Biseniq: Deklarata e Hillit mund të jetë pikë kthese në marrëdhëniet e SHBA ndaj bombardimeve të NATO-s
Gazetari i politikës së jashtme Dragan Biseniq ka komentuar deklaratat e ambasadorit Kristofer Hill në 24 vjetorin e bombardimeve ndaj RFJ dhe se diplomati amerikan, zbuti retorikën e hershme në lidhje me këto zhvillime dhe me këtë rast të bëjë paqe dhe të pranojë se populli sërb, nuk do t’a harrojë atë kohë të tmerrshme.
Biseniq mendon se deklarata e ambasadorit të SHBA në Sërbi Kristofer Hill me rastin e 24 vjetorit të bombardimeve të NATO-s mund të jetë në thelb një pikë kthese e të të kuptuarit prej amerikanëve dhe raportit me bombardimet ndaj FRJ dhe me këtë rast ku tani thuhet se Sërbia nuk duhet t’a humbasë.
Biseniq thotë se "vendi ku egziston autokritikë e qartë dhe ndjenjën e pranimit të përgjegjësisë, është vlerësimi i Hillit se diplomacia ka dështime” dhe vëren se deklarata e diplomatit për bombardimin e RFJ, është deklarata e parë e tillë e një ambasadori amerikan, që siç thotë ai, do të shkaktojë një stuhi pakënaqësie "në mesin e një turme shumë të fortë dhe të zhurmshme ndërhyrësve amerikanë që pretendojnë se raketat janë ambasadorët më të mirë amerikanë".
“Deklarata e ambasadorit Hill mund të përfaqësojë një pikë kthese thelbësore në mirëkuptimin dhe qëndrimin amerikan ndaj bombardimeve të Serbisë, dikur Jugosllavisë dhe nuk duhet të humbasim këtë mundësi që po shfaqet tani. Fjalët e ambasadorit amerikan përfaqësojnë jo vetëm opinionin e tij, por opinionin e Departamentit të Shtetit e ndoshta dhe të Shtëpisë së Bardhë, por edhe nëse janë vetëm mendimi i tij personal, këto detyrojnë administratën amerikane”, ka shkruar Biseniq në tekstin e tij për Tanjug.
Para se të dilet në përfundime të shpejta sepse fjalët janë veçse fjalë dhe se ato nuk mund të zëvendësojnë ditët nën bomba, thotë Biseniq, është e nevojshme të ndalet dhe të analizohet sërish ajo që tha ambasadori Hill dhe nëse mund të konsiderohet se fjalët e tij përfaqësojnë të paktën një formë të butë faljeje Sërbisë për bombardimin e vitit 1999.
Biseniq thekson se Hill dje me rastin e bombardimeve tha se kishte mësuar se diplomacia ndonjëherë dështon, ndërsa vitin e kaluar gjatë një vizite në pjesën e bombarduar të ndërtesës së RTS, ai tha se nuk dëshiron të rishqyrtojë vitin 1999, duke rekomanduar që sërbët “kujtojnë” se kush e udhëhoqi Sërbinë atëherë dhe çfarë u bëri ai popujve të tjerë në Ballkan, duke shprehur keqardhje për viktimat dhe humbjet.
Biseniq beson se deklarata e djeshme përmban "vetëm një shtesë specifike" por ajo hap mundësi të reja në përmirësimin e mëtejshëm të qëndrimeve amerikane e sërbe për atë që vërtet çoi në 24 mars 1999 dhe ngjarjen që ndryshoi rrënjësisht historinë e marrëdhënieve sërbo-amerikane.
"Duket se ambasadori Hill e ka të qartë se, kur bëhet fjalë për të kuptuarit sërb të këtyre shkaqeve, nuk ka pothuajse asnjë shans që versioni amerikan dhe i NATO-s për "parandalimin e genocidit" të pranohet, të paktën jo pas Irakut, Libisë dhe Sirisë. Ndaj ambasadori Hill bën paqe me të dhe pranon se populli sërb “nuk duhet” t’a harrojë atë kohë të tmerrshme” tha Biseniq.
Ky i fundit thotë se vlerësimi i Hill se “diplomacia ka dështime”, është vend ku egziston qartë autokritika dhe ndjenja e pranimit të përgjegjësisë.
“Edhe pse na lë të imagjinojmë më shumë se çfarë donte të thoshte me këtë, pasi një, dy ose të gjitha palët në procesin diplomatik mund të jenë përgjegjës për dështimet, bazuar në kontekstin e deklaratës dhe atë që po ndodhte në vitin 1999, mund të supozoni se Hill kishte për qëllim pikërisht vendin e tij dhe misionin e vet diplomatik që nga ajo kohë” thekson ai.
Hill nuk përdori fjalën konvencionale “dështim” e në vend të saj, zgjodhi një kualifikim më të saktë dhe shumë më të vështirë-"dështim" thekson gazetari, duke speguar se një dështim është diçka që mund të ketë pasur një ide dhe plan të mirë, por në fund nuk funksionoi dhe dështimi është dështim nga fillimi në fund.
