Radojeviq me stafin e Kongresit të SHBA për sfidat me të cilat përballet Mitrovica e Veriut

Radojević sa predstavnicima Kongresa
Burim: Facebook/Milan Radojević

Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq është takuar sot me përfaqësues të Aleancës Atlantike dhe stafin e Kongresit të SHBA të cilët i njohu me sfidat me të cilat përballet Komuna në punën e vet.

“Mirënjohje për vizitën e përfaqësuesve të Aleancës Atlantike dhe stafit të Kongresit të SHBA, për bisedë të hapur dhe konstruktive, si dhe për mundësinë për t'i njohur me sfidat dhe problemet me të cilat përballet Komuna e Mitrovicës së Veriut në punën e saj të përditshme. Besojmë se ky dialog dhe bashkëpunim do të vijojë dhe do të zhvillohet më tej në të ardhmen", shkruan Radojeviq në Fejsbuk.

Në seancën e djeshme të gjashtën sipas radhës të Kuvendit të Komunës Mitrovica e Veriut, këshilltarët sërish miratuan vendimin për heqjen e tabelës "E dua Mitrovicën". Kërkesa për nisjen e procedurës për heqjen e tabelës u paraqit nga këshilltarët e Listës Sërbe.