Bolton: Sa më shumë palë ndërmjetësojnë, aq më e vështirë është të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ish-këshilltari amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, duke folur për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kërcënimi real me të cilin përballemi të gjithë vjen nga qeveria në Moskë, transmeton Reporteri.
Ai shtoi se mosmarrëveshjet që ata kanë duhet të vihen nën kontroll në mënyrë që SHBA-ja dhe BE-ja dhe vendet e tjera të fokusohen në luftën në Ukrainë.
“Kur shikon nga jashtë duket sikur kemi humbur mundësinë që mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës t’i zgjidhim përmes kanaleve diplomatike. Shumë njerëz janë përpjekur të bëjnë diçka për disa kohë. Nuk e di se çfarë e shkaktoi situatën e fundit. Jam i sigurt se arsyet janë komplekse, por mendoj se nga perspektiva e Evropës në tërësi dhe e Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, kjo nuk është një kohë kur tensionet diku tjetër në kontinentin evropian, në Ballkan apo kudo tjetër, duhet të lejohet”, tha Bolton.
Ai shtoi se duhet të kujtojmë se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë është në fakt qeveria në Moskë.
“Dallimet që kemi, dhe ka shumë, duhet të vihen nën kontroll të rreptë në mënyrë që të gjithë të fokusohemi në përfundimin e luftës në Ukrainë”, shtoi Bolton.
Bolton ka komentuar propozimin e kryeministrit të Shqipëris Edi Rama për një konferencë të nivelit të lartë që do të thirret nga Franca dhe Gjermania, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë.
Ai shtoi se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshjeje.
"Unë mendoj se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshjeje, por ka një traditë në Shtetet e Bashkuara të kryetares Mary Daley të bashkësisë së Çikagos, kur përballet me një grevë të mundshme të mësuesve, e mbyllë bordin e Arsimit në sallën me sindikatat e mësuesve dhe ju thotë 'Nuk do të largohesh pa marrëveshje', thotë Bolton.
Bolton mendon se nëse ka shumë të jashtëm që fokusohen në ecurinë e negociatave si ngjarje sportive, nuk do të arrihet rezultati i dëshiruar.
“Do të ishte mirë që Kosova dhe Serbia të takoheshin në një ishull, në detin Egje, pa shumë spektatorë afër”, tha Bolton.
0 komentet