Bollton: Vite negociatash, dëshmi e kompleksitetit të krizës kosovare
Ish-këshilltari amerikan për siguri kombëtare Xhon Bollton, vlerësoi se fakti që kriza kosovare nuk është zgjidhur për disa dekada, tregon sesa kompleks është ky problem dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që të vazhdojnë përçarjet që mund të çojnë në konflikte të reja, transmeton RTS.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas tij, nuk mund të dëshirojnë paqe më shumë se palët e përfshira.
“Duke pasur parasysh kaosin që mbretëron sot në Ukrainë, nuk duhet të lejojmë vazhdimin e ndasive që mund të rriten në konflikt”, tha Bollton.
Ky i fundit beson se nuk janë të pranueshme as zgjedhjet e këqija të cilat do të “mbillnin farën e konfliktit të ri”.
Bollton shton se liderët, veçanërisht në Sërbi, ku për shkak të madhësisë mund të humbasë më shumë duke u përjashtuar nga institucionet europiane, duhet "të tentojnë dhe gjejnë ndonjë mënyrë për të zgjidhur çështjet, për të arritur stabilitet dhe zhdukur kundërshtitë".
“Do të doja të shikoja Sërbinë dhe Kosovën të kapërcejnë dallimet mes tyre. Mendoj se pavarësia e Kosovës është gjë reale dhe kjo nuk do të ndryshojë. Çështja është sesi të zgjidhen problemet e mbetura, të cilat mesa duket janë shumë të ndjeshme për të dy palët" tha Bolton. Ky i fundit tregon se problemet me siguri do të zgjidhen “në një mënyrë apo tjetër”, dhe se asnjëra palë nuk do të jetë e kënaqur.
"Problemet në fund të fundit do të zgjidhen në një mënyrë ose në një tjetër dhe asnjëra palë nuk do të jetë e lumtur. Kështu përfundojnë këto gjëra. Për mua si i huaj është e lehtë të flas për këtë. Por ka shumë gjëra të cilat duhen t’u thuhen të gjithëve që shtrëngojnë dhëmbët dhe hyjnë për të thënë: Shikoni, na nevojitet diçka përfundimtare dhe sigurisht për të pasur Ballkan stabil dhe në fund, të gjithë të marrin përfitimet që vijnë me anëtarësimin në NATO dhe nëse dëshironi, përfshirjen në Bashkimin Europian”, tha Bollton.
Ky i fundit vlerëson se Perëndimi do të ishte më i fortë me Sërbinë.
“Njerëzit duhet të përfshihen në pjesën tjetër të Perëndimit dhe kjo është ajo që unë dua të shikoj. Dëshiroj të shikoj Perëndim të fortë dhe mendoj se me Sërbinë do të ishte më i fortë. Njerëzit duhet të mësojnë sesi t'i lënë mënjanë problemet historike. Sërish u them amerikanëve, është e lehtë për të thënë që hisotria jonë është shumë e shkurtër” përmbylli Bollton.
komentet