Gashiq-Sveçlës: Kosova dhe Metohia pjesë e Sërbisë, nuk do të lejojmë që sërbët të jenë të ekzpozuar ndaj agresionit
Ministri i punëve të brendshme të Sërbisë Bratisllav Gashiq me rastin e deklaratës se ministrit kosovar të brendshëm Xhelal Sveçla i cili tha se "rreth 400 ekstremistë sërbë stërviten në kufi mes Kosovës e Sërbisë", tha se Sveçlës do t’i duhet t’i kujtohet se në përputhje me Kushtetutën e Sërbisë, Kartën e KB dhe Rezolutën 1244 "Kosova e Metohia është pjesë e Sërbisë". Gashiq thekson dhe se Sërbia nuk do të lejojë që sërbët në Kosovë të ekspozohen ndaj agresionit të Sveçlës, e as agresionit të “formacionit të tij paramilitar".
"Sa herë që Sveçla përcjell akuza ndaj presidentit të Sërbisë, në fakt kjo është thirrje për dhunë dhe presion të ri ndaj sërbëve të cilin ai dëshiron t'i dëbojë ata prej vatrave të tyre shekullore. E di që është gënjeshtër gjithçka që shkruan dhe flet, por me këtë tenton të justifikojë de-pavarësinë e vet dhe pamjaftueshmërinë e vetëbesimit, sepse në dallim nga ai dhe Kurti, presidenti Vuçiq guximshëm merr vendime duke dëgjuar popullin e vet dhe për të interesi i vetëm është mbrojtja e popullsisë sërbe dhe interesave të tyre në Kosovë e Metohi” ka thënë Gashiq përmes deklaratës së MPB të Sërbisë.
Sipas fjalëve të tij, konfliktet dhe tensionet janë të vetmet fjalë në të cilën Sveçla ashtu sikurse dhe "pronari i tij Kurti", munden të komunikojnë dhe jo dialogu, respektimin e marrëveshjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
"Marrja antiligjore e kompetencave të Kfor, vendosja ilegale e bazës së ROSU në veri të K&M, dëshmojnë se nuk respektojnë marrëveshjen e Brukselit, se nuk respektojnë as Europën dhe as institucionet e saja dhe për ta paqja dhe shteti ligjor nuk janë të njohura as në kategorinë e dëshiruar", thekson Gashiq.
Ky i fundit shton se dhuna, urrejtja, persekutimi dhe vrasjet e sërbëve janë ato me të cilat kanë pasion dhe nuk hezitojnë që këtë t’a dëshmojnë haptazi.
"A do të arrihet një shoqëri normale dhe demokratike duke liruar kriminelin Azem Kurtaj, anëtar i të ashtuquajturës FSK i cili një natë para Krishlindjes shtiu ndaj fëmijëve sërbë ? Presidenti i Republikës së Sërbisë sillet në përputhje me kompetencat e e veta kushtetuese. Ndërsa do t'i kujtoj Sveçlës se në përputhje me Kushtetutën e Sërbisë, Kartën e KB dhe Rezolutën 1244, Kosova dhe Metohia është pjesë e vendit tonë. Sërbia është shtet sovran dhe i pavarur, me politika të vazhdueshme paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe normaliteti, demokracia, rendi dhe ligji nuk janë aspirata e saj, por realiteti që po jeton Sërbia. Dhe si i tillë, di të mbrojë popullin e vet në krahinën jugore sërbe. Nuk do të lejojmë që të ekspozohen ndaj agresionit të Sveçlës as dhe formacioneve të tij paraushtarake, të cilët vetëm janë maskuar si UÇK, si dhe as persekutimeve të reja, dëbimeve dhe vrasjeve të sërbëve”, tha Gashiq.
Ky i fundit nënvizoi se Sërbia nuk sulmon as popullin e vet në territoret e veta, por mbron interesat dhe sigurinë e qytetarëve të vet, sovranitetin dhe integritetin territorial.
“Pasi dinjiteti, krenaria kombëtare dhe ruajtja e historisë sërbe, traditës dhe kulturës nuk kanë çmim”, përfundon Gashiq.
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se situata në veri vazhdon të jetë ende e brishtë, sepse Beogradi ka qasje jashtëzakonisht destruktive ndaj Kosovës, ashtu sikurse "Vuçiq dhe qeveria e tij përdorën territorin e Kosovës për të shkaktuar tensione në të gjithë rajonin e më gjerë".
0 komentet