Drecun: KFOR vetë ndryshoi mandatin e mandatit për ruajtjen e shtetit fals të Kosovës

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun, tha sot se Kfor e vetkonfiguroi mandatin e tij, nga ajo që mori prej Kombeve të Bashkuara-që të ruajë sigurinë në Kosovë, në mandat për ruajtjen e “shtetit fals të Kosovës“.

Duke folur për rastin e rrahjes brutale të Nenad Rashkoviqit nga Zubin Potoku i cili u dërgua për kurim në Qendrën e Klinikës Spitalore të Sërbisë në Beograd, Drecun tha se Euleks e ndjek këtë rast nga distanca, ndoshta dhe jep ndonjë njoftim, ndërsa Kfor gjithashtu “lan duart” nga gjithçka, transmeton RTV.

"Thonë se nuk është mandati i tyre që të përzihen në zbatimin e ligjit. Por ky nuk është zbatim ligji, ky është terror i kryer nga ata që duhet të mbrojnë pikërisht këta qytetarë. Dhe unë me të vërtetë duhet të bëj pyetjen: cili është mandati i KFOR? Çfarë duhet të bëjë KFOR tani në Kosovë e Metohi? Le të na sqarojë gjenerali turk Ullutash. Çfarë po bën në Kosovë e Metohi? Siguroni transporte, armë vdekjeprurëse për të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës? I mbroni?", tha Drecun për Tanjug.

Ky i fundit shtoi se komandanti i KFOR gjenerali turk Ozkan Ullutash, sinjalizon bashkëpunim intensiv me Policinë Kosovare dhe integrim në ruajtjen e Manastirit të Deçanit dhe urës mbi Ibër.

"Do të ketë shumë nga këto në radhë. Dhe me gjasa do të lejojnë që Forcat e Sigurisë së Kosovës të hyjnë në veri të Kosovës dhe të stacionohen përgjithmonë. Cili është mandati i tyre? Hajde të përgjigjen. Vazhdimisht flasin për Rezolutën 1244, se mandati i tyre rrjedh nga ajo rezolutë. Është e saktë. Por ju, zotërinj, e rikonfiguruat vetë mandatin, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Çfarë bërën? Ata mandatin që morën për të ruajtur sigurinë e Kosovës e Metohisë, e shndërruan në mandat për ruajtjen e shtetin fals të Kosovës", theksoi Drecun.

Ai pyeti se përse KFOR nëse sipas Rezolutës 1244 është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë, lejon mbërritjen e pjestarëve të ushtrive të huaja që nuk janë pjesë e KFOR si dhe transportin e armatimeve dhe theksoi se problemi më i madh është pandëshkueshmëria e policisë kosovare. "Modeli që duhet të veprojë i ashtuquajturi shërbimi i Policisë Kosovare, është që të krijojë kushte të padurueshme jetese për sërbët që ata të ikin. Dhe ky model funksionon fatkeqësisht. Rezultati i kësaj, ndër të tjera, përveç emigrimit të sërbëve nga jugu i Ibrit, në pesë vitet e fundit, 18% e serbëve nga veriu i Kosovës u duhej të largoheshin pikërisht për shkak të asaj torture", theksoi Drecun.

Sikurse tha, nga ana e Prishtinës po ndërmerret terror institucional, kështu që sërbët shndërrohen në qytetarë të rangut të dytë.

"Dhe terrori fizik ushtrohet, kryesisht përmes këtij të ashtuquajturi shërbimi policor kosovar, përmes njësive të tyre speciale paramilitare dhe parapolicore. Ndaj nuk ka ndëshkim", theksoi Drecun.

Ky i fundit shtoi se hetimet i ndërmerr “ndonjë inspektoriat i tyre“.

