Bozhinoviq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën
Ish-ambasadori i Serbisë në Gjermani, Millovan Bozhinoviq, ka thënë sot se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, sepse territori i pushtuar nga agresioni i NATO-s nuk njihet askund. Ai ka deklaruar për Tanjug se për Prishtinën normalizimi i marrëdhënieve nënkupton përmbushjen e të gjitha aspiratave të tyre, të cilat, siç thotë ai, shkojnë shumë larg, raporton RTV.
Bozhinoviq beson se marrëveshja kornizë është një dokument i dobishëm që Serbia e ka bërë në mënyrë të mençur politikisht dhe se jep mundësinë për t'iu qasur detyrave të duhura me një relaksim të caktuar, dhe kjo është për t'u bërë më mirë serbëve në Kosovë dhe Metohi.
"BKS po trajtohet si një premtim që shtyhet, kështu që pasi pala prishtinase t'i arrijë të gjitha qëllimet e saj, atëherë ata do të kthehen në BKS. Nuk ka më veresie, besimi vihet seriozisht në pikëpyetje. Ne duhet ta arrijmë atë qëllim" ka thënë ai.
Bozhinoviq beson se është e domosdoshme që çdo politikan të punojë në interes të shtetit, por se Serbia nuk ka mundësi për qëndrime ekstreme, premtime kategorike dhe mohime kur është fjala për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai shton se me arritjen e suksesit në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kjo pyetje do të shtrohej në një mënyrë më fleksibile.
Ai vë në dukje se është e nevojshme të arrihet progres në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Ohër më 18 mars, përndryshe, siç thotë ai, do të shembet i gjithë koncepti i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Pala serbe ka bërë kaq shumë, është pohuar si partner konstruktiv dhe tani për shkak të një kapriçio politike, siç po shfaqet në Prishtinë, e gjithë kjo po anulohet. Kjo do të ishte e rrezikshme për këtë rajon dhe për BE-në dhe për stabilitetin global në mjedisin ku jetojmë”, theksoi Bozhinoviç.
0 komentet