Prokuroria do të ankimojë vendimin ndaj Mehmetajt i cili u dënua me gjashtë vite burg

Tužilaštvo za ratne zločine
Burim: Printskrin

Prokuroria Publike për Krime të Luftës së Republikës së Sërbisë do të ankimojë vendimin në të cilin Nezir Mehmetaj u dënua me gjashtë vite burg për krime lufte ndaj civilëve në fshatin Rudice në Kosovë në vitin 1999, është konfirmuar për Kosovo onlajn.

Sikurse bëhet e ditur në përgjigjen për portalin tonë “Gjykata e Lartë në Beograd sot ka zbardhur vendimin në të cilin i akuzuari Nezir Mehmetaj u shpall fajtor dhe u dënua me gjashtë vite burg për kryerje të veprës penale të krimeve kundër popullsisë civile në bazë të nenit 142 të KP të RFJ në bashkëkryerjen e nenit 22 të KP të RFJ".

"Ai në periudhën qershor-korrik të vitit 1999, në territorin e Komunës së Klinës në KA të K&M si pjestar i organizatës së grupimit të armatosur të shqiptarëve kosovarë të së ashtuquajturës “Ushtria Çlirimtare e Kosovës („OVK“) së bashku me shumë pjestarë të paidentifikuar të së njëtit formacion në bazë të marrëveshjes së mëparshme në kohën e konfliktit të armatosur jondërkombëtar që kishte për synim krijimin e territorit të pastër etnik, së bashku me pjestarë të paidentifikuar, në fund të qershorit të vitit 1999 civili nga fshati Rudice, Ramadan Jelaj, është marrë me dhunë, pas së cilës i kanë humbur të gjitha gjurmët dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur deri më sot” thuhet në përgjigjen në të cilën është firmosur nga prokurori publik i Prokurorisë Publike për Krime të Luftës Vasilije Seratlliq.

Më tej thuhet se "Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ka gjykuar të akuzuarin Nezir Mehmetaj për periudhën e lartpërmendur në fshatin Rudice": 

"Me shumë persona anonimë pjestarë të së ashtuquajturës “UÇK“ erdhën në shtëpinë e Mihajlo Dashiqit në fshatin Rudice dhe kanë marrë me dhunë personat Dushan Dashiq, Jovanka Dashiq, Mijajlo Dashiq, Dragutin Dashiq, Dragan Dashiq duke i marrë me furgon dhe transferuar në një lokacion të panjohur ku u vranë në mënyrë të pacaktuar dhe eshtrat e tyre nuk janë gjetur deri më sot. Më pas së bashku me shumë persona të panjohur pjestarë të këtij grupi, nga shtëpia morën Zorka Stojlkoviq ku është vrarë në mënyrë të pacaktuar ndërsa eshtrat e saj ende nuk janë gjetur deri më tani. Më pas së bashku me shumë pjestarë të panjohur të këtij grupimi, plaçkitën dhe i vunë zjarrin tre shtëpive të Zhivan Vulliqit, të Mihajlo Dashiqit, shtëpinë e Jonuz Talamishajt, shtëpinë e Binak Noshajt, shtëpinë e Angjelko Vulliqit, shtëpinë e Milutin Vulliqit, shtëpinë e Sllavko Vulliqit dhe shtëpinë e Ahmet Gjekajt të gjitha në fshatin Rudice. Më pas me shumë pjestarë të tjerë të panjohur të këtij grupimi, keqtrajtuan dhe abuzuan me civilët në fshatin Rudice, Ahmet Malisheva, Binak Noshaj dhe dy romë të paidentifikuar, ndërsa në një rast tjetër disa romëve dhe egjiptianëve të vegjël nën kërcënimin e armëve i kanë dëbuar nga fshati ku më pas nuk janë kthyer më. Prokuroria do të ankimojë vendimin e sipërpërmendur” bëhet e ditur në përgjigjen me shkrim dorrëzuar redakksisë sonë.