"E dini si i kryejnë këto hetime? Thërrasin viktimën. Le të themi se Ljubinko është i dëmtuari. Thërrasin atë, të thërrasin dhe ty nëse je polici që e rrahu. Dhe tani, në praninë tënde, Ljubinko duhet të thotë: "Po, ai më rrahu”. Epo si mund ta thotë këtë kur e di se ata do të vijnë tek ai më vonë dhe do t’a rrahin atë dhe familjen e tij, ndoshta dhe pjesën tjetër. Pra, nuk do të ketë hetim serioz. Gjithçka bëhet pro forma", tha Drecun.

Ky i fundit shtoi se Lista Sërbe tha se edhe shtatë persona ishin rrahur kohët e fundit, por që kjo askund nuk është evidentuar si dhunë ndëretnike, si dhunë e motivuar etnikisht ndaj sërbëve.

"Ky njeri u rrah sepse është sërb. Dhe nuk është ky incident. Nuk u rrah nga kriminelë të maskuar, por nga policë. Nuk është rastësi kjo. Nëse ata vijnë një herë, pastaj ikin, pastaj kthehen sërish dhe janë të tre, kjo tregon se ata kanë detyrë të terrorizojnë sërbët, t'i keqtrajtojnë. Dhe kur shtijnë ndaj fëmijëve sërbë dhe kur i rrahin, arrestojnë, ndalojnë, keqtrajtojnë sërbët për të gjitha arsyet e mundshme dhe pa asnjë arsye", tha Drecun.

Sikurse vlerësoi, kjo provon se bëhet fjalë për direktivën e ministrit kosovar të punëve të brendshme Xhelal Sveçla.

"I cili mund të ketë përgjegjësi sëbashku me Albin Kurtin për këto krime që bëjnë ndaj sërbëve, se direktiva e tij është: "Keqtrajtoni sërbët kudo që të mundeni dhe në të gjitha mënyrat e mundshme, përfshirë forcën fizike. Nuk do të mbani përgjegjësi për këtë". Ndaj dhe ata të tre mund të jenë sjellë kështu", tha Drecun.

Ky i fundit theksoi se Rezoluta 1244 është e vetmja bazë ligjore ndërkombëtare për mbrojtjen e integritetit territorial të Sërbisë në Kosovë.

"Rezoluta 1244 është baza e mbrojtjes sonë, integritetit tonë territorial në Kosovë e Metohi. Ndryshimi i statusit të asaj rezolute, do të ishte veçse në favor të tyre. Epo, ata duan t’a ndryshojnë atë rezolutë", tha Drecun.

Ky i fundit kujtoi se Sërbia në Kosovë nuk ka forcë me të cilën mund të mbrojë popullin sërb.

“Duhet që mbrojtjen tonë të Kosmetit dhe mbrojtjen e popullit sërb, t’a bazojmë në aktivitetet diplomatike, në kërkesat që të respektohet e drejta ndërkombëtare, të respektohet integriteti ynë territorial, të mos njihet shteti fals i Kosovës dhe të gjejmë mënyra, pavarësisht asaj se Kurti po përpiqet me të gjitha mënyrat të na pamundësojë për të ndihmuar popullin sërb në të gjitha fushat e jetës për të mbijetuar, pavarësisht kësaj çka Kurti tenton të eleminojë çdo institucion sërb” vlerëson Drecun.

Përsa i përket vendimit të KFOR për pakësimin e forcave numerike, Drecun beson se kjo është marrëveshje mes NATO, pra KFOR dhe Albin Kurtit.

“Që një pjesë e mandatit që ka KFOR sipas Rezolutës 1244 dhe një pjesë e detyrave që ka, t’a përcjellë tek të ashtuquajturat institucione kosovare të sigurisë, gradualisht, hap pas hapi. Sikurse e shikoni-Deçani, sikurse e shikoni-ura dhe gjëra të tjera, që për mua, në fazën e dytë do të shkojë deri aty që do mundësojë që Kurti të militarizonte plotësisht K&M e kështu do të staciononte Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës. Nuk kam asnjë dilemë që kjo është marrëveshje e arrirrë dhe se ky është plan mes NATO nga njëra anë, pra KFOR dhe Albin Kurtit dhe institucioneve parësore të vetëqeverisjes”, konkludoi Drecun.