Bërnoviq: Jam i nderuar që Tramp më ofroi për ambasador të SHBA në Sërbi

Mark Brnović
Burim: Fejsbuk

Mark Bërnoviq të cilin presidenti amerikan Donald Tramp e nominoi për ambasador të SHBA në Sërbi, ka thënë sot se është tepër i ndëruar që i’u ofrua ky post, transmeton Politika.

“Jam mjaft i nderuar që më ofroi funksion kaq të rëndësishëm presidenti Tramp. Me të vërtetë nuk dua të komentoj më tej rreth kësaj deri në dëgjesën time në senat. Faleminderit” ka thënë Bërnoviq për Tanjug.

Trampi e emëroi Bërnoviqin të shtunën duke thënë se fjala është për “veteran krenar të Gardës Kombëtare të Ushtrisë” i cili më herët ka qenë prokuror shtetëror i Shtetit Federal të Arizonës.

Bërnoviq, anëtar i Partisë Republikane prej vitit 2015 e deri në vitin 2023 ushtroi funksionin e prokurorit shtetëror të shtetit federal të Arizonës.