Tetë dekadat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë-mes sistemit të së drejtës dhe dominimit të forcës
Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn
Me rastin e 80-vjetorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në Pallatin e Paqes sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh, mbajti fjalën në të cilin theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare në botën moderne.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u themelua në vitin 1945, së bashku me themelimin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa nisi punën në vitin 1946. Është pasardhëse e Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila operonte në kuadër të Lidhjes së Kombeve. Prej atëherë përfaqëson organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara dhe ka rol kyç në ruajtjen e paqes dhe drejtësisë ndërkombëtare.
Në fjalimin e tij, Guterresh vuri në dukje se bota e sotme ndodhet në krizë serioze, në të cilën rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare po shkelen shpesh. Kujtoi se pas Luftës së Dytë Botërore, shtetet vendosën të ndërtojnë rend të bazuar në ligj dhe jo në forcë dhe se themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte hap kyç në këtë proçes.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka rol të rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve dhe në dhënien e opinioneve ligjore për çështje me rëndësi globale. Vendimet e saj kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, sepse konfirmojnë se të gjitha shtetet, pavarësisht nga madhësia dhe fuqia, janë të barabarta para ligjit.
Guterresh paralajmëroi se e drejta ndërkombëtare është nën presion të madh sot. Gjithnjë e më shumë vjen deri tek shkelja e rregullave, neglizhimi i normave humanitare dhe dobësimi i përgjegjësisë së shteteve. Situatë e tillë çon në rritjen e destabilitetit, përhapjen e konflikteve dhe përkeqësimin e pozitës së njerëzve më të prekshëm.
Ai theksoi veçanërisht se bota sot përballet me një zgjedhje: midis një sistemi të bazuar në ligj dhe një sistemi të dominuar nga forca. Nëse "e drejta e forcës" do të mbizotëronte, pasojat do të ishin serioze - nga pasiguria globale deri te krizat ekonomike dhe humanitare.
Prandaj, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe t'u përmbahen vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai theksoi se ruajtja e rendit ligjor është e vetmja mënyrë për të siguruar paqen dhe stabilitetin afatgjatë në botë.
Veçanërisht theksoi se bota sot qëndron para zgjedhjes: ndërmjet sistemit të bazuar në ligj dhe sistemit në të cilin dominon forca. Nëse do të mbizotëronte "e drejta e forcës", pasojat do të ishin serioze-nga pasiguria globale e deri tek krizat ekonomike e humanitare.
Ndaj u bëri thirrje të gjitha shteteve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, të zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe t'u përmbahen vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Theksoi se ruajtja e rendit ligjor është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në botë.
Shembull i rëndësisë së së drejtës ndërkombëtare mund të shikohet në territorin e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, shpërbërja e së cilës gjatë viteve ‘90 çoi në mosmarrëveshje të shumta mes shteteve të sapoformuara. Në këto proçese, e drejta dhe institucionet ndërkombëtare patën rol të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së kufijve, përgjegjësisë dhe njohjes së shteteve.
Një çështje veçanërisht komplekse paraqet shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Me këtë rast, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinionin këshillimor në vitin 2010, në të cilin shqyrtoi nëse akt i tillë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ky rast tregon sesa komplekse janë çështjet e sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje dhe sa i rëndësishëm është roli i së drejtës ndërkombëtare në interpretimin e tyre.
Si përfundim, fjalimi i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara paraqet apel të fortë për bashkësinë ndërkombëtare që të ripërtërijë angazhimin për drejtësi dhe bashkëpunim. Në kohë sfidash të shumta, e drejta ndërkombëtare mbetet themel kyç në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve mes shteteve.
0 komentet