Si rezultat, përfundon Biseniq, çelet mundësia që ky lloj vlerësimi në kontekstin e gjithë deklaratës dhe karrierës së ambasadorit Hill, të ketë hyrë në territorin e mirëkuptimit më të mirë sërbo-amerikan në të cilin këmba amerikane nuk ka qenë kohët e fundit.
"Ndoshta dikujt mund t'i duket se kjo është pak dhe e pamjaftueshme, se është vetëm një fjalë që mund të ketë mjaft kuptime, por nuk duhet të harrojmë se është deklarata e parë e tillë nga një ambasador amerikan, e cila mund të jemi të sigurtë se do të shkaktojë një stuhi pakënaqësie në mesin e një turme shumë të fortë dhe të zhurmshme të ndërhyrësve amerikanë që pretendojnë se raketat janë ambasadorët më të mirë amerikanë. Kjo fjalë çel derën e një korridori të gjatë në të cilin pala sërbe dhe amerikane duhet të kalojnë për të arritur dhe rivendosur mirëkuptim të ndërsjelltë që ka ekzistuar gjatë gjithë historisë së gjatë të marrëdhënieve diplomatike, jo ai që përfundon vetëm me figurat domethënëse të asaj historie, në formën e xhinglave të dekoruara, por me ripërtëritjen e bashkëpunimit real ekonomik, kulturor, ushtarak që ka ekzistuar ndër dekada. Për këtë kërkohet ndryshim të opinionit amerikan, e sidomos të perceptimit sërb për bombardimin e vitit 1999” shkruan Biseniq.
Ambasadori Hill nga ana e tij hodhi hapin e parë dhe nuk duhet neglizhuar e anashkaluar, përfundon Biseniq dhe vlerëson se Sërbia nga ana e vet, duhet të ndihmojë në evoluimin dhe zhvillimin e këtij opinioni amerikan, për të filluar kështu në mënyrën e duhur të dëgjojë, kuptojë vlerën e kësaj deklarate të ambasadorit Hill.
"Këtu nuk llogarisim asnjë paragjykim, por në kredibilitetin personal që Kristofer Hill posedon para opinionit publik sërb. Sigurisht ai është diplomati i fundit amerikan në Departamentin e Shtetit që i përket "vargut të artë" të diplomatëve amerikanë të Beogradit që u nis nga Hamilton Fish Armstrong dhe më në fund formoi Xhorxh Kinan si ambasador amerikan në Beograd prej vitit 1961 deri në 1963 dhe nuk do të ishim plotësisht të sinqertë nëse nuk do të thoshim se do të dëshironim që kjo linjë të vazhdonte edhe pas ambasadorit Hill” ka thënë gazetari.
Ky i fundit kujton se në vitin 1961, kur ishte tetë vjeçar, Hill ndoqi shkollën ndërkombëtare në Beograd, dhe babai i tij ishte diplomat i Kinanit dhe se "pagëzimin" e tij diplomatik e përjetoi në Beograd në vitin 1978 me një tjetër ambasador të Kinanit e më vonë sekretari i shtetit, Lorenc Igëllberger të cilin ai e quan "mentorin e tij të parë".
Në vitet 1990, vazhdon Biseniq, Hill ishte ambasador në Maqedoni dhe pjesëmarrës në të gjitha nismat diplomatike amerikane deri në Rambuje në vitin 1999 e deri më sot, ka mbledh 7 poste ambasadoriale.
Për të kuptuar më mirë përse është këtu dhe përse tregon mirëkuptim ndaj ndjenjave sërbe në këtë mënyrë, Biseniq thotë, mund të n’a ndihmojë me vlerësimet e bëra për të nga “Uashington Post” në vitin 2012.
"Hill është i kujdesshëm ndaj përdorimit të presionit ushtarak dhe beson se është e rëndësishme të gjenden leva financiare që "të tërheqin vërtet vëmendjen e lidershipit" në vend që thjesht të vendosin sanksione ekonomike që janë të dëmshme për të varfërit në vend. Hill ka fituar përvojë nga puna e tij në Kosovë. Korenë e Veriut dhe Maqedoni. Biseniq thotë se e kupton kompleksitetin e politikës etno-fetare. "Nuk mund të tundësh dorën (dhe të kërkosh), 'Bëj këtë e bëje atë' mendon Hill. Në vend të kësaj, ai thekson zgjidhjen e problemeve lokale".
Ai kujton edhe një anekdotë nga jeta private e Hillit, kur ai e këshilloi shoferin e vet i cili nuk mund t’a hapte derën, të “provojë diçka tjetër” dhe se ka një arsye përse dera nuk funksionon, duke treguar se Sërbia duhet t’a marrë parasysh sot atë këshillë.
“Pra, pas 60 vitesh, ndryshe nga Radeta(shoferi i Hillit), le të shfrytëzojmë një shans të dytë dhe të jemi të hapur ndaj këshillave të Kristofer Hill, tani një i rritur dhe ‘të provojmë diçka tjetër” thotë Biseniq.
komentet