Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë ndër prioritetet e Trumpit
Çështja e Kosovës nuk do të jetë ndër prioritetet e Trumpit dhe problemi në dialogun e ngecur nuk është as në Bruksel e as në Uashington, por në Beograd dhe Prishtinë, thekson për Kosovo online Thomas Countryman, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën.
I pyetur për mundësinë që administrata e re amerikane e kryesuar nga Donald Trump ta zgjidhë çështjen e Palestinës dhe Izraelit përmes “zgjidhjes territoriale” të çështjes së Kosovës, ish-diplomati i lartë amerikan është skeptik se kjo do të ndodhë.
“Nuk do të komentoj për Palestinën dhe Ukrainën, por kur bëhet fjalë për Ballkanin, problemi Serbi-Kosovë nuk do të jetë prioriteti i parë i Donald Trump. Në fakt, nuk do të jetë as ndër 50 prioritetet kryesore”, thekson Countryman.
Ai beson se ideja për ndarjen e territorit nuk ka qenë e mirë që në fillim.
"Unë kam thën pesë vjet më parë kur u përmend për herë të parë se nuk ishte një ide e mirë. Nuk është një ide e mirë sepse atëherë nuk do të kishte fund. Nuk ka shtete etnikisht të pastra në Ballkan dhe nëse një vend nuk mund të jetojë si një vend multietnik, problemi nuk mund të zgjidhet duke shkëmbyer njerëz apo territore”, tha Countryman.
Ai shton se është një perceptim i gabuar që më së shumti përgjegjës për bllokimin e negociatave janë SHBA dhe BE.
“Më duket se problemi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është as në Uashington dhe as në Bruksel, problemi është në Beograd dhe Prishtinë. Dhe presidenti i ri amerikan nuk mund ta ndryshojë këtë fakt”, theksoi Countryman.
Ai saktësoi se është e pamundur të zgjidhen konfliktet në Rripin e Gazës dhe Ukrainën në të njëjtën mënyrë.
"Unë nuk e shoh se çfarë është lidhja për t'ju thënë," specifikoi Countryman.
komentet