Deleviq: Dënimi i shqiptuar ndaj Pepajt është minimal, do të parashtrojmë ankesë

Delević
Burim: Kosovo Online

Avokati Millosh Deleviq theksoi se dënimi i shqiptuar ndaj policit të Kosovës, Korab Pepaj, i cili plagosi Milan Jovanoviqin te ura e Bistricës, është minimal dhe se do të parashtrojnë ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut.

Ai theksoi se, pavarësisht faktit që dënimi është minimal, gjykata ka dërguar një mesazh të qartë për të gjithë zyrtarët policorë në Kosovë që të mos e marrin drejtësinë në duart e tyre.

“Korab Pepaj është dënuar sërish nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me tre vjet burgim për tentativë vrasjeje ndaj Milan Jovanoviqit. Edhe pse dënimi është minimal, ky është një mesazh i qartë i gjykatës për të gjithë zyrtarët policorë në Kosovë që të mos e marrin drejtësinë në duart e tyre. Mua më shqetëson ky dënim minimal prej tre vjetësh, sepse ka munguar vetëm një centimetër që Milan Jovanoviqi të humbiste jetën.M Shqetësues është edhe fakti që ai nuk ka shfaqur asnjë grimë pendimi dhe as nuk i ka kërkuar falje Milan Jovanoviqit për tentativën e vrasjes. Ne do të parashtrojmë ankesë kundër këtij vendimi të gjykatës”, tha Deleviq.

Polici i Kosovës, Korab Pepaj, është dënuar me tre vjet burgim për tentativë vrasjeje ndaj Milan Jovanoviqit në pikën e kontrollit në Bistricë, ndërsa dënimi iu shqiptua sot në procedurën e përsëritur gjyqësore para Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut.

Më 10 prill 2023, Korab Pepaj kishte qëlluar me armë zjarri në pikën e kontrollit pranë urës së Bistricës, duke plagosur rëndë Milan Jovanoviqin.