Janjiq: BKS duhet të formohet sipas modelit të Marrëveshjes së Brukselit
Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, tha sot se Bashkësia e Komunave Serbe duhet të formohet sipas modelit të Marrëveshjes së Brukselit, sepse mendon se në asnjë situatë nuk mund të zbatohet model tjetër, por duhet bërë një që do t'i përshtatet kushteve në terren, duke respektuar disa përvoja, transmeton Tanjug.
Të gjitha modelet ballkanike, thotë Janjiq, të cilat u ngritën pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u inkorporuan kryesisht në Bashkësinë e Komunave Serbe dhe vëren se është detyrë e Miroslav Lajçakut të thotë se diskutimi për zbatimin e BKS-së do të fillojë nga Marrëveshja e Brukselit.
Janjiq thekson për Tanjug se Beogradi dhe Lista Serbe thanë që në fillim se po kërkonin bisedime për kthimin dhe se kishte kushte, dhe se njëra prej tyre është fillimi i punës për BKS, dhe shton se beson se Lista Serbe ka të drejtë kur thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, sepse do të diskreditonte veten tek votuesit e saj.
Ai thekson se zgjedhjet e kryetarëve të katër komunave janë parakusht për BKS dhe formimin e saj, por thotë se zgjedhjet nuk kanë të bëjnë vetëm me kryetarin, sepse nëse zgjedhjet shkojnë kështu, atëherë Kurti do të thërrasë për policë dhe gjyqtarë të rinj.
I pyetur për planin evropian, Janjiq thotë se ai vazhdohet mbi Marrëveshjen e Brukselit, gjegjësisht se detyra e tij është të zbatojë atë që përmban Marrëveshja e Brukselit.
“Në fund të gjithë kësaj, ne do të jemi në gjendje të themi nëse Marrëveshja e Brukselit është një ligj që nuk vehet në zbatim. Disa marrëveshje kryesisht janë arritur dhe nuk mund të themi për to. Ajo që mund të themi dhe i referohet marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave dhe diplomave, janë të vetmet dy marrëveshje ku nuk ka pasur progres. Të gjithë të tjerët kanë ekzekutim të pjesshëm”, ka thënë Janjiq.
0 komentet