Ambasada e Italisë: Jemi të shqetësuar për veprimet e PK-së në veri, rrezikojnë rritjen e tensioneve
Burim: Twitter
Ambasada italiane në Kosovë njoftoi se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin është vendimtar për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
"Edhe pse i pranojmë sfidat në marrëdhëniet me Beogradin, ne besojmë se një qasje konstruktive dhe gjithëpërfshirëse e bazuar në dialog mbetet e nevojshme. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin është thelbësor për rrugën e Kosovës drejt BE-së, të cilën ne e mbështesim plotësisht. Jemi të shqetësuar se veprime të tilla mund të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë dhe rrezikojnë rritjen e tensioneve”, kanë deklaruar nga ambasada për Kosovo online pas veprimeve të Policisë së Kosovës në veri.
0 komentet