Dita e tretë e kërkimit për të riun e zhdukur nga Gornja Bitinja afër Shtërpcës
Kërkimet për njëzet e nëntë vjeçarin G. K. nga fshati Gornja Bitinja i Komunës së Shtpcës janë duke vazhduar për të tretën ditë. G.K. u pa për herë të fundit të premten, më 12 maj, kur doli nga shtëpia për të shkuar në një kodër aty pranë për të korrur aguliçe.
Kërkimet kanë nisur edhe sot në orët e mëngjesit nga fshati Simanovcë, ku jeton i riu, e përveç policisë, vendasit, shoqatat lokale, marrin pjesë edhe pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët e kontrollojnë zonën me motorr me katër rrota, si dhe anëtarë të Shërbimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të Pyjeve të Kosovës.
Kunata e G.K. Jellena Kociq tregon se duke e parë që nuk është kthyer, në orët e mbrëmjes e kanë paraqitur rastin në Stacionin Policor të Shtërpcës, pas së cilës kanë filluar kërkimet për të.
“Shkoi për të korrur aguliçe dhe duhej të kthehej për ta shitur deri në orën 18, por nuk u kthye. Ne telefonuam kushëririn Novica dhe i thamë që Gorani nuk u kthye dhe ai tha se do të kontrollojë në stëpinë e tij. Pritëm edhe një orë dhe meqë as ai nuk e pa, vendosëm të thërrisnim policinë me vëllain e tij Milloshin. Policia mbërriti dhe vëllezërit e tij filluan menjëherë kërkimin, si dhe djemtë e mi. Nuk e gjetëm për të tretën ditë”, ka theksuar Jellena.
Ajo shton se kjo nuk ishte hera e tij e parë që vjelte barëra medicinale, pasi këtë e bën prej vitesh.
Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Shtërpcës, Sinisha Buduriq, tregon se kërkimi për të riun është duke vazhduar që tri ditë dhe se deri më tani zona rreth shtëpisë së të riut dhe rajonet e fshatrave të Gornja Bitinja, Sushice dhe Berevce janë kontrolluar, dhe se ata tani janë duke kërkuar lokacione drejt qytetit të Koštanjevo.
“Tri ditë jemi në kërkim të vazhdueshëm për të. Policia, vetëqeverisja lokale, Zjarrfikësja e Komunës së Shtërpcës, Njësia e Pyjeve të Komunës së Shtërpcës, anëtarët e Shoqatës së Alpinistëve “Uspon”, Shërbimi i Shpëtimit Malor, Departamenti për Situata Emergjente, FSK, si dhe shumë të tjerë janë të përfshirë në aksion qytetarë të cilët vullnetarisht dolën për të kërkuar në terren”, theksoi Buduriq.
Sipas familjes, i riu në momentin e zhdukjes kishte veshur një xhaketë blu, pantallona blu dhe këpucë të verdha dhe në duar kishte një çantë dhe një çadër.


komentet