KE: Ritmi i negociatave të Serbisë ende varet nga normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës

Brisel
Burim: Kosovo Online

Vlerësimi i Komisionit Evropian nga vitet e kaluara se Serbia ka përmbushur kriteret për hapjen e Grupit 3 (konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse) dhe se grupi është teknikisht gati për hapje mbetet në fuqi, sipas draftit të Paketës së Zgjerimit për vitin 2026, raportoi RTV.

Dokumenti, të cilin Tanjug e pati në shiqim dhe i cili do të prezantohet sot nga Komisionerja Evropiane për Zgjerim Marta Kos në Bruksel, përfshin raportet e Komisionit Evropian për 10 vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe thotë se ritmi i përgjithshëm i negociatave të Serbisë ende varet nga progresi në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Dokumenti përmend gjithashtu dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, me deklaratën se shqetësimet e brendshme politike të të dyja palëve e kanë bërë të pamundur ndërmarrjen e hapave vendimtarë drejt zbatimit të Marrëveshjes në Rrugën drejt Normalizimit nga viti 2023 dhe aneksit mbi zbatimin e saj, dhe kështu progresin në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Në raportin që mbulon periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, kujtohet se që nga fillimi i negociatave të pranimit të Serbisë në janar 2014, janë hapur 22 nga 35 kapituj negociatash, duke përfshirë të gjithë kapitujt brenda Grupit 1 (bazat) dhe Grupit 4 (axhenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme), si dhe se dy kapituj janë mbyllur përkohësisht.

Dokumenti gjithashtu thotë se anëtarësimi në BE mbetet një qëllim strategjik i Qeverisë së Serbisë, si dhe se në periudhën e mbuluar nga raporti, Qeveria formoi një ekip të ri operativ, të udhëhequr nga kryenegociatori, me qëllim përshpejtimin e progresit në përmbushjen e kritereve teknike për anëtarësim.

"Arritja e qëllimeve të Serbisë në negociatat e pranimit në BE kërkon vullnet të fortë politik, zbatimin e reformave të nevojshme, një qasje që përfshin të gjithë shoqërinë, planifikim dhe koordinim efikas të politikave, si dhe sigurimin e burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare në të gjitha institucionet e përfshira në procesin e pranimit", thuhet në raport.

Shtohet se narrativa anti-evropiane është ende e pranishme në median serbe dhe midis mbajtësve të posteve politike dhe pretendohet se funerali i Ratko Mladiq në shtator 2026, me praninë e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe ushtarakë, kontribuoi në glorifikimin e Mladiq në një mënyrë që bie ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Shtohet se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën më 25 tetor dhe se, sipas rezultateve paraprake, "Lista e Studentëve", e krijuar nga një lëvizje masive studentësh dhe qytetarësh, fitoi shumicën absolute të mandateve.