Drecun: Situata e sigurisë në Kosovë po arrin nyjen maksimale përtej të cilit po shkohet drejt konfliktit

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit për Kosovë e Metohi në Parlamentin e Sërbisë Millovan Drecun, ka thënë për RTS me rastin e betimit të kryebashkiakut të Mitrovicës së Veriut, se situata e sigurisë në Kosovë, po arrin nyjen maksimale përtej të cilit po shkohet deri konfliktit.

Ai ka nënvizuar se Prishtina po minon dialogun nën mbështetjen e vendeve të Pesëshes, ndërsa kryeministri kosovar Albin Kurti në të njëjtën kohë tenton të vendosë kontroll të plotë në veri të Kosovës.

Drecun ka thënë se po ndërmerret procesi i minimit të dialogut nga ana e Prishtinës nën mbështetjen e vendeve të Pesëshes me hedhjen poshtë të draft-statutit të Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën e ka realizuar Ekipi Drejtues dhe vendosja në lojë prej Kurtit e disa “vetqeverisjeve për sërbët” thelbi i së cilës në fakt është “të njihet shteti i rremë i Kosovës nga ana e Beogradit”. 

Në të njëjtën kohë Drecun shton se Kurti tenton të vendosë kontroll të plotë në veri të Kosovës në dy drejtime-e para administrativ duke vën nën vete të katër komunat në veri, e më pas siç tha të “thërrasë zgjedhje” farsë. 

Drecun paralajmëron se është e rrezikshme që në Prishtinë të lihet të kuptohet se do përfundojnë procedurën e hapjes së urës në Ibër dhe që njerëzit të fillojnë të heqin targat nga automjetet të cilat nuk janë riregjistruar, si dhe të paguajnë gjobat.

“Është veçanërisht e rrezikshme se ata po përgatisin pjesën e dytë të zbatimit të planit të tyre, me mbështetjen e Pesëshes dhe kjo është vënia nën vete e veriut të Kosovës përmes policisë dhe ushtrisë. Tashmë janë stacionuar efektivë të njësive speciale parapolicore në veri të Kosovës, miratuan të ashtuquajturin dekret të qeverisë për shpronësimin e trojeve sërbe në komunat ku synojnë të ndërtojnë baza të reja” tha Drecun.

Ky i fundit vlerëson se situata e sigurisë ka arritur nyjen maksimale, përtej të cilit po shkohet drejt konfliktit.

“Populli sërb duhet të reagojë ndaj kërcënimeve të të drejtave themelore të njeriut, por edhe ndaj mbijetesës në veri të Kosovës e Metohisë” ka përmbyllur Drecun.