Antonijeviq: Përvetësimi i pasurive kulturore nuk kontribuon në dialog por thellon ndasitë
Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë në Sërbi, Millan Antonijeviq për rastin e prezantimit të Patriarkanës së Pejës si "bizantine" gjatë vizitës së nxënësve të shkollave të mesme nga Peja në këtë kompleks manastiror, tha se përvetësimi apo keqinterpretimi i pasurive kulturore nuk kontribuon në dialog, por thellon ndasitë.
Antonijeviq në rrjetin social "X" shkruan se mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë, është çështje e respektit fundamental të identitetit, historisë dhe standarteve ndërkombëtare.
"Përvetësimi apo keqinterpretimi i pasurive kulturore nuk kontribuon në besim dhe dialog, por thellon ndasitë", shkroi Antonijeviq.
Në fakt, gjatë vizitës së nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike "Rifat Gjota", të organizuar nga Muzeu Arkeologjik në Pejë, Patriarkana e Pejës u prezantua si "kompleks kishash fillestare para-romane dhe bizantine që u transformuan sistematikisht në kisha ortodokse rashko-sërbe".
Për këtë reagoi Ministria e Kulturës së Sërbisë duke e dënuar dhe vlerësuar se bëhet fjalë për shembullin më të fundit të tentativës për përvetësim të trashëgiminë kulturore sërbe duke falsifikuar historinë në mënyrën më bizarre.
Grupe organizatash joqeveritare sërbe nga Kosova në deklaratë vurën në dukje se duket që ky nuk është incident i izoluar, por pjesë e modelit të gjerë interpretimesh, provokimesh dhe tentativash të diskutueshme për ndryshim të karakterit dhe identitetin të trashëgimisë së KOS në Kosovë, ndërsa reagoi dhe Instituti për Kulturë Sërbe Prishtinë-Lleposaviq.
0 komentet