Antonijeviq: Dënoni abuzimin me kompetencat të Policisë Kosovare dhe vazhdoni dialogun me ndërmjetësimin e BE
Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë në Sërbi Millan Antonijeviq, tha se të gjitha institucionet në Sërbi duhet të dënojnë qartë çdo abuzim me kompetencat të Policisë Kosovare, kontrollet e besimtarëve dhe presionin ndaj pjestarëve të komunitetit sërb në Kosovë, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të tyre njerëzore, liria e besimit dhe siguria duhet të jenë prioritet.
Antonijeviq në postim në rrjetin social "X" vuri në dukje se është e nevojshme që të mbrohen të drejtat dhe siguria e sërbëve në Kosovë.
"Të gjitha institucionet në Sërbi duhet të dënojnë qartë çdo abuzim të kompetencave nga Policia Kosovare, kontrollet e besimtarëve dhe presionin e mëtejshëm ndaj pjestarëve të komunitetit sërb në Kosovë e Metohi. Mbrojtja e të drejtave të tyre humane, liria e besimit dhe siguria duhet të jenë prioritet", tha Antonijeviq.
Ky i fundit shtoi se njëkohësisht është e rëndësisë thelbësore vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtines nën ndërmjetësimin e Unionit Europian.
"Vazhdimi i dialogut, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Unionit Europian, nën kujdesin e përfaqësuesit special Peter Sorensen, është e rëndësisë thelbësore për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përmirësimin e pozitës së të gjitha komuniteteve", tha Antonijeviq.
Reagimi i komisionerit erdhi pasi për fundjavë në Manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë afër Prizrenit, gjatë kremtimit të festës së kishës, në hyrje të kompleksit të manastirit, ka qenë e përforcuar prezenca e Policisë Kosovare e cila kontrolloi besimtarët. Policia kontrolloi çantat e grave dhe nuk u kursyen as karrocat e bebeve.
Dhe në Vidovdan, sërbët në Gazimestan u kontrolluan nga policia dhe pas meshës që u shërbye, dhjetëra sërbë u arrestuan.
0 komentet