SHGS: Betimi i kryebashkiakut të Mitrovicës së Veriut nën hijen pamundësisë së punës së gazetarëve
Në seancën inaguruese të Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut në të cilën kryebashkiaku i ri Erden Atiq u betua, redaksitë të cilët ndoqën këtë ngjarje, u përballën me dhënie deklaratash selektive, ndalimin e përkthimit në sërbisht, mos lëshimin e godinës së Këshillit Komunal, bën të ditur Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë.
Gazetarja e Radio Mitrovica e Kosovës Ivana Vanovac, për uebfaqen e SHGS (UNS) thotë se personat që komunikonin me ekipet e mediave, nuk i përkisnin shërbimit për marrëdhëniet me mediat, por ishin pjestarë të sigurisë kështu që komunikimi në sërbisht ishte i pamundur.
“Sjellja e zyrtarëve të cilët në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut Atiq dhe ndihmësit të tij, ishte jo korrekte dhe diskriminuese. Kërkesës së rojeve të sigurisë ndaj punonjësve të mediave të cilët kishin akreditim nga SHGS përmes kartës së gazetarit, ata reagonin se-'çfarë janë këto akreditime'. Pas diskutimit të shkurtër, ata janë lënë të ndiqnin aktivitetin” sqaron Vanovac për SHGS.
Kjo e fundit thekson se kryebashkiaku i ri Atiq, pas ceremonisë së betimit, i’u është drejtuar gazetarëve në mënyrë selektive, pikërisht sepse protokolli udhëhiqej nga rojet e sigurisë dhe jo prej zyrtarët e PR.
“Askush nuk i orjentoi gazetarët që në të njëjtën kohë të merrnin deklaratën e ndërkohë që vetëm disa prej tyre arritën, e këta, ishin ekipet e gazetarëve që ndodheshin të ulur në brendësi të godinës së komunës, ndërsa të tjerët prisnin prej orësh për një deklaratë. Kur në fund dha deklaratë për ekipet e tjera të mediave, kryebashkiaku këtë e bëri në shqip e ndërkohë me kërkesë të redaksive sërbe që deklarata të përkthehej, ai u shpreh se nuk kishte përkthyes në sërbisht” bën të ditur Vanovac.
Kryebashkiaku i ri në fund foli me një sërbishte korrekte duke komunikuar me gazetarët sërbë, por megjithatë nuk donte t’u përgjigjej pyetjeve të tyre, ndërkohë që këtë e ka bërë fare mirë kur pyetjet vinin prej kolegëve shqiptarë.
Sipas fjalëve të gazetares së portalit Graçanica Onlajn dhe korrenspodentes së Prva Televizion me seli në Beograd Ana Markoviq, në konferencën me gazetarët, kryebashkiaku i Mitrovicës së Veriut pas ceremonisë së betimit, veçoi disa media ku në përgjithësi raportonin në shqip. Shumë media që raportonin në sërbisht dhe shqip siç thotë Markoviq për ueb faqen e SHGS, të tjerët që ndodheshin para godinës së Komunës, nuk ju lejua të kishin deklaratë.
“Se cilat media u zgjodhën, me çfarë selektiviteti, këtë nuk e dimë. Ne u ankuam dhe kërkuam që ai t'u drejtohej të gjithëve, të ishte para nesh dhe të mund t’a pyesnim. Më vonë dëgjuam prej kolegëve tanë shqiptarë, se krybashkiaku do t'u drejtohej mediave tek ura e Ibrit, çka ishte pas një apo dy orësh. Nuk u larguam, por e bojkotuam“ ka theksuar Markoviq.
Për ngjarjen e sotme ashtu sikurse pritej, kanë qenë të interesuar një numër i konsiderueshëm ekipe gazetarësh si sërbe ashtu dhe shqiptare.
komentet