BE: Deklarata e Kurtit se propozimi i tij ishte i vetmi në tryezë në Bruksel, është i pasaktë

Zastava Evropske unije
Burim: Ekonomia Online

Bashkimi Europian ka hedhur poshtë sot pretendimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se propozimi i tij ishte i vetmi në tryezë gjatë takimit në Bruksel dhe kujton se dialogu për propozimin e rendit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura, ishte paraqitur në kuadër të dialogut, raporton RTV.

Shefi i diplomacisë europiane Zhozef Borelli pas takimit tha qartë se propozimi për rendin e zbatimit i është paraqitur tashmë Beogradit dhe Prishtinës gjatë takimit të qershorit.

Nga BE vërehet siç mëson Tanjug, se i dërguari special i BE për dialog, Mirosllav Llajçak ndërkohë ka pasur shtatë raunde bisedimesh të veçanta me të dyja palët.

“Deklarata e Kurtit se ky propozim ishte i vetmi në tryezë është faktikisht thjesht i pasaktë”, shtohet prej BE.

Në tekstin, i cili i‘u prezantua palëve ku për të cilin Tanjug kishte njohuri, neni 7 parashikon formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë, si dhe përfundimin e procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e trashëgimisë religjioze dhe kulturore sërbe.

Thuhet se nenet 7 dhe 10 parashikohet përfundimi i negociatave për statutin e instrumentit për vetëqeverisjen e sërbëve në Kosovë.

Këto nene parashikojnë ngritjen paralele të “instrumentit të vetëqeverisjes” për sërbët në Kosovë, por edhe heqjen e strukturave nën administrimin e Beogradit në Kosovë dhe kalimin e tyre, sipas nevojës, në kuadër të instrumentit për vetëqeverisje të sërbëve në Kosovë.

Nenet 1, 7 dhe 10 parashikojnë nisjen paralele të procesit të negociatave rreth "statutit të instrumentit për vetëqeverisje" të sërbëve në Kosovë.