Çelliq: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese logjik, por shqiptarët në Kosovë nuk dëshirojnë “shoqëri konsociale“
Docenti në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Veriut Dushko Çelliq ka thënë për Kosovo onlajn se pranimi i ankesës së Listës Sërbe ishte i vetmi “vendim logjik” i Gjykatës Kushtetuese por që problemi kyç është që autoritetet në Prishtinë në thelb nuk dëshirojnë “shoqëri konsociale”, pra pjesmarrjen e komunitetit sërb në të gjitha degët e pushtetit, pavarësisht se kjo është themelore në Kushtetutën e Kosovës.
"Bazikisht mund të supozohet se me këtë vendim, ligjërohet kërkesa e Listës Sërbe për të pezulluar afatin për konstituimin e Kuvendit në Prishtinë. Egzistojnë në të drejtën krahasuese, ai institucioni i 'ndaljes së afatit', kur afati fizikisht 'egziston', dhe juridikisht ajo kohë nuk përllogaritet. Besoj se ky vendim i referohet pikërisht atij bllokimi dhe kjo mund të jetë e rëndësishme. Supozoj se gjykata vendosi që afati të ndalet sepse vlerësoi se Kuvendi i Kosovës nuk ishte konstituuar. Dhe kjo për mua është thelbësore", tha Çelliq.
Ky i fundit shton se ky lloj vendimi në kuptimin juridik ishte logjik dhe kjo është arsyeja përse Gjykata Kushtetuese nuk mund t’a vlerësonte ndryshe faktin që Kuvendi i Kosovës nuk zgjodhi të gjithë nënkryetarët.
Çelliq thekson se problemi kyç në të, është se shumica në parlamentin kosovar haptazi shkelin Kushtetutën dhe normat.
"Dëshirojnë që të konstituojnë Kuvend pa përfaqësues të popullit sërb, pa përfaqësues të popullit sërb në Kryesinë e atij Kuvendi. Pra, kjo shkon haptazi kundër normave të tilla dhe me gjasa për arsye politike", beson Çelliq.
Arsyen e shikon në faktin se shoqëria kosovare sipas planit të Marti Ahtisaarit e më pas dhe Kushtetutës, është konceptuar si "shoqëri konsociale".
"Në të drejtën krahasuese, kemi situata të tilla. Shoqëritë shumëetnike, shumëkombëshe shumë shpesh konstituohen si konsociale, e kjo do të thotë se parashikohet pjesëmarrja e detyrueshme e të gjitha kombeve në organet qeveritare, përfaqësimi i detyrueshëm dhe pjesëmarrja në vendimmarrje", thotë Çelliq.
Ky i fundit preçizon se mjaft segmente në Kushtetutën e Kosovës merren me të.
"Nga përfaqësimi i detyrueshëm në Kryesinë e Kuvendit, e deri tek pjesëmarrja e detyrueshme në qeveri, përmes pjesëmarrjes së detyrueshme në pushtetin gjyqësor dhe prokuri, polici dhe madje edhe që gjuha sërbe të jetë në përdorim publik plotësisht të barabartë me gjuhën shqipe. Sigurisht, asgjë nga këto nuk respektohet", paralajmëron Çelliq.
Shton se në praktikë ndodh diçka krejtësisht tjetër.
"Kjo dhunë që ka ndodhur gjatë gjithë këtyre javëve, madje edhe muajve, kjo sagë në lidhje me konstituimin e kuvendit në Prishtinë, na tregon me të vërtetë se shumica shqiptare nuk e dëshiron Kosovën si shoqëri konsociale, por e dëshiron atë si shumicë në shoqërinë civile. Dhe në një shoqëri të tillë, të gjithë formalisht kanë të njëjtin statut dhe në thelb, komuniteti i vërtetë, veçanërisht ata që nuk janë shumicë, siç është ai sërb, eliminohen ose fshihen", beson Çelliq.
Ky i fundit beson se "realizimi" i konceptit të tillë, është dhe fakti që u shpall konstituimi i parlamentit, pavarësisht faktit se nuk u zgjodh nënkryetari nga komuniteti sërb.
“Kjo është krijimi i idesë se nuk dëshirojnë Kosovë si shoqëri konsociale dhe ajo që i trembem çka është dhe thelbi, është se kjo dëshirohet të vendoset si praktikë për kohët e ardhshme”, konkludon Çelliq.
0 komentet