Antonijeviq: Torturat ndaj sërbëve të ndaluar në veri alarm për të gjithë

Milan Antonijević
Burim: N1 Info

Juristi Millan Antonijeviq thotë se informacioni se sërbët e ndaluar në veri të Kosovës po vuajnë prej torturave, është alarm për të gjithë.

Antonijeviq në Tuiter ka thënë se është mirë që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të vizitojnë katër të ndaluarit.

"Informacione të cilat i kam siguruar janë që sërbët e ndaluar në veri të Kosovës po vuajnë prej torturave dhe ky është alarm për të gjithë. Mirë është që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të vizitojnë katër të ndaluarit për të evidentuar lëndimet dhe t’u marrë atyre deklarime pa praninë e autoriteteve kosovare në përputhje me rregullat" ka thënë Antonijeviq.