Antonijeviq: Vetëm dikush që nuk i kupton të drejtat e njeriut dhe liritë fetare mund t'ia ndalojë hyrjen Patriarkut në Kosovë

 Milan Antonijević
Burim: Wikipedia/ETH-Archiv

Avokati Millan Antonijeviq ka vlerësuar se vetëm ai që nuk i kupton të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare mund t'i ndalojë hyrjen në Kosovë Patriarkut Porfirije.

Në Twitter, Antonijeviq, duke reaguar pas lajmit se Prishtina ia ka ndaluar Porfirit të udhëtojë në Patriarkanën e Pejës, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës është i çuditshëm dhe i pakuptueshëm.

“Vetëm dikush që nuk i kupton të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare, mund ta ndalojë hyrjen e Patriarkut Porfirije në Kosovë. Fjalimi i patriarkut në kurorëzimin në Patriarkanën e Pejës, kur ka folur për pajtimin dhe bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, e bën edhe më të çuditshëm dhe të pakuptueshëm këtë vendim të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Antonijeviq.