Andoni: Ftesa në Bruksel i dha mundësinë Ramës të provonte forcat e tij si nga jashtë ashtu edhe nga Brenda

Andoni
Burim: Kosovo Online

Analisti politik nga Tirana, Ben Andoni, vlerësoi se takimet e djeshme me liderët e rinj të BE-së i dhanë mundësi kryeministrit shqiptar Edi Rama të shihte qëndrimet e tyre në lidhje me rajonin dhe i dhanë mundësinë të testonte fuqitë e tij si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm.

Andoni thotë për Kosovo online se takimet në Bruksel ishin të rëndësishme që vetë Rama të takonte liderët e rinj të Bashkimit Evropian dhe të “kuptonte se çfarë mendojnë ata”.

“Gjithashtu, për të testuar forcën e tij në marrëdhëniet me këto institucione. Sigurisht, roli i zotit Rama është të tregojë se qeveria e tij ka bërë një punë të mirë duke u përgatitur për fillimin e bisedimeve për grupin e parë të kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE. Shqipëria pritet të hapë një grup tjetër kapitujsh këtë muaj”, thotë Andoni.

Ai beson se Rama do të përpiqet t'i përdorë këto takime në fushatën zgjedhore.

“Besoj se Rama do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë takim për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Kjo është e rëndësishme sepse ai po punon me këmbëngulje në zgjedhje, aq më tepër në frontin e jashtëm se sa në atë të brendshëm”, vlerëson bashkëbiseduesi ynë.

Në takim është diskutuar edhe për situatën në Kosovë në dritën e ngjarjeve të fundit në Zubin Potok.

Andoni vlerëson se Rama shfrytëzoi rastin për të theksuar rëndësinë e parandalimit të incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

“Që ngjarje të tilla të mos ndodhin në të ardhmen, sepse mund të krijojnë probleme në të gjithë rajonin”, thotë analisti nga Tirana.