Sulmet ndaj institucioneve sërbe janë më të rrezikshme sesa sërbofobia e hapur

Murali u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Sërgjan Garçeviq, themelues i portalit The Nutshell Times

Nga incidenti shokues kur pjestari i të ashtuquajturës forcat e sigurisë shtiu ndaj fëmijëve në prag të Krishtlindjes, përmes rastit të fundit në të cilin kolegët e tij keqtrajtuan grupin kulturor të grave vetëm sepse ishin sërbe, e deri më tani tek persekutimi ligjor tashmë i normalizuar ndaj sërbëve, persekutim sërbësh vetëm sepse janë sërbe, është forcuar më tej nën pushtetin e Kurtit, tashmë rregjim ilegjitim.
Kësaj i bashkohen dhe sulme të shpeshta ndaj monumenteve kulturore e fetare sërbe, nën organizimin e tentativave që ato të shpallen shqiptare dhe të vendosen nën kontrollin direkt të Prishtinës. Nuk mundet të mohohet natyra sërbofobe e politikave aktuale në Kosovë.

Megjithatë, ndërsa kjo fushatë skandaloze e urrejtjes së hapur meriton dënim dhe përgjigje, kërcënim edhe më i fshehtë fshihet në masa më delikate: pranimi nominal i kulturës sërbe, i ndjekur nga çmontimi sistematik i institucioneve sërbe dhe pavarësia. Më qartë, kjo shikohet në Mitrovicën e Veriut, ku qeveria jolegjitime komunale, imponoi ndryshimin e emrave të rrugëve. Në shikim të parë, gjeste të tilla duket se i bëjnë homazh kulturës sërbe-duke shtuar për shembull, kryeministrin reformist të vrarë Zoran Gjingjiq në listën e emrave të rrugëve. Në të vërtetë, megjithatë, ata fshijnë atë që sërbët vendas e vlerësojnë vërtet, përfshirë muralet kushtuar shënjtorëve të tyre dhe bashkëqytetarëve të shquar.

Ky "deinstitucionalizim", i maskuar në telashet për interesat sërbe, ishte baza për largimin e përfaqësuesve të Listës Sërbe nga pozitat që u ishin garantuar në parlamentin prishtinas, si dhe për idenë e ndalimit të saj nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ajo gjithashtu sqaron dhe refuzimin dhjetëvjeçar për të formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe-marrëveshje që u arrit formalisht por që vazhdimisht shtyhet.

Ndonëse sërbofobia e tij me gjasa është ndoshta e pakrahasueshme, kjo pjesë e strategjisë së Kurtit nuk është aspak e re.

Ballkani e ka parë këtë shfaqje. Në vitin 1990, nacionalistët kroatë u morën sërbëve statusin kushtetues si popull konstituitiv duke u mohuar atyre madje edhe të drejtat e pakicave. Kriza që pasoi, u përshkallëzua me luftë, duke kulmuar me spastrimin etnik të sërbëve në vitin 1995. Sot, ndonëse Kroacia, sërbëve u njeh të drejta të caktuara kulturore, pushteti i tyre politik mbetet guaskë bosh dhe prania e tyre është reduktuar në monedhë për mosmarrëveshjet e së majtës dhe së djathtës kroate. Sllovenia, pavarësisht pranisë historike dhe domethënëse të sërbëve dhe popujve të tjerë jugosllavë, vazhdon t'u mohojë atyre statusin e pakicës së njohur. Mali i Zi, nga ana tjetër, zbatoi politika diskriminuese ndaj sërbëve për dekada; regjimi i saj i mëparshëm madje tentoi dhe haptazi nacionalizimin e Kishës Ortodokse Sërbe.

Ashtu dhe në Mitrovicën e Veriut, politika të tilla justifikohen nga përpjekjet për të inkurajuar përfshirjen ose për të përmirësuar efikasitetin e pushtetit-argumente që rrallë, nëse ndonjëherë, zbatohen ndaj komuniteteve të tjera etnike apo fetare. Në këtë kontekst, shpesh përmendet "spektri i Republikës Sërbe": institucionet e vetme funksionale me shumicë sërbe jashtë Sërbisë, të krijuara nga Marrëveshja e Dejtonit tridhjetë vite më parë për të siguruar paqen. Larg nga ajo e të përfaqësuarit faktor destabilizues, Republika Sërbe shërbeu si spirancë e stabilitetit politik dhe vitalitetit ekonomik në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa njëkohësisht i siguroi shtetit masë autonomie strategjike përmes lidhjeve të veta ndërkombëtare. Megjithatë, institucionet e saj janë nën sulm të vazhdueshëm, së fundmi përmes manovrave problematike juridike të drejtuara ndaj presidentit të saj, Millorad Dodik.

Interesante është që sërbët nuk janë popull i përcaktuar vetëm nga folklori apo ritualet: identiteti ynë është bazuar në ndërtimin e institucioneve që nga Mesjeta. Këtë e vërren dhe historiani Erik Hobsbaum kur foli rreth zhvillimit të nacionalizmit në epokën moderne. Shënjt Sava, edukuesi dhe shënjtori ynë mbrojtës popullor, respektohet jo vetëm për devotshmërinë e tij, por edhe për përpjekjet e palodhura për të krijuar struktura arsimore, fetare dhe administrative. Identiteti sërb ka qenë përherë pragmatik, i bazuar në idenë e shtetit dhe jo i kufizuar nga kufijtë fisnorë apo fetarë, të cilët gjithmonë kanë qenë të paqartë në Ballkan.

Gjatë shekujve, kushdo që mbante kujtimin e shtetit mesjetar sërb-qoftë përmes poezisë epike apo përmes luftës së përbashkët-konsiderohej pjesë e kombit, pavarësisht nga besimi fetar. Kërkesa sërbe për autonomi u përhap më tej, duke përfshirë popuj të tjerë sllavë të jugut në Jugosllavi, madje dhe duke tërhequr të huaj që e bërën Sërbinë shtëpinë e tyre. Ky identitet i bazuar në institucione, është arsyeja përse, pavarësisht të gjitha sfidave, Sërbia është ndoshta shoqëria më origjinale shumëetnike në Ballkan, ku pakicat gëzojnë të drejta të vërteta dhe të njohura, si dhe pjesëmarrje të lartë në administratën shtetërore.

Çështja e vërtetë sërbe, nuk ka qenë kurrë çështje folklori apo autoktonie, se kush ishte këtu i pari dhe kush e përgatiti i pari këtë apo atë gjellë, por më tepër çështje autonomie: kush ka vullnetin dhe të drejtën për të menaxhuar mëvetësisht këtë udhëkryq kompleks, por vendimtar të botës, në favor të të gjithë atyre që rrojnë këtu.