Shënjtorja mes qiellit dhe tokës
"Këtë lumë fillimisht e dëgjova në jetë", thotë shkrimtari Zharko Milenkoviq. Në kanionin e lumit Korishka, në pyjet e ahut, tetë sërbë kalojnë lumin. Është festa e Shënjt Petar Korishkut. U nisën për të shënuar lavdinë e tij dhe të jenë në vendin me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, afreske të çuditshme dhe histori që është në prag të zhdukjes.
Pesë sërbë në mëngjes, fluturuan nga Vjena në Prishtinë dhe nga Aerodromi “Adem Jashari” mbërritën në botë krejtësisht tjetër. Disa prej tyre janë inxhinierë që vitin e kaluar së bashku me kolegët e tyre grekë, gjermanë, kurdë, iranianë, erdhën të shikonin sesi mund të mbrohet shenjtorja e krijuar në gjysmën e dytë të shekullit XIII. Para një viti autoritetet vendore kosovare nga Prizreni këtu sollën buldozerë dhe për shkak të zhvillimit të turizmit, shkatërruan mjedisin, minuan muret dhe kërcënuan të gjithë strukturën e vendit të shenjtë. Ky akt u shoqërua me historinë se bëhej fjalë për "kishë ilire që duhet të jetë e arritshme për të gjithë". Pas reagimit të ashpër të Kishës Ortodokse Sërbe dhe bashkësisë ndërkombëtare, punimet u ndaluan, materialet e ndërtimit qëndrojnë ende pranë rrugës. Lumi mori me vete rrugën, nuk është e mundur të arrish deri tek shënjtorja me motoçikleta.
Projekti për riparimin e dëmeve të shkaktuara bëhet nga të huajt dhe tanët-punonjës, gjeologë, inxhinierë-por duket se është diçka krejtësisht ndryshe-këtë vit-këta të rinj i solli në korishkën e vetmuar. Ata u larguan në moment nga rrugët vjeneze dhe Shën Petar Korishki shpëtoi 750 vjet më parë nga zhurma dhe mbytja e botës së asaj kohe.
Kalojmë në rrugën e re që po shembet sepse makineritë e rënda të ndërtimit kanë dëmtuar shtyllat mbështetëse të kishës së manastirit, në to vërehen çdo herë çarje të reja.
"Është mirë që bimësia po fillon të përhapet dhe të ndalojë erozionin, por këto shtylla nuk mund të ruhen", thotë inxhinieri Aleksandar Matiq. Përmes barit të gjatë, arrihet porta e manastirit. "Këtu mund të ketë gjarpërinj dhe Sonja ka veshur balerina të arta shënjtërore”, thotë Nikolla Osmokroviq dhe qesh.
Pedagogia nga Osojani Sonja Vukoviq. Në duar mban djepin e lavdisë dhe të gjithë kemi frikë se mos pengohet. Hap pas hapi, me duar mbështetur në shkëmbinjtë e malit të Sharrit, hyjmë në shpellën e Shënjt Petarit.
Lavdia mund të nisë, qiriri i madh i kryeengjëllit është ndezur.
Igumenia Irina dërgoi kulaçin festiv, Sinisha Zhiviq përgatiti shumë temjan. "Gjithçka për t'i vënë flakën, e dini përse…Si sot në vitin 1999, u plagos rëndë në Prishtinë. Shënjt Petar Korishki është mbrojtësi i tij. Afresket në shkëmbinj marin frymë aromën e temjanit. "Krishti u ringjall prej së vdekurve", jehon nga shpella. Në të, Shënjt Petar Korishki i mbijetoi vështirësive të kohës sonë. Ndarja nga prindërit e tij, kujdesi për motrën dhe refuzimi i botës që nuk ishte e tij.
E lëvizim me duar kulaçin dhe themi "Ati ynë" dhe urojmë njëri-tjetrin për festën. Në mure ka mbishkrim të freskët të UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Pijmë verë nga shishja me figurën e Shënjt Savës në vendin ku shënjtori hante lisa ahu dhe barëra të hidhura. Të ftuarit vjenezë janë organizatorët e ballos së Shënjt Savës dhe bëjnë shaka se ballo përherë sjell fëmijë të ri. "Dhe balloja pasuese do të sjellë jetë të re", njoftoi për herë të parë këtë lajm të gëzueshëm Millan Vidoviq. "Le të quhet Petar apo Petra", thonë të pranishmit. Përgëzojmë prindin e përmbajtur për lajmin e mirë. Jeta në këto shkëmbinj mes qiellit dhe tokës ka sjellë përherë fitore.
"Kush është në atë afresk dhe çfarë mban në dorë", pyet Nikolla Prerad. Në mur është afresku i Shënjt Mihal Kryeengjëllit, i cili këtu mbrojti Shënjt Petarin nga gjarpërinjtë dhe demonët, si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm. Biografi i tij Theodhos Hilandarioti e mori këtë shpellë si vendin qëndror të luftës mes të mirës e të keqes dhe shkroi një nga veprat më origjinale të letërsisë mesjetare sërbe. Aty u bërën plane për ngritjen e Kryeengjëllit të Shenjtë, aty perandori Dushan qëndroi me familjen e vet, aty u varros shënjtori në fund të shpellës së tij dhe më vonë u transferua në Lumin e Zi pranë Novi Pazarit, në një shpellë tjetër.
Mijëra njerëz erdhën dje për të dhuruar reliktet e tij, mbërriti edhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije me peshkopin e Novo Bërdos Ilarion.
E keqja shtypi atë që ndërtoi njeriu, por nuk e mposhti të shenjtën, dashurinë dhe artin. Nëse një qytetërim kalon rrugën nga afresket e Virgjëreshës së Ljevishkës deri te pikturat në këtë shpellë dhe nëse ato janë të së njëjtës bukuri, atëherë nuk mund të shkatërrohet. Nuk munden buldozerët, falsifikimet dhe forca të kapërcejnë nevojën e këtyre njerëzve që nga zemra të kërkojnë Europën e tyre kosovare.
Shkruar për Politikën gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq



0 komentet