjithashtu mes raporteve se hetuesit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila po heton goditjen brutale të Dutertes ndaj karteleve të drogës, vizituan Filipinet në dhjetor. Raportet nuk janë konfirmuar ndërsa Markos i Riu ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me gjykatën. Deputeti i Dhomës së Përfaqësuesve Raul Manuel tha se Duterte mund të kërkojë shkëputjen e Mindanaos nga vendi për të qëndruar jashtë kthetrave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Propozimi i shkëputjes së Mindanaos mbart një "axhendë të fshehur" në dritën e hetimit të ICC, tha Manuel.

"Në fakt, Dutertes veçse dëshirojnë t’a kthejnë Mindanaon në bunker arratisjeje ndërsa ICC po i peshkon, ndërsa hetimi përparon dhe ata dënohen për krimet e tyre kundër popullit filipinas," tha Manuel.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në vitin 2023 autorizoi vazhdimin e hetimit për të ashtuquajturën "luftë kundër drogës" të Dutertes gjatë mandatit të tij si president dhe më herët, si kryebashkiak i qytetit Davao.

Zyrtarë të shumtë kundërshtuan dhe dënuan deklaratat dhe thirrjet e ish-presidentit për shkëputjen e Mindanaos. Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) hodhi poshtë deklaratën e Dutertes për shkëputje duke thënë se ajo përbën një kërcënim për përparimin në paqe dhe zhvillim.

Ministri i Mbrojtjes i Filipineve, Gilberto Teodoro premtoi se do të "zbatojë rreptësisht" ruajtjen e sovranitetit të vendit. Komentet e Teodoros u bënë jehonë me një ton të ngjashëm nga këshilltari i sigurisë kombëtare, i cili tha se qeveria nuk do të hezitojë të "përdorë autoritetin dhe forcën e saj për të shtypur dhe ndaluar të gjitha përpjekjet për të copëtuar Republikën".

"Qeveria do të përballet me çdo përpjekje pdhe forcë vendimtare për rreth shkëputjes së çdo pjesë të Filipineve, pasi ajo mbetet e palëkundur në garantimin e sovranitetit dhe integritetit të territorit kombëtar," tha këshilltari për sigurinë kombëtare Eduardo Año.

Besohet se, pavarësisht armiqësisë aktuale, besnikëria politike mund të ndryshojë përpara zgjedhjeve afatmesme të vitit 2025, duke reduktuar kështu retorikën e shkëputjes. Këto zgjedhje janë vendimtare për Markosin për të mbushur Kongresin me deputetë të partisë së vet për të siguruar miratimin e politikave që ai favorizon. Ish-presidenti Duterte fitoi një shumicë të madhe të ligjvënësve në zgjedhjet afatmesme të 2019 duke sakatuar efektivisht opozitën e tij politike.

Besohet se egziston shans për të ripohuar unitetin Duterte-Markos apo për të forcuar ndarje të madhe mes të paktën tre kampeve: opozitës së vjetër liberale, Duterte që konsolidon pozicionin e opozitës dhe kampit të Markos. Kjo do të thotë se Duterte mund të forcojë planet e veta seçesioniste.

Konfliktet tregojnë se si aleancat politike në Filipine priren të jenë thjesht jetëshkurtëra, shpesh shfaqen vetëm për politikanët për të konsoliduar mbështetjen në prag të zgjedhjeve. Dinastitë politike, me të gjitha paratë, ndikimin dhe mbështetjen e tyre në bazë, kanë fuqinë për të përcaktuar se kush bëhet president.