Dendias: Qëndrimi i Greqisë rreth Kosovës mbetet i pandryshuar, dialogu është rruga drejt stabilitetit të rajonit

Gašić i Dendijas
Burim: Kosovo Online

Ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiq është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë Nikos Dendias në kazermën "Banjica 2" në Beograd dhe me këtë rast ka thënë se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës sikurse tha, që kalojnë pa u ndëshkuar nga ana e institucioneve ndërkombëtare, cënojnë vijimësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshjet e arritura.

Dendias ka thënë se qëndrimi i Greqisë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës ngelet i pandryshuar duke shtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt prosperitetit dhe stabilitetit rajonal.

Gashiq e njohu Dendias me lëvizjet e panumërta të njëanshme të Prishtinës të cilat janë pasuar me rritjen e numrit të incidenteve etnikisht të motivuara ndaj popullsisë sërbe.

"Mosnjohja e të ashtuquajturës Kosovë nga ana e Greqisë është qëndrim miqësor ndaj Sërbisë dhe njëkohësisht dhe tregues konsistent i Athinës zyrtare në respektimin e sovranitetit të shteteve të tjera. Gjatë bisedimeve të sotme kemi njohur palën greke me lëvizjet e panumërta të njëanshme të institucioneve të përkohshme vendore në Prishtinë të cilat janë pasuar me rritjen e incidenteve etnikisht të motivuara ndaj popullsisë sërbe. Ne shprehim shqetësim të madh pasi sjellje e tillë që kalon pa u ndëshkuar nga ana e institucioneve ndërkombëtare, cënon vijimësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, anulon të gjitha bisedimet, marrëveshjet e arritura, ndërsa procesi i dialogut bëhet i pakuptimtë pavarësisht përkushtimit dhe interesit të Sërbisë që ato të vijojnë", ka thënë Gashiq.

Ky i fundit i shprehu mirënjohje Dendiasit për vizitën në Republikën e Sërbisë dhe për bisedimet mjaft kontruktive dhe miqësore.

"Vizita juaj e sotme e cila njëkohësisht është dhe e para vizitë në një prej vendeve të rajonit qysh marrjes së detyrës së ministrit të mbrojtjes kombëtare si dhe vizita e fundit e kryeministrit Micotaqis gjatë së cilës u takua me presidentin Vuçiq, konfirmon se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Greqisë është në nivel të lakmueshëm dhe për marrëdhëniet tona vëllazërore. Raportet përmbajtësore tradicionale të mira mes Sërbisë dhe Greqisë paraqesin bazë kualitative për zhvillim jo vetëm në bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, por dhe në raportet bilaterale të përgjithshme që zhvillohen prej 145 vitesh qysh prej vendosjes së raporteve diplomatike", ka thënë Gashiq.

Ky i fundit vlerësoi se afërsia historike dhe miqësia e fortë e dy popujve dhe shteteve përherë konfirmojnë kur është më e rëndësishmja, në rrethana dhe sfida të vështira dhe aty, shton ai, nuk ka asnjë devijim.

Sikurse theksoi, Sërbia i është mirënjohëse dhe i detyrohet Greqisë për mbështetjen e saj në rrugën europiane.

“Theksoj se qytetarët e Greqisë në situata krize gjithmonë mund të llogarisin ndihmën e Sërbisë, çka e kemi treguar këtë vit në disa raste. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është prioritet i politikës së jashtme dhe angazhim strategjik i Sërbisë, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes ky angazhim strategjik është realizuar, para së gjithash, pjesëmarrja në Grupin e Betejave të Bashkimit Europian nën kujdesin e ushtrisë greke në Grupin e Betejës në qendrën stërvitore në Kilkis të Greqisë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Sërbisë.

Duke folur rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, Gashiq theksoi se ai dhe kolegu grek pajtohen që bashkëpunimi është shumë i mirë, me mundësi dhe dëshirë të ndërsjelltë për ta përmirësuar më tej, në radhë të parë përmes forcimit të arsimit ushtarako-ushtarak, ushtarak, tekniko-ushtarak dhe bashkëpunimit mjekësoro-ushtarak.

“Për çështjen e bashkëpunimit ushtarako-ekonomik dhe ushtarako-teknik, besoj se ka potencial për përmirësimin e bashkëpunimit edhe në këto fusha, duke marrë parasysh kapacitetet e industrisë së mbrojtjes të dy vendeve tona. Ndaj jam veçanërisht i kënaqur që do të keni mundësinë të vizitoni Institutin Tekniko-Ushtarak dhe të njiheni me disa nga projektet e industrisë sonë të mbrojtjes. Shpreh bindjen se rezultatet e takimit të sotëm do të kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në dobi të përbashkët, pasi jemi të vendosur të vazhdojmë të ushqejmë dhe përmirësojmë marrëdhëniet e ngushta me Greqinë në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, ndërsa takimet në nivel të lartë përfaqësojnë bazë stabile për përmirësimin e bashkëpunimit” konkludoi Gashiq.

Ministri Dendias në fjalën e tij më parë shprehu ngushëllimet më të thella për ngjarjen tragjike në Novi Sad.

Më pas ka falënderuar për mbështetjen e madhe që Sërbia i ka dhënë Greqisë gjatë zjarreve të mëdha në këtë vend.

Duke folur rreth takimit të sotëm, ministri Dendias ka thënë se ky ishte rast për të biseduar rreth shumë çështjeve që kanë lidhje me sigurinë e përgjithshme rajonale por dhe për raportet dypalëshe mes Sërbisë dhe Greqisë.

"Këto janë raportet tona që kanë peshë strategjike në bazë të marrëveshjeve që kemi nënshkruar, ndërsa kemi biseduar dhe për atë që marrëdhëniet tona duhet të përmirësohen dhe të mund të kemi dobi për shkëmbim të eksperiencave tona", ka thënë ministri i mbrojtjes së Greqisë duke shprehur kënaqësinë që vizitoi Institutin Ushtarako-Teknik.

Ai tha se gjatë takimit të sotëm u bisedua rreth dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës duke përsëritur fjalën e kryeministrit të Greqisë Qirjakos Mitsotaqis se qëndrimi i Greqisë në rastin e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Sipas fjalëve të tij vetëm përparimi tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mund të sjellë prosperitet dhe stabilitet në këtë rajon.

"Greqia është pjesë e misionit të Kfor dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha përpjekjet në drejtim të ruajtjes së stabilitetit në rajon. Gjithashtu do të doja të theksoj se qëndrimi i Greqisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor-Greqia zotohet për paqe jetëgjatë, stabilitet dhe siguri përmes raporteve të fqinjësisë së mirë, respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të sundimit ligjor", ka thënë Dendias duke shtuar se Greqia beson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Unionit Europian dhe se mbështet vendimin e Sërbisë që të jetë në këtë rrugë europiane dhe i përcolli urimet Sërbisë për arritjet e bëra.